Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare”

| E enjte, 05.08.2021, 07:42 PM |


Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare”

Nga Kastriot Dervishi

Në letrën e datës 20 maj 1944 të zëvendëskomisarit të Batalionit “Reshit Çollaku”, Moisi Starova, për Shtabin e Qarkut të Korçës, gjejmë edhe këto fjalë:

“Më datën 9.5.1944, forcat e kompanisë së 2-të të Batalionit tonë, në bashkëpunim me forcat e Batalionit të 2-të të Brigadës së 1-rë, kryen veprimin mbi katundin Kotodesh (vend mjaft reaksionar në Mokrën e Poshtme). Fuqitë tona mbasi thyen rojën (katundarët e vendit) e atjeshëm me zjarrin e parë, hynë në katund, sekuestruan pasuritë e mjaft reaksionarëve, dogjën mjaft shtëpi dhe ndër njerëzit që u zunë, pushkatuan tre, ndërsa të tjerët i liruan...

Më datën 16.5.1944, forcat e kompanisë tonë të 3-të në bashkëpunim me forcat e Batalionit 2-të të Brigadës 1-rë, sulmuan katundin Lin të Pogradecit. Mbasi hynë brenda katundit, dogjën një shtëpi, pushkatuan një spiun, sekuestruan pasuri reaksionarësh dhe mobilizuan. Fuqi armike nuk u gjet, kështu që nga anët tona (s’pati asnjë) humbje.