| E hene, 02.08.2021, 05:43 PM |
VETËM DITËLINDJE DO TË KESH
(Kushtuar
gazetares Zenepe Luka me rastin e ditëlindjes)
Nga
Fadile Skëndaj
Sa
vështirë në ditë të veçanta,
Të
kujtohet që duhet uruar,
Merr
celularin dhe ndalesh,
Dora
humb fuqinë për të shkruar.
Fjalët
mbesin të ngrira në gojë,
Çdo
gjë ngjan se u zhurit,
Ndoshta
në ëndërr do të shikoj,
T'ma
shërosh pak këtë shpirt!
Se
ti nuk ishe vetëm motër për mua,
Ishe
vatra, malli, butësia,
Humaniteti,
ngrohtësia,
Ishe
për ne dhuratë nga Perëndia.
U
rritëm bashkë në një shtëpi,
Motër
dhe shoqe ishe për mua,
Por
ti dalloje që fëmi,
Se
për farefis e shoqëri u bëre perëndi.
Më
mungon prehëri yt,
Ku
kokën kam mbështet,
Kur
qanim të dyja për nënën,
E
kisha shumë më të lehtë.
Me
ikjen tënde si të pajtohem?!
Oh,
sa më dhemb ky shpirt,
Por,
krenari e të gjithe brezave do të mbetesh,
SE
SI TY NUK KA TË DYTË!