E premte, 29.03.2024, 12:07 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes!

E merkure, 04.08.2021, 07:59 PM


Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes!

Nga Entela Binjaku

Intelektuali i njohur nga Fieri, Thoma Binjaku “Mësues i Merituar” ndërroi jetë më 31 gusht 2018. Me ikjen, ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën me një vullnet të pakrahasueshëm luftonte prej vitesh.

I njohur në mbarë qarkun e Fierit për kontributet e rëndësishme në fushën e arsimit, i vlerësuar tri herë me urdhërin “Naim Frashëri”, i nderuar me titullin “Mësues i Merituar”, pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë në vitin 1972, Thoma Binjaku është një ndër ikonat bashkëkohore të arsimit kombëtar shqiptar.

Si njohës i përkryer i gjuhës shqipe, atdhetar e patriot, kontribues aktiv edhe në drejtim të lartësimit të vlerave të pakicës arumune figura e tij gëzon respekt në mesin e të gjithëve që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Thomai lindi në fshatin Peshtan në 5 gushtin e vitit 1942. Mësimet e para i mori në shkollën numër tre në qytetin e Fierit, sot e njohur si shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” ku spikati për dashurinë dhe sakrificën e madhe për dijen.

Studimet e mesme i kreu në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë e më tej vijoi studimet e larta në Tiranë e Shkodër.

E gjithë karriera e tij në arsim dallon për pasion e punë të palodhur që nga fillimet e saj e deri në vitet e fundit të jetës.

Thoma Binjaku do të kujtohet ndër breza si intelektual, njeri i dashur dhe i fjalws, një humanist i ditëve tona.

Me figurën e tij edhe sot lidhen emra të shumtë arsimtarësh të cilët ai i mbështeti dhe përkrahu gjithë jetës. Shumë prej emrave që sot janë aktivë në sistemin tonë arsimor e kanë takuar ndihmën dhe mbështetjen e tij.

Me personalitetin e shquar si drejtues lidhen shkolla me emër dhe prestigj në  Fier të cilat ai i drejtoi duke i dhënë vendit dhe shoqërisë modelin e drejtimit të një institucioni të rëndësishëm e jetik për kombin sic është institucioni arsimor.

Të rinjtë dhe të rriturit e kujtojnë me respekt drejtor Thomanin, që i deshi të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtime.

Pas ikjes së tij në tre vitet që pasuan nderimi dhe kujtimi për figurën e tij ishte i lartë dhe vijon të jetë i tillë.

Kjo është një përmbledhje e aktiviteteve në nderim të tij (pas vdekjes):

1. 9 Tetor 2018 homazhe në familjen e Thoma Binjakut nga përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe të Aleancës Sindikale të Arsimit Fier.

2. Revista e arsimtarëve fierakë “Misionarët” në numrin e parë të vitit 2018 në faqen 35 përkujton figurën e tij dhe vizitën e përfaqësuesve dhe titullares së Drejtorisë Arsimore të Fierit znj. Yllka Beci në familjen Binjaku.

3. 3 muaj pas ndarjes nga jeta, në nëntor 2018 në nderim të ortodoksisë në figurën e tij u mbajt një meshë në Mitropolinë e Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarë dhe besimtarë fierakë të besimit të krishterë.

4. Në muajin nëntor 2018 në Bibliotekën “Dritëro Agolli” të qytetit të Fierit në ceremoninë përuruese të librit të ambasadorit rumun në Tiranë, në fjalën përshëndetëse ambasadori Perpelea vlerëson kujtimin e Thoma Binjakut si një ndër urat lidhëse mes dy popujve tanë.

5. Më 2 mars 2019, në 6 mujorin e ndarjes nga jeta, u prezantua në Hotel “Fieri” – dokumentari me titull: “Një jetë në shërbim të pasionit”. Në këtë aktivitet kushtuar figurës së tij morën pjesë miq, të afërm, bashkëpunëtorë, anëtarë të shoqatave të ndryshme, përfaqësues mediash etj.

