E merkure, 24.04.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore

E enjte, 04.12.2008, 07:18 PM


Botohet historia dhe lista e partizanëve të batalionit "Çamëria"     

 

Nga Armand JONUZI, Erion HABILAJ

 

Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t'u çliruar nga pushtuesit. Çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre "Çamëria", i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta "Tirana Observer" boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit "Çamëria".

 

Krijimi i çetës Çame

 

Fillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.

Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake.

Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t'u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.

 

Lufta për çlirimin e Konispolit

 

Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, "Çamëria", komandant i saj ishte Haki Rushiti.

Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni "Çamëria" nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së Çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin "Çamëria", e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. Çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në Çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t'i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli.

Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni "Çamëria" nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit "Çamëria" do të drejtonte luftën kundër nazistëve.

 

Çamët dhe politika greke

 

Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar.

Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t'i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni "Çamëria" ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t'u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit "Çamëria", ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme.

Tashmë batalioni "Çamëria" kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve.

Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni "Çamëria" mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve.

 

Betejat e çamëve për çlirimin e Libohovës dhe Konispolit

 

Batalioni “Çamëria” ishte i pari që u krijua në zonën e Gjirokastrës. Ata luftuan heroikisht dhe arritën të çlironin një pjesë të konsiderueshme të zonës së Jugut të vendit, përfshi Libohovën, Konispolin apo zona të tjera përreth. Por batalionit çam, përveç luftës kundër nazi-fashistëve i duhej të ndeshej edhe me forcat shovinistë greke për të mbrojtur popullsinë çame.

 

Lufta për çlirimin e Libohovës

 

Porosia që sulmi mbi Libohovë të bëhej në fshehtësinë më të madhe në befasi dhe me forca të përqendruara, duke i goditur forcat kundërshtare në një kohë në të gjitha drejtimet, duke bashkëvepruar më së miri me të gjitha forcat që do të merrnin pjesë në këtë sulm. Për realizimin sa më të mirë dhe të zhvillimit me sukses të plotë të sulmit mbi Libohovë, në 13 nëntor 1943, komanda e Grupit të Katërt “Çamëria” me anën e një letre të firmosur nga komisari politik, Mustafa Matohiti, i dërgonte disa udhëzime komandës së batalionit “Misto Mame”. Për arritjen e suksesit me humbje sa më të pakta dhe në një kohë sa më të shkurtër, komanda e batalionit dhe ato të çetave i kushtuan një sukses të veçantë përgatitjes dhe zhvillimit të sulmit për pushtimin e qytetit. Fuqia sulmuese e forcave partizane ishte sa e rrufeshme, aq edhe kompakte dhe organizuar në të gjitha drejtimet.

 

Emrat e partizaneve

 

