Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Le të qorrohet, është kosovar"

| E hene, 02.08.2021, 05:36 PM |


Ukë Selimi, nga fshati Rakoc i Gjakovës, “emigrant jugosllav” me banim në Seman, i shkruan Enver Hoxhës më 10.1.1960. Pasi thotë se ishte “veteran lufte”, se ishte i sëmurë nga sytë, kërkon të mjekohet sepse ishte në gjendje serioze e mund të humbte shikimin. Në shënimet e brendshme, drejtori i Drejtorisë së Organeve Administrative, Llazi Stratobërdha, shkruan se i përmenduri ishte vizituar një herë në Vlorë dhe nuk kishte më nevojë të vizitohej. Për këtë arsye mendonte që mos t’i kthehej përgjigje. Stratobërdha bënte edhe rolin e mjekut këtë rast.