Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: I kam dy fjalë për Mero Bazen

| E marte, 10.08.2021, 06:07 PM |


I kam dy fjalë për Mero Bazen, pronarin e gazetes “ Tema”

(Reagim peronal ndaj shkrimit: Një debat inferiorësh, që ëndërrojnë 'fitoren e pavarësisë' së Kosovës nga Shqipëria)

Shkruan Fahri Xharra

Mero Bazen është vështirë ta kuptosh. Kur paguhej nga Sali Berisha, ndëgjonim urrejtje të pa matura ndaj PS-s , tani paguhet nga Edimi Rama dhe shkrihet i tëri  në shkrimet e tij kundër PD-s dhe kundër Kosovës.

Ky njeri e praktikon at fjalën me moqme : “ Lidhe kalin aty ku të thotë patroni “ , edhe pse e sheh që patroni është gabim dhe ai kërkon që kali të lidhet për një trupëz kallami dhe se kali  çdo moment mund të ikë; por duhet me qenë i dëgjueshëm se fëmijt e tij në Londër i duhet mbajtur mirë.

Vet titulli i shkrimit : “Një debat inferiorësh, që ëndërrojnë 'fitoren e pavarësisë' së Kosovës nga Shqipëria “ është aq thumbues sa  mendja ka “zarar” kur e mendon.

Së pari po e them që pa Kosovë nuk ka Shqipëri por edhe e kundërta, e ci la është më relative.

Sikur Kosova të priste fitorën e pavaresisë nga Shqipëria , Kosova kurrë nuk do ta shijonte erën e saj.

Shkrimi im nuk ka qëllim të keq as ofendues për shqiptarët e Shqiperisë, por është vetëm një vërejtje ndaj demagogut Mero Baze dhe bosit të tij.

Ai shkruan : “Argumenti i tyre më i madh është se Bregoviçi është një produkt i Jugosllavisë që i ka shtypur. Tani ose ajo Jugosllavia i ka shtypur dhe ata kanë të drejtë të ankohen, dhe unë jam dakord me këtë version, ose i ka civilizuar dhe kanë të drejtë të krenohen, siç po kapardisen.”

Njeri i çoroditur ta them një fjalë, neve nuk na civilizuar Jugosllavia, por na ka masakruar dëbuar nga tokat tona dhe për këte ju nuk keni pasur asnjë informat informatë. E dyta, ju as që keni ditur që flitet shqip në Kosovë, sepse ju kanë mbjellë në kokë se Kosova është një krahinë e Jugosllavisë. A është kështu ? Ne kemi hënger burg pse e kemi degjuar Radio Tiranën dhe shikuar Televizionin Shqiptar.

Tjetra plot cinizëma nga Mero Baze :”Nëse Jugosllavia i ka shtypur dhe si ka lënë të ngrenë kokë, kanë të drejtë të kenë urrejtje për të dhe Bregoviçin si artist simbol të saj. Por o njërën, o tjetrën, janë të lirë të zgjedhin, se kur i zgjedhin të dyja na duket vetja budallenj ne që i dëgjojmë në heshtje, pasi nuk mund të jenë dhe nostalgjikë të lirive kulturore të Jugosllavisë, dhe urrejtës të produkteve të saj, si Bregoviçi.”  Ardhja e Bregoviqit është për inat të Kosovës.

Budallenj jeni ju që nuk e kuptoni të vërtetën e Kosovës, por tek e fundit nuk kemi nevojë aspak të na këshillon një njeri i cili ( si të gjithë të tjerët ) nuk ka guxuar të flet  edhe kur ka qenë vetëm duke iu friguar se mos po e ndijnë prindët e tij, dhe ata sikur ta ndinin kanë qenë të obliguar të të paraqesin në zyrën e Sigurimit.

Me vjen keq të them që iu jeni friguar edhe gjumit dhe rastësisht mos po flisni diçka që nuk është në vijen e Partisë. Apo , jo ? si i harruat këto ?

Ne nuk jemi nostaligjik të lirive kulturore të Jugosllavisë, sepse sikur të leshoheshim në at “ luks “ do të asimiloheshim për disa vjet. Kjo nuk ka ndodhur, fatbardhsisht, dhe fatkeqsisht për bijt e Katovicës.

Dje e lexova një postim nga prifti ortodoks Foti Cici, i cili kishte shkruar : O të vajtojmë për korçarët e sotëm , semè se gjysma e tyre është greqizuar. Ke shkruar ndonje herë për këtë fatkeqësi kombëtare, i vetquajturi shqiptar Mero Baze. ?

Pafytyrësia e këti pseudo shqiptare shkon edhe më largë: “Por me “kosovocentristët” nuk duhet të mërzitemi. Ata nuk e duan Shqipërinë në mënyrë shumë të sinqertë. E kanë në formimin e tyre dhe në aksionin e tyre. “ Çka do të thotë kjo? Oj poshtërsi ! Po kush e do më shumë Shqipërinë më shumë së shqiptarët e Kosovës ? Ju vet si shqiptar e urreni vendin tuaj dhe mundoheni të ia dorëzoni ose serbit ose grekut . A është kështu ? Mos thuaj jo, sepse rrenë.

“Duhët  të jenë më të kujdesshëm kur thonë një gënjeshtër të tipit se nga Shqipëria po dëgjojmë thirrje të harrohen krimet serbe. Asnjë thirrje e vetme nuk ka ardhur nga Shqipëria për të harruar krimet serbe. Druaj se më shumë libra për krimet serbe kanë shkruar shqiptarët e Shqipërisë, se ata të Kosovës.” – po thenë ndryshe Rama e përsërit disa herë në takimin me Vuçiqin : “ Shqiptarët e Kosovës duhet të harrojnë të kaluarën. Cilën kohë ta harrojmë, ju lutem të na tregoni .

“Në këto raste identitetin kësaj lëvizje, ia japin ata që janë të sinqertë. Dhe e vërteta është se kjo është një valë urrejtje dhe frustrimi nga Kosova mbi Shqipërinë, e nxitur politikisht. Nuk është ndonjë qamet i madh, se kalon shpejt. “ –shkruan Baze. Kjo nuk është e vërtetë apsk, kjo është imagjinata e jote e ndërsyer nga Bossi yt. Kjo kuptohet sepse Ramës i mungojnë mundësitë për ndarjen e Kosovës.

Prandaj, gazetar Mero  Baze  ki kujdes me Kosovën dhe shqiptarët e saj.

Aha, isha duke harruar, sa ka lobuar Shqipëria për njohjen e Kosovës dhe sa njohje e mbajnë vulen e saj ?