Editorial
Nikë Gashaj: Iniciativa 'Ballkani i Hapur'
E merkure, 04.08.2021, 08:15 PM
INICIATIVA “BALLKANI I HAPUR”
Nga
Nikë Gashaj
Presidenti
i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së
Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, nënshkruan dy memorandume dhe një Marrëveshje
për bashkëpunim në Shkup (29 korrik 2021.) dhe riemertuan iniciativën “Mini
Shengen” në “Ballkanin e Hapur”.Mirëpo, iniciativa tashmë është nënshkruar një
here midis tri shteteve në vitin 2019. Prandaj, këtu nuk shihet asgjë e re tani
në memorandumet trepalëshe të nënshkruara. Nënshkruesit e memoradiumeve ndoshta
donin të konfirmonin dhe një herë marrëveshjen, dhe se në Serbi, “zgjedhjet po
vijnë së shpejti”. Me këtë, rast po ceki se, Kosova Mali i Zi dhe Bosnja dhe
Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës në fjalë. Përkundrazi, Kosova me të
drejtë reagoi ashpër kundra kësaj iniciativë duke e vlerësuar të dëmshme dhe të
rrezikshme për Kosovën dhe për tërë rajonin ballkanik.
Lidhur
me atë nismë, Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ndër të tjera u shpreh:
Nuk do të ketë kufij midis vendeve tona. Ka kufij, por nuk ka kufij për
qytetarët. Ju shkoni nga Beogradi në Tiranë dhe askush nuk ju ndalon askund.
Mirëpo, këtu nuk është e qartë se për të cilët kufij bëhet fjalë, sepse Serbia
nuk kufizohet me Shqiprinë!
Përsa
i përket Nismës”Mini Shengen”, respektivisht”Ballkani i Hapur”, jam i mëndimit
se ajo është e parakohshme, derisa më parë të zgjidhen disa çështje politike në
rajon, para së gjithash vendosjen e normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë, respektivisht të njohjes të tyre reciproke shtetërore. Ajo është
çështje qëndrore e stabiliteti politik rajonal.
Njohjet
tregojnë se nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Serbi.
Fjala është për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpirtërore mitologjike, por në
një kohë dhe rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra, ka të bëj me
një mitologji politike dhe ideologjike, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme
për paq dhe stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i
politikës mitologjike dhe i asaj reale.
Mini
-Shengeni ose “Ballkani i Hapur” ka të bëj ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe
Maqedonisë së Veriut, dhe ajo paraqet një eksperiment politik, meqënëse
zhvillimi i integrimeve në Ballkan nënkupton përfshirjen e të gjitha 6 shteteve
të Ballkanit Prëdimor, dmth. dhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes e
Hercegovinës. Pa ato shtete, inciativa në fjalë do të përjetojë mossukses.
Përfaqësuesit
e kësaj Nismë deklarojnë se ajo do të
mundësoj qytetarëve me kalua kufijt me kartë të identitetit. Në atë
mënyrë do të mundësohet qarkullimi i lirë i madhërave, kapitalit, njerzëve dhe
shërbimeve, si dhe të krijimit të tregut të punës. Më tutje shtojnë: se do të
zvogëlohen humbjet me miliona dhe pritja e gjatë me kamiona në kufij. Në lidhje
me atë, parashtrohet pyetja, çka ajo do të thotë në praktikë, kur fare mirë
dijet, se vendet e ballkanit Prendimor janë të vogëla, të prapambetura, të pa
zhvilluara. Ato kanë prodhim, relativisht të ulët, papunësim shumë të madh,
treg të kufizuar, import më të madh se export, deficit permanent të tregtisë.
Më tutje, për çfarë tregu të punës, kapitali, industrisë së zhvilluar dhe
teknologjisë bashkëkohore bëhet fjalë, kur prej atyre vendeve ikin dhe
qytetarët e tyre. Në bazë të cilave burime konstatohet, se do të zvogëlohen
humbjet me miliona, respektivisht, në lidhje me të, a ekziston ndonjë studim
shkencor. Konstatimi i tyre, se nuk do do
të ketë ndalim dhe kontrollë në kufij, a nënkupton ajo, se në kohën e
krizës emigruese, natyrisht se do të ketë kalim ilegal nëpërmjet të kufijve,
kontrabanda me madhëra dhe droga, si dhe aktivitete të grupeve kriminale.
Ajo
që paraqet befasi, çudi dhe shqetësm është fakti se Shqipëria e pranoi këtë
nismë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën. U
rreshtua dhe u bë partner i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse jam i
bindur se një iniciativë e tillë ka një prapavijë të dëmshme politike për
Kosovën, repektivisht, gjoja e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet të
tregtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës, por si në kohën e
ish-Jugosllavisë, si Krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera, Sërbia bënë manovra
për legjitimin e një gjëndje të tillë politike dhe për shtyrjen e njohjes së
Kosovës. Ata kishte me u dashtë për ta ditur udhëheqësia e shtetit shqiptar,
por dhe partitë politike shqiptare në Maqedonë e Veriut që janë në koalicion me
Kryeministrin Zoran Zaev.
Sot
jemi dëshmitarë të avokimit të një ideje të rrezikshme për Kosovën, por dhe për
stabilitetin e të gjithë rajonit “Bota Serbe”, respektivisht të “Serbisë së
Madhe”. Qëllimi i kësaj politik është të kthej të gjithë rajonin në të
kaluarën. Prandaj, parashtrohet pyetja: Në çfarë lloj korrelacioni është
inicijativa”Ballkani i Hapur” me “Botën Serbe” apo “Serbin e Madhe”. Ku qëndorn
prapavija politike? A ka nevojë rajoni për nisma të tilla rajonale, kur dihet
se të gjitha vendet e rajonit janë të përfshira në procesin e Berlinit.
Prandaj, bashkimi me këtë nisëm”Ballkani i Hapur” është vetëm humbje kohe dhe
energjie, në vend që vendet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në
përmbushjen e kritereve të pëcaktuara për integrimin e tyre në Bashkësinë
Evropiane.
Më
në fund, mund të konstatohet se pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as
bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet
gënjim apo mashtrim politik, respektivisht mund të supozohet se nismëtari
kryesor ka ambicie dhe qëllime të tjera politike.