| E merkure, 04.08.2021, 08:10 PM |
Foto
nga takimi falenderues ne Tirane me Murat Gecaj, Ibrahim Hajdarmataj dhe
Veronik Istrefaj
Zemerdiellti
Grimce
kujtimi per te nderuar Murat Gecaj
Nga
Vera Istrefaj, Kukes
Zemra
e diellte e profesor Muratit gjallon e do te gjalloje. Ajo rreh ne kujtimet e
ngrohta te njerezve qe e takuan apo qe paten fatin ta njihnin. Ishte vertet
zemerdiellte! Ne bisedat me mikun e perbashket Ibrahim Hajdarmataj, kisha
shprehur shqetesimin prej nene, pasi
djali im kerkonte me ngulm te ndiqte studimet ne shkencat e levizjes, nderkohe
qe, per arsye objektive, ishim pak te paorientuar.
Ibrahimi
kishte percjelle shqetesimin tim ne biseden me Profesor Muratin.
Profesor
Murati, nje miniere e vertete informacioni e miresie, me telefonon dhe me
orienton per nje mundesi qe djali im te mos humbiste kohe.
Sa
e perkushtuar telefonata e tij! Sa i thjeshte ne komunikim e po aq i
jashtezakonshem ne suportin
psiko-emocional! E falenderova sic goja e nje nene falenderon per femijen e
saj. Ai tha se nuk kishte bere ndonje gje te madhe, por thjesht me kishte
"treguar nje dritare"
Por
kjo dritare ishte aq e rendesishme per djalin tim, i cili, i zhgenjyer nga
padrejtesite, mendonte vetem emigrimin.
Ajo
dritare u hap jo vetem per vijimin e studimeve te preferuara per tim bir, por i
dha mundesine te perballonte sfidat, zhgenjimet.
Ne
nje takim falenderues qe realizuam ne Tirane, une, djali im Veronik Istrefaj
dhe Ibrahim Hajdarmataj me Profesor Muratin, folem gjate per te rinjte,
vizionin e tyre. Atij i pelqeu kaq shume fjalori sportive dhe komunikimi i Veronikut, ndaj i tha se mund te levronte dhe gazetarine
sportive.
I
hapi pak me shume kanatet e dritares qe kishte mundesuar pak kohe me pare
mundesoi per Veronikun.
Rrezatimin
e zemerdielltit e pashe te pasqyrohej nga ajo dritare e hapur prej tij ne syte
plot jete te tim biri. Profesori diti ta ndeze driten e deshires se djalit
ashtu thjesht, me fjale te zakonshme, me buzeqeshje, plot drite miresie.
Profesor
Murat Gecaj ka nderruar jete, por mua me duket se ende jeton. Jeton ne
momentet e fiksuara te diplomimit te Veronikut, ne artikujt
gazetareske te tij, artikuj qe zene faqet e para te gazetave
sportive
Jeton
ne cdo arritje te tim biri, jeton ne cdo mendim mirenjohes timin.
Po,
po! Jeton! Madje, cdo here qe pergatis gatimin karakteristik te Lumes ( flija),
instiktivisht me vjen mendimi ta ndaj disa copa, ti paketoj e t'ia jap
Ibrahimit t'ia dergoje Profesorit ne shenje mirenjohjeje, si dikur.
Sa
shpesh e kujtoj! Por kujtimet e vleresimet e mia jane pak, pothuajse asgje para
miresise se tij. Pikerisht, ne ndertesen e miresise, per ne, per djalin tim, ka
mbetur "hapur dritarja" nga ku buzeqesh zemerdiellti Murat Gecaj,
duke na thekur dhimbjen per mungesen e tij fizike, por duke na drituar
perjetesisht kujtimin per te!