E shtune, 25.09.2021, 07:22 PM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Vaksinohuni!

E diele, 01.08.2021, 05:00 PM


Arbana Xharra:

Dy femijet e mi Andi 16 edhe Arti 12 vjec, dje e kane marre vaksinen Pfizer. Ne rrethana normale nuk ka nevoj me kallxu qe i ke vaksinu femijet e as veten, por tu pa numer te madh te miqve madje edhe familjareve te moshave te ndryshme edhe ata mbi 40 vjec qe hezitojne me u vaksinu, po du me nda me juve eksperiencen tone me Covid dhe tash vaksinimin.

Kah fundi i vitit te kalum kam pas me udhetu jashte shtetit edhe pa asnje simptom me dul qe e kam Coronen. Mendja nisi me hi “n’valle”; s’koka sen ky virus, ose ma kane bo gabim testin, ndoshta ata qe po vdesin kane semundje tjera….Ne Janar te ketij viti, une bashke me Andin, djalin tim te madh jemi infektu me virus, une per here te dyte. Mundem me iu thene qe se mbaj veten ne mend qe kam qene me smut ne vitet e fundit. Temperature, dhimbje te trupit, gjoksit…Andi edhe pse femije, ka qene shume smut, madje nja dy dite ka pase problem me dhimbje te madhe te gjoksit.

Tane kohen sikurse secili prej jush, kemi lexu e marre lajme te ndryshme; ato me konspiracione por edhe informata me fakte shkencore, megjithate mendja gjithmone eshte e prirur me u terheq prej lajmeve qe nxisin konspiracione. Une personalisht kam pase dyshime a me u vaksinu a jo, tu thane “hajt se edhe ashtu e pata Coronen e shpetova, po pres edhe naj dite”. Une e fundit ne familje jam vaksinu.

Tash mendoni cili prind e rrezikon femije e vet, e nese vaksinohen 16 e 12 vjecaret si puna e Andit edhe e Artit, cka kane 40, 50, 60 vjecaret qe tuten? Versioni Delta nuk eshte hajgare. Po, eshte e vertet qe edhe pasi po vaksinohen njerezit po e marrin virusin, por as nuk kane simptome e as nuk te mbyt virusi kur je i vaksinum. Nje mik i imi, mjek amerikan i vaksinum e ka marre versionin e fundit te virusit Delta, edhe me tha; “ky version eshte edhe me i rrezikshem vaksionoj femijet mos rreziko sepse kush eshte i vaksinum eshte me i mbrojtun”. Edhe une po ju them juve qe besoni ne konspiracioni; a mendoni qe Amerika e rrezikon popullesine e saj me vaksine te pasigurt? Vaksinohuni!

https://www.facebook.com/axharra



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora