E merkure, 24.04.2024, 06:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Një aset madhor vlerash

E merkure, 11.08.2021, 06:11 PM


NJË ASET MADHOR VLERASH NË SFONDIN E SHKENCËS, KULTURËS DHE ASPEKTIT HISTORIKO-LETRAR

(Lexim i librit “Shën Jeronimi dhe bota Ilire” i shkrimtarit Prend Buzhala)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Vitin e kaluar Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë asaj nder Dioçezane katolike shqiptare, kosovare dhe ndërkombëtare iu shtua një libër i ri, një libër mjaft domethënës për Shën Jeronimin dhe aktualitetin e tij gjithëpërfshirës. Është fjala për librin më të ri të autorit, Prend Buzhala qe titullohet: “Shën Jeronimi dhe bota ilire” Vëllimi i parë (Nga seria : Shën Jeronimi Ilir, një figurë e madhe botërore) libër i botuar me rastin e Jubileut të 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit.

Ky libër, thënë më gjerësisht, mund të konsiderohet si një aset madhor me plotë vlera, si në sfondin e shkencës, kulturës, njëkohësisht edhe të promovimit të Shën Jeronimit, sepse si një Ilir (paraardhës i yni shënimi im L.M.) mbi të gjitha ka një qasje objektive dhe realiste, qe do të thotë se autori librin në fjalë e ka pasuruar me burime të shumta të tjera me dëshmi e fusnota, të cilat i japin nuanca të një kameleoni të thuktë këtij libri shkencor.

Libri aktualisht është botuar në gjuhën shqipe e që do të ishte mirë të përkthehet edhe në gjuhë tjera ndërkombëtare.

Do të nisem menjëherë nga "Fjala hyrëse" në fillim të librit, të autorit Buzhala, duke u ndalur në citatin e zgjedhur nga autori i cili thotë: "i nxitur për Shën Jeronimin jam nga vitet 90-ta nga Manifestimet kulturore e letrare të Takimeve të Gjeçovit, të cilat mbaheshin dhe organizoheshin nga Frrok Kristaj në Zym të Hasit, ku me atë rast në Takimet e Gjeçovit, në vitin 1997, autori është paraqitur me një kumtesë (botuar në gazetën "Bujku"), për Shën Jeronimin.  Pas eventit në fjalë siç potencon në vazhdim të fjalës hyrëse autori Buzhala, veç tjerash i'u ofrohet në ndihmë si "Hylli i Dritës" dhe shumë punime të tjera shkencore nga enciklopeditë kroate "Opça enciklopedija me dhjetë vëllime apo Knjizhevni leksikon i Tvrtko Çubeliqit (libra në bibliotekën e autorit Buzhala), veprat e Ibrahim Rugovës "Vepra e Bogdanit" (1675-1685) 1982 dhe "Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983" , Instituti Albanologjik, Prishtinë 1986, punimet të ndryshme të dom Nosh Gjolaj, Hajrullah Koliqi, Isak Ahmeti, Zef Mirdita si dhe libra të tjerë elektronikë në gjuhët latine, anglisht, frëngjisht, italisht, kroatisht e sllovenisht. Njëkohësisht edhe studimet tjera shkencore të autorëve dr.prof. Engjël Sedaj, Aurel Plasari, Aleksandër Stipqeviq, Zef Mirdita, Tonin Çobani, Lutfi Alija, Jahja Drançolli, Gjon Berisha, Sinan Gashi etj., e shënime të tjera të botuara në revista e studime të tyre i cilat flasin me konkret për Shën Jeronimin, qe sipas kontinuitetin biblik i takon periudhës së latinitetit ilir e atij arbëror.

Kaptinë tjetër e suksesshme dhe me plotë veçori janë këta kapituj:

1. Kapitulli parë: Shën Jeronimi Ilir, një figurë e madhe botërore. (a). Euseb Sofron Jeronimi (340-420). (Në vend të hyrjës gjëjmë këta nëntituj: Shën Jeronimi dhe moderniteti (Konteksti evropian dhe konteksti iliro shqiptar. Emblemë ilire për evropën. Kontesti ilir brenda nesh. Zëdhënës në kapërcyell të dy epokave. Erudicioni, lidhja me antikën, pikëpamje mbi artin dhe stilin.

Ekuivalenca dinamike e përkthimit. Pajtor i shumëfishtë. I njohur me titujt më të lartë. b. Polemist dhe satirist i rrallë në literaturën botërore (Karakteri i tij. Polemikat dhe satira shfaqet modeli klasik për jetën e krishterë. Në kërkim të absolutit. Kundër klerikëve me privilegje materiale. Përkthimi i Biblës nxiti shumë polemika. Ligjërim në kohë të ligë, muzikë në kohë zie. Ciceronian deri në vdekje).

2. Kapitulli i dytë: Antika Ilire dhe Shën Jeronimi (autor, rrjedha). (a). Antika ilire ose ndërrimi i kaheve të historisë (Një histori kulture gjejmë këta nëntituj të trajtuara nga autori siq vijon: Iliria:scriptorës illyri, Quint Ennis, Victorinus petavionensis, Niketë Dardani, himni kishtar (Niketë Dardani; Ty të përlevdojmë, o Zot. dhe Te Deum Laudamus), Shën Konstantini dhe Edikti i Tolerancës. Toleranca e liria fetare dhe Konstantini i Madh. Kodi i Justianit: Lexim në përqasje. Rikonstruktimi i trashëgimisë. Nga latiniteti ilir te ai arbëror). b). Shën Jeronimi, sinonim i përkthimit t? Biblës i shkrimit të gjuhëve nacionale (Bibla: Gjuha e shenjtë/shumësia e gjuhëve si gjuhë e lutjes. Përkthimi i Biblës qëndron në themel të krijimit të gjuhëve të shkruara nacionale. Shën Jeronimi hap shumë shtigje për civilizimin e sotëm).

Kapitulli i tretë: Të jesh Dalmat: Stridoni i ilirisë (Stridoni i dalmacisë. Letër për Julianin, xhakon i antiokisë. Të jesh Dalmat).

Kapitulli i katërt: Universalja e shkrimit: Veprat dhe përkthimet e Shën Jeronimit ( Shkrimet polemike. Jetëshkrimet. Predikimet. Epistolari. Komentimet).

Kapitulli i pestë: Shtojca, tekste të zgjedhura (Shtojcë 1: Biografi për veprat e Shën Jeronimit nga Philip Shaff. Shtojcë 2: Titujt e veprave latinisht të Shën Jeronimit. Shtojcë 3: Mbi ilirët, fragmente nga Shën Ambrozi e nga Shën Jeronimi (nga libri "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë"). a). Ambrozi, Santi Ambrosi (De officis ministrorum (mbi detyrat e nënpunsave) Libri.

b). Eusebius Hieronymus (Epistolae - Letrat. De viris inlustribus liber - Libër mbi njerëzit e shquar). Comentariorum in sophoniam prophetam-Libër komentarësh për profetin Sofoni. Hieronymi chronicon-Kronika e Hieronimit).

Njëkohësisht krejt në fund të librit autori i librit, Prend Buzhala ka prezentuar ese të zgjedhura autoriale të titulluar: Shugurimi poetik e Ilirik i vetënjohjes (Lexime poetike. E poezi "Emërshënjti i Ilirisë", Ragip Sylaj.

Në fund të librit autori i librit ka prezantuar ese të zgjedhura autoriale të titulluar: Shugurimi poetik e Ilirik i vetënjohjes (Lexime poetike. Poezia "Emërshenjti i Ilirisë", i poetit Ragip Sylaj. Ndërsa krejt në kopertinën e fundit të librit autori ka thënë: Data 30 shtator e vitit 420 mbas Epokës së Re (pas Krishtit shënimi im L.M.), shënon datën e vdekjes së Shën Jeronimit Ilir, e cila në botë shënohet si ditë e bibliotekave , përkthyesve dhe librarëve. Mbi të gjitha, ky personalitet i përmasave botërore, ishte dhe nderohet si Njeri i Biblës. Figura e Shën Jeronimit zgjohet nga lashtësia dhe vjen në kohën tonë si njëri nga personalitet qendrore të krishterimit, të kulturës e të qytetërimit evropian, nga njëra anë dhe si personalitet, veprimtaria diturore, përkthyese, bibliografike, letrare kritike e polemike e të cilit bën pjesë edhe në botën shqiptare.

Duke u munduar të rri në suazat e një leximi personal, pak a shumë flas nga këndvështrimi im, pa pretendime shteruese se po e bëj  një analizë, pa fryrje, lëmime, zgjatje të këtij libri shkencor “Shën Jeronimi dhe bota ilire”, po theksoj me plot përgjegjësi se libri vërtet ka vlera shkencore dhe historiko-letrare gjë që gjeneratat tona dhe brezat e rinj si shqiptarë apo si pasardhës të Ilirëve, do të kenë një pasqyrë të veçantë për ta njohur më mirë Shën Jeronimin, e vetën e tyre historike, nacionale, teologjike, kulturore, popullore e identitare.

Autori me këtë studim monografik vërtet lë një thesartë çmuar me lëmi jetike për të kaluarën e Shën Jeronimit tonë Ilirik. Gjithmonë betejat e tija në shumë fronte, vërtet janë dhe mbetën dëshmi të pamohueshme në njohje e mbrojte të identitetit tonë kombëtar, shpirtëror e kulturor.

Përmes këtij leximi kam shpalosur disa pikëpamje thelbësore të prezantimit, vlerësimit dhe kritikës mbi këtë libër. Autori Buzhala, analizon detajisht personalitetin e veprën e Shën Jeronimit dhe rrugëtimin e tij ndër epokë të ndryshme. Autorin e librit, Prend Buzhala, duke e komplementuar për një libër të tillë frytdhënës, i dëshirojmë shëndet dhe suksese në rrugëtimet tjera shkencore, historike e letrare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora