E merkure, 24.04.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Masakra e 4 shkurtit, dy dëshmitë sekrete për Xhaferr Devën

E enjte, 04.12.2008, 06:04 PM


Për herë të parë dokumentet e plota mbi viktimat e masakrës së gjermanëve dhe Xhaferr Devës, pas atentatit në Tiranë ndaj nipit të tij tregtar

 

Nga Astrit Jegeni

 

Vazhdimisht vrasjet masive të kryera nën pushtetin e urrejtjes e hakmarrjes, mbartin në kohë dhimbje pa fund dhe ndjenja e hakmarjes dhe e shpagimit nuk shuhet kurrë.Fatkeqësisht politika këto data të zeza i ka manipuluar për interesat e saja të pa arsyeshme e vulgare.Ne shqiptarët në këto 50-60 vjet kemi disa shembuj të tillë vrasjesh masive të tipit "ndëshkimor" të bëra në situata të tensionuara politike si "4 shkurti 1944" "Bomba e ambasadës sovjetike", "Vrasjet e Shefqet Peçit në Lumë të Kukësit" etj. Duke i bërë publike shkaqet, motivet, personazhet që kanë marë pjesë në këto vrasje si viktimat ashtu dhe vrasësit besojmë se ndërgjegjësojmë njerzit dhe mundohemi ti japim mendësinë se këto vrasje masive në fund të fundit janë shprehje e një qytetërimi që s'ka vlerë dhe që ka nevojë të rishikojë vlerat e veta.Duke i shpjeguar këto gjarje larg pragmantizmit banal të politikës unë shpresoj se duke i ditur ngjarjet ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë do të ndërgjegjësojmë te qytetërimi ynë një logjik veprimi më të arsyshëm e më të kontrollueshëm. Në këtë mendësi po japim një studim për vrasjet e 4 shkurtit 1944.

 

4 Shkurti sipas gazetës "Bashkimi"

 

Që studimi jonë të marrë një përgjigje sa më e afërt me të vërtetën e kësaj ngjarje po citojmë pjesë nga gazeta "Bashkimi" që është në një farë mënyre hetim zyrtar për vrasjet e 4 shkurtit të vitit 1944 dhe që ne mendojmë që është i vetmi hetim që është bërë nga pushteti komunistët për këtë vrasje. Nga kontradiktat për të vërtetat që ka pjesa e parë e studimit me pjesën e dytë lexuesi do të ketë mundësi të nxjerri vetë përfundimet logjike e të drejtë për vrasjet e 4 shkurtit 1944. Theksoj se ndryshimi midis pjesës së parë të studimit tonë e pjesës së dytë është se pjesa e dytë është një hetim normal dhe ka bindëshmërinë tonë ndërsa pjesa e parë është një hetim gazetaresk dhe si e tillë përmban në thelbin e saj doza mosbesuse për këtë variant në disa element të rëndësishëm të kësaj ngjarje.

Në gazetën "Bashkimi" të datës 3-4-5 shkurt 1945 shkruhet një informacion e pasur për përkujtimin e "4 shkurtit 1944" e cilësuar nga historia komuniste si "Masakra e 4 shkurtit".Ne po citojmë pjesë nga kjo gazetë për të na ndriçuar mendjen për të vërtetën e kësaj dite vrasjesh.

Gazeta "Bashkimi" në datën 3.2.1945 në faqen e parë në fund djathtas me shkrim të theksuar jep këtë lajmërim si më poshtë." Ftohen familjet, far e fis, ose shokët, dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944 t'i njoftojë mbrënda ditës së sotme pranë Këshillit Nac.Çl. të Qytetit të Tiranës". Kjo ftesë e gazetës për qytetarët e Tiranës për të dhënë të dhëna është një tregues se poshteti komunist nuk din diçka të saktë rreth kësaj ngjarje, thjesht deri tani ajo e ka propaganduar këtë ngjarje nën efektet emocionale e tronditës që ka lënë kjo ditë te kryeqytetasit por që në të vërtetë nuk din as numrin e të vrarëve as shkaqet e as emrat e viktimave të kësaj dite. Thjesht dihet se janë bërë vrasje masive në Tiranë e pashembullt deri në atë ditë të luftës civile që është bërë në Shqipëri nga krahu kundërshtar i komunistave.Në një deklaratë të gjatë me titullin "për 4 shkurtin" të botuar në gazetën "Bashkimi" të firmosur nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare mbas kishte shumë fjalë për kujtimin e të vrarëve dhe për hakmarje që do të bënin komunistët shkruhej se janë vrarë rreth 80 vetë dhe po në këtë deklaratë jepen vetëm emrat e Todi Shkurtit, Vangjel Capen, Hasan Çeliku, dhe Mihal Koçi.Emra të tjerë kjo deklaratë e organit më të fuqishëm të Shqipërisë për kohën nuk përmend. Në shtypin shqiptar të kohës vazhdimisht është shkruar për këtë vrasje të 4 shkurtit me shifrat 104 ose 80 vetë.Shifra të cilat ne si vërtetojmë dot të dokumentuara, por as pushteti komunist nuk i ka vërtëtuar asnjëherë gjatë gjithë pushtetit të tij 45 vjeçar. Po në këtë gazetë ka disa artikuj për këtë eveniment të shkruajtur nga Sejfulla Malëshova por në fushën e emocioneve e përjetimeve dhe nuk ka asnji shifër të saktë, për të vrarët apo emrat e tyre. Një artikull tjetër emocional për kujtimin e 4 shkurtit të firmosur nga Demo Koti (besojmë se do jetë pseudonim) me titullin "Kush Mungon kush u vra" jepen këto emra si më poshtë të të vrarëve të 4 shkurtit 1944.Fadil Rada, Xhemal Sojli, Davi Koen, Sitki Çiço, Petro Prifti, Vasil Muzina, Gjergji Marangosi, Haki Huta, Dr.Pano, Emurdha Korra, Mihal Jani Koça, Rag.Ravesi, Sulejman Vrapi, Sokrat Tako, Ramiz Treni, Vangjel Cako, Harrito Harrito, Ali Visha, Mina Toma, Todi Shkurti, Gjergj Legisi, Islam Halla, Shyqëri Grablleshi, Hasan Rexhepi, Dhimitër Thoma. Në këtë listë që shkruan gazeta janë gjithsej 25 njerëz të vrarë dhe të pa përcaktuar si kombësi. Në një vënd të dukshëm të gazetës Bashkimi të datën 4.2.1945 është botuar një listë e cila është e vetmja dokument që hedh dritë mbi emrat e të vrarëve me një seriozitet të pranueshëm.

 

Po e riprodhojmë artikullin si më poshtë:

 

"Martirët e 4 shkurtit 1944"

Xhemal Sojli, Sitki Çiço, Vasil Muzina, Haki Huta, Maliq Huta, Mihal Jani Koço, Sulejman Vrapi, Prof.Ramiz Treni, Vangjel Capo, Harito Harito, Ali Visha, Mina Thoma, Todi Shkurti, Fadil Rada, Gjergj Legisi, italian i pa indetifikuar, Islam Alla, Hasan Rexhep Çeliku, Emurlla Kora, Sokrat Tako, Ragioner Ravesi (italian), Jorgji Marangosi (Malazes) ekzekutuar e vrarë te ura e Lanës, katër puntorë të pa indetifikuar, para Sahatit, Italiani i ekzekutuar të Kodra e Kuqe, i pa indetifikuar, Tre malazes të nxjerrë nga burgu dhe të ekzekutuar në Kodrën e Kuqe më 4 shkurt, David Koen (nënshtetas Jugosllav), Dr.Stefan Pano, dy puntorë të pa inditifikuar (vrarë përpara xhamisë së Met Firës), Petro Prifti, Tre të vrarë në rrugën e Pishës dhe të pa indetifikuar, Dhimitër Thoma, Shyqri Grëblleshi, Viçenzo Apel dhe nji tjetër i pa indetifikuar. Nji tjetër i pa indetifikuar vrarë në Rr. e Dibrës kundrejt dyqanit të Dabëtaku. Një tjetër i pa indetifikuar, vrarë para xhamisë E'them Bej.

Shkrimi nuk ka autor.

Nga materialet e propaganduar për "4 shkurtit" gjër tani vetëm këto emra janë deklaruar në shtypin Shqiptar. Mendoj se ky është materiali i vetëm I shkruar që kemi e që mund të jetë marë seriozisht me këtë ngjarje e që mundohet të japë të vërtetën në formën e një liste të emrave që janë vrarë në këtë ditë. Në këtë shkrim janë dhënë gjithësej emrat 44 të vrarëve të cilët i kemi renditur si më poshtë.

23 njerëz kanë emrat e tyre dhe janë të kombësisë Shqiptare.

2 njerëz kanë emrat e tyre dhe janë të kombësisë Italiane.

2 njerëz i kombësisë Italiane i pa indetifikuar

1 njëri i kombësisë Malazese me emrin e tij.

3 njerëz të kombësisë Malazese të pa indetifikuar.

1 njëri i kombësisë Jugollave me emrin e tij.

6 njerëz të indetifikuar me emërimin Puntor

6 njerëz të vrarë por të pa indetifikuar

Kjo listë që është botuar në gazetën "Bashkimi" len shteg për shumë hamendësira për vertetësinë e saj, sepse është produkt i një gazetari dhe jo punë profesionale të organit kopetent. Dhe për ta argumentuar këtë që shkruam më lartë po ju japim një shkrim tjetër të po kësaj gazete e cila në një farë mënyre është tregues e mosprofesionializmit të autorit të kësaj ngjarje. Një artikull në gazetën "Bashkimi" ditën e premte datë 9.2.1945 në faqen 3 në krahun e djathtë lart është botuar një artikull me titull - "2 heronj martirë të 4 shkurtit".

Po citojmë pjesë nga ky shkrim -.... Mot moti ma parë, me 9 fruer 1944, vdisnin nën tortura në duart e xhelatëve të popullit Ali Visha dhe Lake Sula. Të arestue natën e 4 shkurtit ata u çuan në burgun pranë Gjimnazit dhe natën e 9 shkurtit, nga ora 11.30 u morën në pytje në Ministrinë e Mbrëndëshme.

Në këtë shkrim na del se Ali Visha nuk është vrarë në 4 shkurt por në 9 shkurt. Duke lexuar këto materiale dokumentare për vrasjet e 4 shkurtit 1944 të cilat kanë një konflikt jo te ngjarja se kjo është e pa diskutushme por te motivi dhe numri i të vrarëve besoj se kam dhënë një shpjegim të afërt me të vërtetën e kësaj dite lufte që është propoganduar shumë emocialisht nga propoganda.

Po në këtë gazëtë pra "Bashkimi" është botuar ky fonogram si më poshtë.

Fonogram Dore.

Nr.271.Dt.28.2.1944

Prokurorisë së Shtetit

Komandës Rrethit të Mbrëndshëm

Tiranë

Patrolla na lajmëron se në Rrugën Ali Pash Parga (Rruga e Kusit) rajon i kësaj zone komande, janë gjetë të vramë 4 persona të pa indetifikuem. Jemi duke hetue mënyrën e vrasjes. Përfundimi njoftohet ma vonë.

Komandanti i Zonës. Gjindarmërisë Dajti

N./Toger Mero Bado

Po për këtë ngjarje në gazetën "Bashkimi" është shkruar ky reportazh si më poshtë. Pjesë nga raportazhi i gazetës "Bashkimi" dt. 28. 2. 1945

Pas 4 shkurtit, 28 shkurti 1944, krime pas krimesh, masakra pas masakrash. Ndaj të gdhirë 4 kufoma u gjendën në rrugën e "Kusit" Ishin trupat e njomë të Trojan Pekmezit, Skënder Kosturit, Gjergj Frashërit dhe Viktor Gjokrecit...

Ishte në interesin e këtij shkrimi që të studjonim dekumentacionin Gjerman të luftës për këtë peridhë kohore për të dhënë sa më të plotë panoramën e kësaj ngjarje. Dokumentat gjermane e kësaj peridhe e përshkruajnë këtë ngjarje si një dukuri normale në një situatë lufte me një përshkrim të thatë e të saktë.

I Deleguari Special Për Juglindjen,

Nojbaheri

Ministrisë Së Punëve Të Jashtëme

Telegram i Shifruar Beograd, më 17 shkurt 1944

Nr. 358

I deleguari special për Juglindjen

Shqipëri

Edhe për mjetet e informimit.

Situata në Shqipëri edhe më tej mund të konsiderohet e volitëshme. Shkatarrimi i bandave komuniste po vazhdon edhe më tej. Në vet qytetin e Tiranës, me aksione të vrazhdëta të pastrimit nga ana e forcave nacionale, është shkatarruar aparati partiak komunist. Qeveria po fiton hapsirë, po jetësohet formimi i policisë dhe i xhandarmërisë, me ç'gjë po trasohet konsolidimi i mëtejmë.

Nojbaheri

 

Dokumente të Institucioneve Gjermane për Historinë Shqiptare 1941-1944 Faqe 187. Dr. Hakif Bajrami

 

Po për këtë ngjarje po japim rrëfimet e dy njerzëve që kanë qenë aktiv në politikën Shqiptare të kohës dhe mjaft të besushëm në rrefimet e tyre për vetë formimin e tyre personal dhe fuksionet që ata kanë pasur në atë kohë të turbullt politike për Shqipërinë

 

Rrëfime për vrasjet e 4 Shkurti të vitit 1944

 

Ky shkrim është bazuar në rrëfimet e Zotit Isuf Shaban Deva i cili ka qenë me funksionin e sekretarit të Xhafer Devës Ministër i Mbrëndshem i Qeverisë se Rexhep Mitrovicës. Dosja Nr.2064/A( Arkivi i Ministrise se Brend-shme)

Pak ditë mbas kapitullimit të Italisë, Xhafer Deva ndodhej në Prizeren ku më thërret dhe mua. Unë shkova në Prizeren së bashku me një delegacion prej Mitrovice, Vuçiterne, Peje dhe vendeve të tjera të Kosmetit (Kosovë e Metohi). Në Prizeren u themelua Lidhja e Dytë e Prizerenit. Në krye të Lidhjes së Dytë të Prizerenit ishin Bedri Pejani, Xhafer Deva, Profesor Mark Gjini etj. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Bedri Pejani.