 1. Abedin Nexhipi 2. Alizot Shahini 3. Arshi Hajro 4. Abdyl Sali 5. Abas Memushi 6. Adif Veliu 7. Abdil Çuçi 8. Asllan Duduni 9. Arif Boxha 10. Adem Sheme 11. Alush Shorri 12. Alush Kuçuku 13. Ajet Sulejmani 14. Afro Shapllo 15. Agim Çuçi 16. Ajet Shehu 17. Adif Vejzati 18. Asllan Kapllani 19. Asqeri Iljazi 20. Avdul Mero 21. Avdul Malo 22. Astrit Muderizi 23. Afro Buguca 24. Alush Shabani 25. Ahmet Sako 26. Ali Laze 27. Aqif Kola 28. Afro Stillo 29. Abas Buduni 30. Afro Abazi 31. Alush Mirto 32. Asllan Kondo 33. Asef Tare 34. Ali Domi 35. Asllan Axhiu 36. Avni Buxheli 37. Asllan Ibrahimi 38. Astrit Kallapodhi 39. Amali Neziri 40. Alush Shahini 41. Asllan Kelmezo 42. Ali Dalani 43. Aqif Gozhida 44. Azem Gjoni 45. Ali Mushi 46. Adile Demi 47. Abas Rumani 48. Abas Ademi 49. Alush Bineri 50. Avdul Ibrahimi 51. Ali Ruahni 52. Antonio Moreti 53. Bajram Cene 54. Bido Sejko 55. Ballkeze Demi 56. Braho Beci 57. Braho Karahasani 58. Bastri Xhelali 59. Beqir Balani 60. Beqo Lame 61. Balil Korro 62. Bardhosh Avdyli 63. Braho Beqja 64. Braho Gozhida 65. Besnik Boebari 66. Beqir Bukuri 67. Bashkim Qilimi 68. Bido Muharremi 69. Brahim Munga 70. Bajram Çaushi 71. Brahim Dauti 72. Bektash Hoxha 73. Ballko Hoxha 74. Baho Dahri 75. Ballko Haxhia 76. Bandiri Berberi 77. Baftjar Dizdari 78. Bexhet Hajno 79. Bajram Haxhia 80. Braho Mihe 81. Bajram Sinoimeri 82. Brodum Broduri 83. Dervish Dojaka 84. Dilaver Poçi 85. Damin Korro 86. Daut Barini 87. Dilaver Taka 88. Daut Mizani 89. Dule Bakullati 90. Daut Sulejmani 91. Duro Idrizi 92. Dine Muho 93. Dine Mano 94. Dalan Malo 95. Dule Avdulla 96. Dallandyshe Tafani 97. Dervish Hoxha 98. Drita Buxheli 99. Dwshira Ksena 100. Drita Zejnati 101. Dhimitwr Kanaçi 102. Dhimo Aleksi 103. Çobo Veizi 104. Enver Bani 105. Emin Cenaj 106. Elmas Veledini 107. Emin Hajta 108. Esma XHaferi 109. Emin Sejko 110. Eleni Zoto 111. Elmas Çomani 112. Emin Kuçuku 113. Eleni Projani 114. Edip Çuçi 115. Faik Beiri 116. Faik Hoxha 117. Fatiri Shehu 118. Fadil Meleqi 119. Faik Korça 120. Faik Shehu 121. Fane Shiko 122. Fatbardha Minxalli 123. Faik Vulo 124. Fadi Aliu 125. Fatiri Sferi 126. Fadil Dibra 127. Fejzi Tofllari 128. Fejzo Dishati 129. Fejzo Kuçuku 130. Fejzo Beci 131. Ferik Çarçani 132. Ferus Sejkati 133. Filip Karkashiha 134. Feta Muskaj 135. Ferik Çano 136. Fuat Beqo 137. Fuat Tartari 138. Fiko Serjani 139. Fiko Murati 140. Fejzo Xheko 141. Fuat Muho 142. Faik Shuaipi 143. Fadil Çuçi 144. Fiqiret Shehu 145. Fane Kajo 146. Fatush Kseno 147. Fuat Sadushi 148. Feim Hanko 149. Feim Memko 150. Fuat Muderizi 151. Fatbardha Laze 152. Fiqret Rushiti 153. Gani Rupi 154. Guri Nizafi 155. Gani Rugji 156. Gaqo Lula 157. Gani Shehu 158. Gani Korro 159. Gani Nivica 160. Gjusho Çaushi 161. Gjulie Demi 162. Haxhi Shkushi 163. Haxhi Murati 164. Haxh Halimi 165. Haki Rushiti 166. Hasan Mero 167. Hasan Taka 168. Hekuran Lamçe 