6. Më 7 mars 2019 TV “Kombi” transmetoi për teleshikuesit dokumentarin me titull “Një jetë në shërbim të pasionit”.

7. Në 7 mars 2019 Bashkia e qytetit të Fierit e nderon me mirënjohje kontributin e tij në fushën e arsimit.

8. Mars 2019 gazeta “Fratia”, organ i shoqatës së “Arumunëve të Shqipërisë”, në numrin 248 të saj dhe të parin për vitin 2019 i kushton një artikull duke e cilesuar si “veprimtar i shoqatës së

“Arumunëve të Shqipërisë", si luftëtar i palodhur për mbajtjen gjallë dhe mësimin e gjuhës arumune në komunitetin tonë brenda dhe jashtë rrethit të Fierit; pjesëtar aktiv në emisionet televizive lokale në dobi të mësimit të arumanishtes.

9. Qershor 2019 Shoqata “Misionarët e arsimit” në nr. 3 –të gazetës së saj i kushton një artikull redaksional kontributit të Thoma Binjakut “Mësues i merituar”.

10. 1 shtator 2019 në 1-vjetorin e largimit nga jeta TV “Apollon” organizohet një bisedë në studio kushtuar figurës së tij. Për të folur rreth aktivitetit arsimor të ftuar në studion e gazetares Marsela Topi ndodheshin personalitete të arsimit fierak: Niketa Goxhaj dhe Pandeli Capo.

11. 10 nëntor 2019 Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontributin e Thoma Binjakut (pas vdekjes). Ceremonia e ndarjes së vlerësimit u mbajt në Tiranë me rastin e 21 tetorit të vitit 1991, vit i themelimit të shoqatës.

12. Në 15 nëntor 2019 Fondi i bibliotekës se tij personale i dorëzohet dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit.

13. Më 29 dhe 30 gusht 2020 botohet në mediat shqiptare brenda dhe jashte vendit një artikull kushtuar intelektualit Thoma Binjaku. Artikulli ka për autor një tjetër figurë të nderuar të arsimit fierak, ish drejtuesin e DAR- Fier, Vasil Moçkën.

14. 19 dhjetor 2020 Perurohet abetarja e dialektit arumun, organizuar nga Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë, që kishte zgjedhur qytetin e Fierit për këtë përurim.

15. Dalja në shtyp e abetares është njoftuar përmes reklamës në televizionin lokal “Kombi” në Fier për 30 ditë rresht. Reklama nisi transmetimin ne 28 nentor. Kjo reklame u transmetua 12 herë gjate intervalit:ora 7.15 deri në orën 22.15.

16. Reklama për “Abetaren e dialektit arumun” e autorit Thoma Binjaku  u percoll në valët e radios kombëtare “Tirana” cdo ditë ne 99.5 MhZ. Reklama nisi transmetimin në 28 nëntor dhe vazhdoi  deri në datën 28 janar.

17. 7 mars 2020 Fshati Mekat, në Komunën Shushicë të Vlorës e nderoi  me “Çertifikatë Nderi”  (pas vdekjes).

Ndërkohë mjaft artikuj i janë kushtuar personalitetit të tij  në media të ndryshme si: a-news24.com", "kohajone.com" "zemrashqiptare.net", "newsalbania.al", "alb365.al" etj.

Çfarë bekimi dita që ai lindi! Njerëzit që lënë pas një emër të mirë dhe të nderuar, vlera për shoqërinë kanë vetëm ditëlindje! Thomai, babai im, ishte, është një prej tyre!



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme" Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë "Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar! Entela Binjaku: Aftësimi shoqëror - emocional i fëmijëve në kopësht Entela Binjaku: “Luleborë” udhëton drejt Rumanisë Entela Binjaku: Kohë pandemie, të mbajmë nën kontroll ankthin Përtëfol - Koronavirusi - E ftuar Entela Binjaku Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht një tjetër vepër e shkrimtarit Ismail Kadare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora