Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Të uritur nga regjimi i tollonit

| E diele, 08.08.2021, 05:42 PM |


Në vitin 1991, regjimi i brekëgrisurve, i themeluar në frymën melladino-dushaniste më 24 maj 1944, pas eksperimenteve të vazhdueshme të dështuara nëpërmjet një diktature kriminale të pashembullt, nuk mund ta shtynte më dhe e la Shqipërinë një tokë të djegur e të pashpresë. Pasi kishin depozituar llogari të shumta bankare për veten e tyre në Zvicër, e dorëzuan shtetin me 5 milion dollarë buxhet. Në vitin 1991, Shqipëria njohu 5 qeveri dhe 4 kryeministra. Dëshpërimi i madh popullor, njohu dy eksode të mëdha në mars dhe gusht, pa përmendur këtu largimet e shumta individuale nga toka e deti. Fytyrat e shqiptarëve të uritur nga regjimi i tollonit dhe veshjet e tyre të mjeruara e demode, tronditën mbarë Europën, duke u bërë edhe prezantimi më publik se çfarë kishte qenë regjimi më stalinist në Europën Lindore.