169. Halil Munga 170. Hajri Dino 171. Halil Shehu 172. Haxhi Kokoçaj 173. Haxhi Sejko 174. Halil Mehmeti 175. Hanushe Hajno 176. Heto Hania 177. Hafus Shushi 178. Haki Jupe 179. Halit Selamani 180. Hamit Bilali 181. Halim Temo 182. Hasim Muderizi 183. Hasan Qerko 184. Hasan Çeço 185. Haki Çaushi 186. Haxhi Veizi 187. Hasan Bolena 188. Haxhi Baçe 189. Haxhi Shushi 190. Hava Kamberi 191. Hysen Veliu 192. Hamdi Peçi 193. Hamdi Meçe 194. Hetem Habarapi 195. Hysen Ahmeti 196. Halil Çaka 197. Haxhi Aliu 198. Haki Rumani 199. Haki Rizaj 200. Hakim Meçaj *** 1. Hajro malo 2. Haxhi Goro 3. Hasan Neziri 4. Hazbi Korro 5. Hysen Hoxhati 6. Hysen Veledini 7. Hetem Musaj 8. Halit Mehmeti 9. Hajri Mane 10. Hajri Korro 11. Haxhi Sulo 12. Hysen Hyserri 13. Hasan Tahiraj 14. Haki Tare 15. Hekuran Lamçe 16. Hysen Ahmeti 17. Huso Sejko 18. Hysen Kola 19. Hyso Luzaj 20. Ibrahim Halluni 21. Ibrahim Braho 22. Ibrahim Hoxha 23. Ismail Tatnori 24. Ismail Ismaili 25. Ismail Shemo 26. Idris Lapo 27. Ilmi Rumani 28. Idris Bajo 29. Idris Rushiti 30. Izet Kondo 31. Izet Shaqiri 32. Izet Osmani 33. Ibrahim Binozi 34. Ismail Dalani 35. Idris Murati 36. Isuf Isufi 37. Ismail Munga 38. Idris Shimo 39. Inajete Milica 40. Idris Muço 41. Isuf Bukuri 42. Ilia Nasho 43. Ildize Zajo 44. Ismail Zepreli 45. Ismail Sali 46. Ismail Halili 47. Irfan Sejko 48. Iljaz Ibrahimi 49. Iljas Ahmeti 50. Ismail Zeneli 51. Ivzi Shehu 52. Ismail Godo 53. Ismail Xhaferi 54. Ismail Selmani 55. Ili Danga 56. Jakup Sadedini 57. Jonus Kuçuku 58. Jonus Haruni 59. Jonus Tartari 60. Jakup Nuda 61. Jani Koro 62. Jorgo Gumeni 63. Jasin Hajta 64. Jasin Zejno 65. Koço Rubi 66. Gain tartari 67. Kamber Collari 68. Kaso Kasemi 69. Kosta Deli 70. Kalo Vjeri 71. Kosta Diamandi 72. Kadri Selimi 73. Kamber Haxhiu 74. Kalo Arapi 75. Koço Konduri 76. Kudret Mukaj 77. Kudrete Karagjozi 78. Kaso Asefi 79. Kadri Lame 80. Kiço Tashi 81. Kasëm Demi 82. Kadri Aliu 83. Kadri Birçe 84. Kaso Bakullati 85. Kaso Shaqiri 86. Kadri Bukri 87. Kalem Buxhaku 88. Kujtim Drashovica 89. Kudret Muka 90. Kupe Hasani 91. Kaso Kaleshi 92. Kaso Shehu 93. Lufti Dalani 94. Lejla Malo 95. Lahe Basha 96. Lame Hamzaj 97. Leonidha Deli 98. Lole Cero 99. Lefter Talo 100. Lole Xharo 101. Lufti Basho 102. Levend Gjoni 103. Luto Demçe 104. Ligor Aleksi 105. Lulushe Malo 106. Lesko Tamo 107. Lejla Malo 108. Laze Hoxha 109. Gjon Gjonaj 110. Gjolek Alizoti 111. Mitat Murati 112. Mustafa Aliu 113. Mustafa Xhallari 114. Mehmet Agushi 115. Myfit Elmazi 116. Myrvete Çuçi 117. Mehmet Sula 118. Mersin Beqiri 119. Maliq Tena 120. Mehmet Bejdo 121. Mehmet Kaso 122. Myslim Beqo 123. Mehmet Kareçi 124. Nurfo Malo 125. Mejdi Ali 126. Murat Huma 127. Merjeme Mustafaj 128. Myfit Murto 129. Mejdi Dengeri 130. Muho Kareçi 131. Muho Idrizi 132. Mufti Hysi 133. Malo Zeqiraj 134. Mufti Sejko 135. Mustafa Galbaqi 136. Mustafa Beqo 137. Mehmet Osmani 138. Mero Plaku 139. Mushir Plaku 140. Mejdi Bylishi 141. Manxhar Shino 142. Magrip Mehmeti 143. Mufit Mushi 144. Mehmet demi 145. Muharrem Demi 146. Mufti Dino 147. Myrteza Malo 148. Mahir Ballaci 149. Muhedin Hajro 150. Malo Malaj 151. Muharrem Bilali 152. Muharrem Dushi 153. Muharrem Muho 154. Mustafa Rumani 155. Militiadh Papa 156. Mukadeze Taka 157. Muço Dalani 158. Ballkëze Demi 159. Murat Runo 160. Muharrem Nuredini 161. Majko Nustreti 162. Malo Kaleshi 163. Mazar Shehu 164. Madan Gura 165. Merço Bilbili 166. Myfit Musaraj 167. Mero Sejdo 168. Mehmet Pepeto 169. Makbule Huda 170. Manxhar Shino 171. Maze Levendi 172. Myfit Shena 173. Meto Xhafa 174. Murat Pasho 175. Muho Idrizi 176. Muharrem Rrapaj 177. Mehmet Nexhipi 178. Muhamet Qamili 179. Mestaj Jaupi 180. Mehmet Duka 181. Mero Polo 182. Namik Gaçi 183. Nustre Vuriku 184. Neshat Jaho 185. Nasip Dervishaj 186. Neki Zano 187. Niko Merxhani 188. Nuri Nuri 189. Nimet Rushiti 190. Niko Çami 191. Neshat Abazi 192. Nebahete Shehu 193. Nedrete Kaçi 194. Namik Laze 195. Nase Mici 196. Nevruz Haxhiu 197. Neim Hyseni 198. Neki Rexho 199. Nexhip Ahmeti 200. Nexhip Baçe 201. Neshat Kondo 202. Nazmi Taho 203. Nesibe Kseno 204. Nustret Dine 205. Nijazi Arapi 206. Niko Cero 207. Nebi Dule 208. Neshat Demi 209. Nuri Malo 210. Niqi Bashari 211. Naxhie Hyseni 212. Neki Hajdini 213. Namik Shehu 214. Nexhmudin Kasëmi 215. Osman Arapaj 216. Osman Rexhaj 217. Osman Plaku 218. Osman Baçi 219. Petrit Metushi 220. Petrit Ibrahimi 221. Petrit Taka 222. Petro Kosta 223. Polo Bezhani 224. Petrit Islami 225. Pipi Mitorjorgji 226. Pëllumb Bajo 227. Pëllumb Lato 228. Petro Zhupa 229. Petrit Demi 230. Petrit Ramo 231. Pteref Brahimaj 232. Ptreef Haxhiu 233. Pelivan Iljazi 234. Pajtim Abedini 235. Pajtim Haxhia 236. Petref Baka 237. Pandeli Boçari 238. Qerim Shaqiri 239. Qazim Demi 240. Qamil Tamo 241. Qirjako Dhroso 242. Qamil Kareçi 243. Qamil Budini 244. Qerim Sulejmani 245. Qani Avduli 246. Qemal Kuçuku 247. Qemal Muço 248. Qerim Hoxha 249. Qibare Minxalli 250. Qani Memushi 251. Qerim Cukaj 252. Qazim Kondi 253. Qebir Aliu 254. Rexho Huso 255. Rexho Plaku 256. Rushan Saliu 257. Riza Rustemi 258. Rako Rakipi 259. Rauf Iljazi 260. Refit Kase 261. Refit Laze 262. Ruhan Zeneli 263. Ramadan Muzo 264. Resim Bedo 265. Ramadan Zejno 266. Ramadan Veli 267. Riza Beqo 268. Resul Shaqiri 269. Rapo Zejnati 270. Ramadan Laze 271. Rait Bajo 272. Refo Bakiri 273. Rait Neziri 274. Rexhep Çami 275. Remzi Tare 276. Refik Merxhani 277. Rexhep Gjoleka 278. Reshat Jaho 279. Rexhep Gjriti 280. Rezie Kallarati 281. Ramadan Çumani 282. Ramadan Husi 283. Resul Harifi 284. Rexhep Ademi 285. Rexhep Baçe 286. Refat Murtaj 287. Rexhep Kapllani 288. Razo Shero 289. Rexhep Isufi 290. Resul Nasipi 291. Ramadan Pusia 292. Rexhep Shero 293. Ramadan Baçe 294. Refat Ademi 295. Remzi Toso 296. Rexhep Taqe 297. Sami Murati 298. Sali