E premte, 29.03.2024, 10:23 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Esad Mekuli

E shtune, 07.08.2021, 06:14 PM


Kur punon ndërgjegjja dhe vetëdija e shprehë pastërtinë shpirtërore atëherë rritet edhe përgjegjësia ndaj asaj pyetjeje që është një brengë e së ardhmes dhe përgjigje e sinqertë : Si veprova ?

“Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët ,e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- Breznitë veprat i gjykojnë .. Kështu shprehej Esad Mekuli në poezinë e tij “Gjykimi”.

Esad Mekuli !

Shkruan Fahri Xharra

Dhe një mendjendritur si Esad Mekuli medoemos e ka dëshirë të dijë se si do të jetë e gjykuar vepra e tij jetësore.

Një popull i tërë , ai i arsimuari , i drejt -orientuari dhe falënderuesi sot do t`i thoshte : Të lumtë Esad Mekuli !

(Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhep se ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. )

Esad Mekuli qante se e dinte pse : “ Qemë- turq, dreqen me bishta, qemë-raje qe t ‘hiqet ne vargoj te mjerimit te perbuzur-shiftare**!” Ai e ndjente një ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqiptarin. Pavarësia as që i kishte shkuar ndër mend pas tradhtisë serbo- jugosllave pas Luftës së dytë Botërore .

Esadi e kishte guximin e madh që të thoshte atë që e ndjente , nuk kishte rënë në grackën e mashtrimeve serbe, përkundër kohës shumë të rrezikshme për shqiptarët në Jugosllavi .

Në atë kohë (1954) , në zjarrin e madh të mashtrimit serb dhe “indoktrinimit” të shqiptarëve se janë turq e duhet të shkojnë në token e ”tyre” del Esad Mekuli me poezinë “TURK, ELHAMDULILA” :

“Turku me shpatë ka pre- Evropa dridhet, ushton.. Në Kosovë luftuem dhe ne Liri, kush s’të don?! Me shpatë, me zjarm sundoi- Me shekuj liri s’kemi pa. Tirani mbi ne gërmoi: Ja turku, elhamdulila! “

Dorën në zemër ,në konteks me kohen , viti 1954 , kjo poezi e Esad Mekulit ka qenë një mrekulli e guximit qytetar dhe intelektual “ Fenë me kombësi e njisoi, Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi:- Je turk, elhamdulila! Dhe gjuhën tonë e ndaloi,Kush turqisht s’flet fe s’ka. Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:- Je turk, elhamdulila!

“”Po, s’jemi turq, nuk jemi!

Jo kurr’! Ta dinë të tanë:

Shqiptarë dhe t ‘parët i kemi.

Si guxoi ,intelektuali Esad Mekuli në atë kohë të hendekut të madh shqiptar të thotë:” Po, s’jemi turq, nuk jemi! Jo kurr’! Ta dinë të tanë: Shqiptarë dhe t ‘parët i kemi. ???

Na e kujton kjo këngë, këto vargje se sot nuk është diçka në rregull me ne ?

Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.

Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.

Shikoni , ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë “A asht fajtor shqiptari?”, e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi:

“…A asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët, po don të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë?

A asht fajtor pse përkundër dhunës qëndron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!”

Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta.

E sot si mendojmë? E njofim Çubriloviqin dhe memorandumin e tij ? Sikur ta dinim se për çka bëhej fjalë në atë kohë dhe ta kishim gjallë Esad Mekulin , sot do të ishim më të vetëdijshëm në veprimet tona.

“E kaluara e bujshme e popullit tonë është e mbushur plot me ngjarje të rëndësishme historike që na bëjnë të kuptojmë se ky popull ka një të kaluar sa të lavdishme e krenare, po aq edhe të mundimshme e të hidhur, sepse robëria nuk sjell gjë tjetër përveç vuajtjeve të pandërprera për një popull, sidomos një barë të rëndë mbi kurrizin e tyre e kanë mbajtur popujt e vegjël. Ata vazhdimisht kanë qenë nën thundrën e popujve numerikisht më të mëdhenj. Esad Mekuli është dëshmitarë i një gjendjeje të tillë ,prandaj ai nuk mund të hesht ,sepse një gjë e tillë e ka preokupuar tërë qenien e tij njerëzore. Kur sheh masat e gjera shqiptare se në çfarë gjendje ndodhen, ai ia thotë këngës: “Deshta,shumë kam dashtë-dëshrue Që me këngë të trimnoj ,me fjalë tande të dridhun Të ngrej fuqitë prej gjumit…”( Gostivar, 2008 prof. Basri Saliu )

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive letrare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Dhimbje e kohës , dhimbje mortore : ”,”Shiftar mos më thuaj, mos më thirr në emër të huaj”,”I varuni i këndon lirisë” dhe “Porosia e nënës” që ua dedikon shqiptarëve që për shkaqe politike dhe padrejtësie u detyruan të mërgohen në Turqi. “ Pra , pse qante Esad Mekuli ? A mund ta dimë se pse?

Ku është sot lloji i shpirtbardhësisë esadmekuliane kombëtare ? Jemi ne veti ?

*Posa ta kemi lexuar” Sharraxhiun” e Esad Mekulit ,ndoshta ashtu spontanisht do të na kujtohet “Luli i vocërr” i Migjenit. Ata edhe pse kanë dallime në moshë , janë shokë shumë të afërt. Ashtu si “Luli i vocërr “i Migjenit që i ka qitur tullumbat e tij ti ngroh në diell, po ashtu edhe “Sharrëxhiu” i Esad Mekulit mik më të afërt e ka diellin. Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij. Si Migjeni, po ashtu edhe Mekuli janë njohës të mirë të gjendjes së masave. Esad Mekuli ka diçka më tepër ,sepse atij i mohohet përkatësia kombëtare duke e ofenduar se gjoja qenkemi njerëz me bishta. Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok ,e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta? (e huazuar) *

E kam edhe unë një vaj që sot nipat e “sharrëxhinjve “ që jemi nuk ia dimë për faleminderit Kosovës shtet:

Pra mos të harrojmë se jemi bijtë dhe nipërit e : “O vëlla me sharrë në krah”

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok

Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë,unë i trembëdhjeti

Dhe kam hangër në kusinë e bakrit,të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes,fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,

Atje mbas 77 bjeshkëve,7 gojë presin…

Edhe pak për Esad Mekulin :” Ai është themeluesi i lirikës moderne të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. I sensibilizuar herët me padrejtësitë sociale ndaj bashkëkombësve të tij, ai në një poezi të botuar në vitin 1936 shkruante për punëtorët shqiptarë në Beograd. Fuqia shprehëse e vargjeve, ushtima e zërit revoltues bëhet edhe më kumbuese falë gjuhës që përdorë ai, dialektit gegë. "Po të shoh prapë - me duer t'mërdhime nën sjetull, me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sopatën e mpreftë të rrasun në shokë (...bishti i saj ka dalë mbrapa setrës dhe duket... Vallë, mos për këtë na quejtën‚ njerëz me bishta'?!)." Mbi dy decenie para se Esad Mekuli të shkruante këtë skicë për hamajtë shqiptarë të Beogradit, një kryeministër serb kishte propaganduar nëpër Evropë se shqiptarët janë lëkurëkuqët e fundit të botës, "njerëz më bishta". Po në vitin 1936 Esad Mekuli, i lindur më 1916 në Plavë, hedh në letër vargjet ndoshta më të qeta dhe më kryengritëse në letërsinë shqipe: "Rr'xoju qiell, i randë si tunxhi, mbi supat tanë të shtypun, mbi krenat tona robnije e ûje përulë; hapu, moj tokë e zezë, nën kambët dathë tonat - përpij këto qenie që porezi dhe gurbeti i shkatërroi dhe kërbaçi i xhandarit që me shikim anmiku tmerron dhe cijatja e fëmisë së mjerë që pa bukë ankon...".

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe kryengritjes partizane, të cilën Mekuli e kishte mbështetur me sinqeritet, ai u shkollua në Beograd, Zagreb dhe në Itali. Në vitin 1959 doktoroi në fushën e veterinarisë në Universitetin e Beogradit.

Më pas iu përkushtua me gjithë qenien mendore emancipimit arsimor, shkencor, edukimit dhe - mbi të gjitha - kulturimit të etnisë shqiptare në ish-Jugosllavi. Ishte kryeredaktori i parë i gazetës "Rilindja". E themeloi dhe e udhëhoqi revistën "Jeta e re", e cila me decenie ishte tribuna e vetme letrare serioze e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. I mbështeti shumë autorë të rinj nga Kosova dhe trevat tjera, të cilët sot nuk begenisin ta kujtojnë Esad Mekulin. Mund të duket e pavërtetë, por asnjë shkollë e mesme në Kosovë nuk e bart emrin e tij. Nga ana tjetër ka shkolla që bartin emra të figurave anësore të historisë shqiptare, emra kaubojësh lokalë ose personalitetesh jo edhe aq të pranishme në historinë e Kosovës si Thimi Mitko, siç është rasti me një shkollë në qendër të Gjilanit. E them me siguri të palëkundur se asnjë shkollë në Shqipëri nuk e bart emrin e nderuar të Esad Mekulit. Fama e këtij intelektuali, i cili vdiq në vitin 1993, nuk do të zbehet nëse ai do të injorohet edhe më tutje, por gjithsesi do të vë edhe më shumë dhjam turpi i shoqërisë në Kosovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora