| E marte, 03.08.2021, 06:59 PM |
"Thuaj babait të të sjellë para nga Jugosllavia"
Nga
Kastriot Dervishi
Qerim
Jakupi, ardhur në Shqipëri në vitin 1957, deri në vitin 1958 banoi në Llakatund
e më pas u vendos në Lushnje. Më 6.2.1960 i shkruan Komitetit Qendror se ai dhe
gruaja kishin ngelur pa punë e pa të ardhura, duke jetuar në një gjendje të
mjeruar. Jo vetëm kaq, por kish ngelur i ofenduar se sekretari i Komitetit
Ekzekutiv të Lushnjës e kish pritur keq dhe i kish thënë që për t’u ushqyer t’i
shkruante babait të vet në Jugosllavi t’i sillte para. Historitë e keqtrajtimit
të shqiptarëve të Kosovës nuk kishin fund.