Sherifi 299. Safet Pashako 300. Sami Alushi 301. Sami shaqiri 302. Sami Bella 303. Saliko Goro 304. Sami Sejnati 305. Sako Pasho 306. Sako Pasho 307. Saim Mezini 308. Sami Morta 309. Safet Ahmeti 310. Safet Beqiri 311. Safete Bukali 312. Sadik Sulo 313. Sami Tushe 314. Sami Bejdo 315. Sali dalani 316. Sejko Ademi 317. Sejdi Kondi 318. Sotir Loli 319. Sefer Murko 320. Sulejman Banko 321. Sefer Bajo 322. Sete Faslliu 323. Skender Guga 324. Selim Islami 325. Skender Demi 326. Skender Taka 327. Skender Shehu 328. Selman Xhallari 329. Sulo Lame 330. Sete Mazlliu 331. Sefer Arapi 332. Sulo Beko 333. Sulo Muho 334. Sulo Hoxha 335. Selfo Hoxha 336. Set Gaçi 337. Sotir Deliu 338. Selfo Abedini 339. Skender Shushi 340. Skender velo 341. Selim Menja 342. Surja Beqiri 343. Selim Saladini 344. Sejdi Volka 345. Sejko Abedini 346. Seit Ademi 347. Syrja Malo 348. Selfo Sheme 349. Sami Buxheli 350. Selam Veliu 351. Sulo Veshi 352. Sadete Bukali 353. Selamn Hajdini 354. Sefer Habili 355. Sulejman Osmani 356. Shaban Osmani 357. Shaqir Boçi 358. Shaqir Shero 359. Shaban Rustemi 360. Shaqir Veliu 361. Shaqir Myrto 362. Shaqe Çalçare 363. Shaqir Bajrami 364. Shaqir Shaqiri 365. Shahin Shero 366. Shaban Keku 367. Shaban Lame 368. Shaban Peshtani 369. Shefqet Sulejmani 370. Shefqet Mema 371. Shpresa Kseno 372. Shefqet Bejdo 373. Shyqyri Muço 374. Shiqe Brahimi 375. Shero Shuaipi 376. Sheme Muka 377. Sheme Beqiri 378. Sheriff Qazimi 379. Shuaip Rushiti 380. Shuaip Beko 381. Sheme Mekaj 382. Shefqet Shkurti 383. Shefqet Mushi 384. Shefqet Bilushi 385. Tahir Korro 386. Tajar Ramo 387. Tahir Korro 388. Tahir Hoxha 389. Taip Kareçi 390. Taho Sejko 391. Tahir Demi 392. Taip Musaj 393. Taip Kercelli 394. Telo Plaku 395. Teki Lame 396. Telha Demçe 397. Teme Sejko 398. Teme Pulo 399. Teme Hako 400. Tefik Korro 401. Tefik Korro 402. Telha Kupe 403. Thoma Lula 404. Thoma Xhixho 405. Thelleza Mastori 406. Urani Bari 407. Ulvi Lulo 408. Vango Mitrojorgji 409. Vazilete Ibrahimi 410. Veliko Rexho 411. Veliko Rexho 412. Veip Mushi 413. Vangjel Koloj 414. Veis Bajo 415. Vere Godo 416. Veip Demi 417. Veli Myrtaj 418. Veledin Kuçuku 419. Veip Huso 420. Veli Ramadani 421. Vessel Husaj 422. Xhavit Cane 423. Xhevdet Malo 424. Xhevdet Malo 425. Xhevdet Shabani 426. Xhevdet Lutfi 427. Xhenis Zeneli 428. Xhafer Xhaferi 429. Xhevit Islami 430. Xhevit Dalle 431. Xhevit Ibrahimi 432. Xhemal Meme 433. Xhemal Maze 434. Xhevdet Maze 435. Xhafer Arapi 436. Xhezo Gjika 437. Xhezo Dauti 438. Xhemal Dauti 439. Xhemal Muderizi 440. Xhafer Begdashi 441. Xhafer Avdullai 442. Xhafer Ahmeti 4 43. Xhelal Shaqiri 444. Xhemal Shene 445. Xhemo Muho 446. Iliver Maliqi 447. Zihni Shaqiri 448. Zalo Goxhaj 449. Zane Leko 450. Zaim Mezini 451. Ziver Rushiti 452. Zanel Baho 453. Zeliha Dojaka 454 Ziver Qilimi 455. Zane Bolena 456. Zaim Arapi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora