| E hene, 09.08.2021, 06:11 PM |
Burgosur nga serbi,
internuar nga Enveri
Nga
Kastriot Dervishi
Shqiptari
i Kosovës, Haki Hoxha, i internuar në Seman, i dërgon më 8.3.1960 një letër
Enver Hoxhës. Më 22.5.1959 kish kaluar kufirin me vëllain dhe shqiptarë të
tjerë. Çuditej se pas një qëndrimi në Shijak
kishte 8 muaj që gjendej në kampin e Semanit. E kishin ndarë edhe me
vëllain. Duke kujtuar se “Enveri nuk dinte gjë”, ai kërkon ndërhyrjen e tij
për të zgjidhur situatën. Ai i kishte bërë 2 vjet në Golikotok, i lidhur
e me pranga. Nuk e kuptonte se çfarë gabimi kishin
bërë që po silleshin kështu ndaj tyre. E.Hoxha nuk i kthen përgjigje,
ndërsa më 24.6.1960 Llazi Stratobërdha linte shënimin se MPB nuk ishte
dakord të hiqej nga internimi sepse kishte tendencë arratisjeje. Persekutimi
në Shqipëri për shqiptarët e Kosovës ishte i gjatë dhe si gjithnjë poshtërues.