Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit

| E diele, 08.08.2021, 07:27 PM |


Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Se Gjergj Kastrioti kishte njohuri të thellë për të kaluarën, shihet nga kjo, se ai në mesin e vulave të tij kishte edhe vulën e vogël apo sekrete e cila kishte figura simbolike të lashtësisë apo mitologjike.

Është e mundur që kjo vulë e Gjergj Kastriotit të jëtë përdorur vetëm për qëllime të brendshme të tij qoftë ato financiare, diplomacisë sekrete etj.

Ndërsa vula në fjalë përshkruhet nga studiuesi prof.Tefik Geci si vijon:

„Vulën e vogël Gjergji e përdori njëherit edhe si unazë personale, prandaj kjo vulë bënë pjesë në grupin e vulave“ sigillum annulare“, d.m.th. Vulë unazore. Vula e vogël e Skënderbeut ka qenë sekrete, prandaj është quajtur si vulë „sigillum secretum“. Në të vërtetë, kjo vulë ishte gemë antike, e cila nga aspekti figural e ornamentik, i takonte grupit intala, sepse në të origjinali ishte negativ e që si gjurmë në dyll e linte pozitivin. Kështu, pra, vula e vogël e Skënderbeut, lë gjurmë më të bukura në dyll, se sa ishte vetë origjinali i punuar nga materia e shtrenjtë e përafërsisht gur i çmueshëm.“

Imazhi bashkëngjitur i vulës së Gjergj Kastrioti është nxjerrë nga vepra“Mbi sfargjistikën e Kastriotëve“, të autorit prof.Tefik Geci, 1968“.libri gjendet poashtu edhe ne Bibliotekën nacionale në Vjenë.