E merkure, 10.08.2022, 07:05 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Diktatorët kanë një thelb të përbashkët...!

E enjte, 05.08.2021, 08:04 PM


Diktatorët kanë një thelb të përbashkët: shtypjen dhe poshtërimin e qenies njerëzore, për hir të pushtetit të tyre personal

Nga Blerim Latifi

Nganjëherë duhet parë edhe ana tjetër e medaljes.Po na vjen mërzi kur po i shohim vëllezërit tanë në Shqipëri duke u argëtuar me muzikë të këngëtarëve serbë që dikur qëndronin në anën e Millosheviqit,- dhe me të drejtë, - e harrojmë se sot ende në Kosovë ka shumë kosovarë që dalldisen nëpër dasma e ahengje me këngët për Enver Hoxhën.

Ka madje të tillë që çdo vit kujdesen të përkujtojnë me elozhe datën e tij të lindjes dhe atë të vdekjes.

Dhe asnjëherë se lodhim mendjen me pyetjen se si ndihet kur e sheh këtë adhurim kosovar të Enverit,

- një shqiptar i Shqipërisë që ka vuajtur në burgjet politike të tij, në Spaç, Burrel, Tepelenë, e gjetiu në kampet e terrorit komunist,

- një tjetër që i takon familjes të ndonjërit prej 7000 shqiptarëve të ekzekutuar për motive politike nga regjimi enverist,

- një tjetër që i është shkatërruar jeta ngase ka pasur lidhje familjare me ndonjërin prej 30 mijë të burgosurve politikë që kishte ai regjim,

- një tjetër që është rritur jetim dhe i poshtëruar në atë regjim, sepse babai i ishte vrarë në kufi, derisa po përpiqej të arratisej nga kushtet mizore të atij regjimi.

- një tjetër... nuk po vazhdoj më tutje sepse katalogu i llojeve të vuajtjeve të shqiptarëve nën regjimin enverist, është i pafund.

Një hyrje e mirë në këtë katalog është vepra "Rrno për me tregu" e At Zef Pllumit, por sa prej kosovarëve e kanë lexu atë?

Dyshoj të jenë më shumë se 100 lexues të saj në krejt Kosovën.

Unë, personalisht, sa herë shkruaj tekste kritike për regjimin komunist shqiptar, marrë mesazhe e komente me kundërshtime të ashpra, e shpesh edhe ofenduese, nga shqiptarë të Kosovës, të cilët, fatkeqësisht, nuk u takojnë vetëm gjeneratave të vjetra të lëvizjeve ilegale antijugosllave, por edhe gjeneratave të reja të rritura në kohën e demokracisë.

Diktatorët mund të kenë emra të ndryshëm, fytyra dhe ideologji të ndryshme, por, pavarësisht kësaj, ata e kanë një thelb të përbashkët: shtypjen dhe poshtërimin e qenies njerëzore, për hir të pushtetit të tyre personal.

Adhurimi i një diktatori nuk është thjesht çështje bindjeje personale e një individi!

Është, parasegjithash, tregues i problemeve serioze që individi ka me gjykimin moral.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora