Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Fashistë kosovarë dhe vëllezërit serbë

| E hene, 09.08.2021, 06:01 PM |


Fashistë kosovarë dhe vëllezërit serbë

Nga Gani Mehmetaj

Kush nuk e pëlqen projektin e Ballkanit të hapur- Jugosllavia e trete me Shqipërinë brenda, është fashist. Kush nuk e pëlqen muzikën e plagjiatorit e luftënxitësit  Bregoviç, është fashist e shkuar fashistit, shkruan një analist nga Shqipëria “mëmë”.

Kush nuk e pranon Jugosllavinë e Titos, është tradhtar, kërcënonte Enver Hoxha nga Tirana. Kush nuk e pranon serbianin vëlla, është tradhtar e kokëderr kosovarë, kërcënonin partizanët shqiptarë nëpër qytetet e katundet e Kosovës. Madje i pushkatonin ata që thoshin se serbët nuk i kemi vëllezër, por i kemi armiq.

Besojë se analisti nga Tirana vetëm pushkatim verbal do të na bëjë. Dikur po të te quanin fashist në Shqipëri e në Kosovë, të vrisnin, sot vetëm të rruajnë.