Editorial
Xhemal Ahmeti: Bregu serb në Korçë
E diele, 08.08.2021, 08:14 PM
Shqiptarët «duhet» të heqin dorë nga Shqipëria
BREGU SERB NË KORÇË
Që
nga thyerja e embargove gjatë luftës në Kosovës, që nga çelësi, nëpërmjet
minishengenit e deri tek festivali i birrës, Shqipëria tenton tu kumtojë shqiptarëve
jashtë saj një mesazh, të cilin këta jashtë siç duket nuk duan ta kuptojnë.
Nga
Xhemal Ahmeti
Afera
u bë e padurueshme. Reagimi i kosovarëve është i kuptueshëm. Debati në Shqipëri
rreth temave se a është Arti politikë dhe ansjelltas u përngjan atyre debateve
që bënin muzhikët rus pas revolucionit të Tetorit, të cilët kërkonin që edhe
dhitë e tyre luftarake stepore të shpallen artefakte mobile, si barakat dhe
zahiretë e Korçës. Koncepte idiotësh që rezultojnë nga diploma e tituj akademik
me vlerën as sa ajo letra higjienike për... Kosmopolitizmi është kryefjala
tjetër. Dhe atë si kundërarmë e nacionalizmit. Shihet se kanë ngatërruar nga
njëra anë kosmopolitizmin me dashurinë binacionale dhe internacionalen famëkeqe
të tipit rus dhe nga ana tjetër nacionalizmin e konsiderojnë vetëm
njëdimensionalisht = s'jam ore nacionalist. Mirë de, e tjetri? Po ç'di unë.
Bashkia
e Korçës ç'a është? Formacion blegtorësh apo politik? Festivali mbahet për
macet apo për shtetasit, qytetarë të një polisi, bashkie? Po «kallashnikovi»
është simbol i vëllazërisë ndërmjet popujve dhe motrave apo sinonim i politikës
militariste sovjetike? Defincioni bazë i politikës thotë: të jenë strukturat,
proceset dhe përmbajtjet që rregullojnë [të bazuara në pushtet] jetën e një
bashkësie (shteti, komune, krahine, fmailje, relacioni). Vetëm ai që bën Art
jashtë bashkësive (nëse e bën nga revolta është serish politik), pra në ndonjë
ishull të çarë nga humaniteti dhe pushtetet e tij mund të thotë bëj art të
zhveshur nga çdo shenjë, nga çdo perceptim, interpretim apo konotim politik -
në këtë e sipër duhet edhe gjuhën ta flas ndryshe nga gjitha bota.
Kaq
sa për artin dhe politikën.
Tash
Bregovici e ka një precedent. Dy shtete ia anuluan koncertet për shkak të
sjelljes dhe deklaratave të tij që u konstatuan si statemente të nacionalizmit
shoven serb (pansllav rus) karshi perëndimit dhe popujve tjerë. Nga ana tjetër
ai njihet se i ka qëndruar krah Millosheviqit dhe strukturave të tij, gjersa i
fundit kryente gjenocide gadishullit. Dihet se ky Bregoviçi ishte i afërt me
plotë që u dënuan nga Haga për krime lufte. Po u çua e gjithë Shqipëria të
tentojë ta lajë nga kjo biografi politike, nuk mundet. Politikisht është i
padezinfektueshëm. Me art a arsyetohet? Cili art? Ai ulurin serbisht, instrumentalizon
stereotipet floskative kryqetërthor Ballkanit, funksionalizon mbetjet
folklorike sllavo-orinetale të me rok-e tehno- melodira oskidentale për të
zbavitur masa që dridhen si gypa jo nga përmbjatjet por nga intensiteti i
zhurmës. Të flasish për Art dhe kosmopolitizëm me Bregun në qafë donë të thotë
të jesh injorant dhe të kesh halle tjera, se këto që donë t'i përdorësh si
maskë s'mundesh. Maska bie me djersët e para.
Atëherë
ku është problemi i bashkisë korçare dhe organizatorëve? Politika dhe Arti s'mund
të jenë ngase s'marrin vesh nga ato. Shihet nga mënyra e mbrojtjes = është
qesharake, banale, idiote. Mesazhi që duan ta përçojnë "vllezërit e
gjuhës" është ky, i cili banalçe mund të përkthehet: "ik ore
shkërdhatë kosovare, kinez i qelbur se ç'më ha trapi mua se ç'te ka bërë serbi
ty, ne i duam serbet, i duam më shumë se ju. Ju keni shtetin tuaj ne
tonin".
Vëlla
a motër nuk bën me zor dikë. Kosovarët duhet ta lexojnë mirë këtë mesazh dhe
vërtet nuk kanë pse u kërkojnë llogari: ata (shteti) edhe politikisht si ashtu
moti kanë vendosur që nga çelësi e deri tek mini-shengeni, të jenë më afër
serbëve se shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit që mban emrin e këtyre. Atyre
nuk u kërkohet përgjegjësi në emër të kombit, kulturës, me parulla "jemi
një" se nuk duan, s'duan të jenë një. Lerëni. Kosovarët në vend se të
humbin energji me gjuhënjejtit e mendësisë muzhike sllave duhet ta ndërtojnë
shtetin e tyre, bashkësinë politike ku vetë i përcaktojnë rregullat se a mundet
një progjenocdiash tu këndoj shesheve apo jo.