Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Thuaj babait të të sjellë para nga Jugosllavia"

| E marte, 03.08.2021, 05:59 PM |


"Thuaj babait të të sjellë para nga Jugosllavia"

Nga Kastriot Dervishi

Qerim Jakupi, ardhur në Shqipëri në vitin 1957, deri në vitin 1958 banoi në Llakatund e më pas u vendos në Lushnje. Më 6.2.1960 i shkruan Komitetit Qendror se ai dhe gruaja kishin ngelur pa punë e pa të ardhura, duke jetuar në një gjendje të mjeruar. Jo vetëm kaq, por kish ngelur i ofenduar se sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës e kish pritur keq dhe i kish thënë që për t’u ushqyer t’i shkruante babait të vet në Jugosllavi t’i sillte para. Historitë e keqtrajtimit të shqiptarëve të Kosovës nuk kishin fund.