Lidhja e dytë e Prizerenit kishte karakter politik.Ajo synonte në organizimin administrativ të Kosmetit, bashkimin e forcave të armatosura dhe së bashku me gjermanët me rrujte ketë vend. Armiku kryesor i Kosovës në ketë kohë ishin çetnikët serbë dhe komunistët.

Unë Isuf Deva kamë qenë Sekretar i Lidhjes së Dytë me kuptimin e Administratorit. Në këtë kohë në Tiranë formohet Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva merr funksionin e Ministrit të Brëndshëm. Xhafer Deva vjen në Tiranë së bashku me Masar Sopotin, Beqir Malokun, dhe Bedri Pejanin i shoqëruar nga njerzit e tij besnik si Tefik Bekteshi nga Mitrovica Gani Ibrahimi nga Mitrovica, Nexhip Musa nga Mitrovica, Rram Tutica nga Pazari i Ri, Riza Korashi nga Gjakova, Rexhep Budakova nga Prizereni.

Këta kanë qenë antarë të Regjimentit "Kosova" dhe na informonin për qëndrimet politike të popullsisë të Tiranës. Gjithashtu na jepnin listat emërore të familjeve dhe personave të lidhur me Levizjen Nacional Çlirimtare. Mua Xhafer Deva me thërret nga Kosova dhe me cakton sekretarin e tij privat

Në datën 3 Shkurt 1944 komunistët i bëjnë antentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimi i cili kishte ardhur në Tiranë për punë dhe nuk merrej me politikë. Me rastin e antentatit që ju bë nipit të Xhafer Devës në Hotel Dajti u mblodhën së bashku, Tahir Kolgjini, Hysni Dema, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka, Xhelal Mitrovica, Rrok Nallbani, Mato Murati, Beqir Maloku dhe mandej kur vdiq nipi i Xhafer Devës ( Fahri Ibrahimi u plagos randë dhe vdiq mbas pak kohe në spital) këta erdhën në shtëpinë e Xhafer Devës nga ora 19 për ngushëllim. Ishte disa orë para mesnatës së 4 Shkurtit të vitit 1944 kur u përpiluan listat e familjeve e personave te Nacional Çlirimtares mbi të cilin do të binte hakmarrja e terrori. Si u vendos përfundimisht lista në shtëpinë e Xhafer Devës këta u ngritën dhe shkuan në Ministrinë e Mbrëndëshme, unë shkova në shtëpi.

 

Lista e njerzëve ka dalë nga Arkivat e Xhafer Devës.

 

Në orën 22, 30 të kësaj nate me thërret Xhafer Deva në Ministri ku dhe shkova. Në zyrën e Xhafer Devës erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva me urdhëroi që të shkoja te Qazim Mulleti i cili me caktoi sektorët e veprimit për hakmarje, mbaj mend se për këtë natë kishim në dispozicjon për të vepruar 200 deri 300 vetë të armatosur të cilët bëheshin nga Regjimenti "Kosova", të Xhandarmërisë dhe elementa besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj.të cilët u ndanë në vende të ndryeshme. Drejtimet që duhej të mernin i dhanë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti, me vete, grupet e armatosura kishin të gatshëm listat e njerzëve që do arrestoheshin. Në këtë terror u arestuan 320 vetë të cilët qëndronin pranë Ministrisë së Mbrëndëshme nëper burgjet e saj. Përgjegjës për kontrollin dhe arrestimet kanë qenë këta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica, Ibrahim Murati nga Mitrovica. Pushkatimi i këtyre filloi në orën 1 mbas mes nate dhe nëpër rrugët e lagjeve të ndryeshme për qëllim paniku nëpër elementë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Viktimat e këtij terrori u lanë nëpër rrugët e qytetit deri në mbrëmjen e 4 Shkurtit.Në 4 Shkurt unë kam marë vesh se janë vrarë rreth 80 vetë e mbi 200 të tjerë u arrestuan e u burgosën. Si është bërë terrori neve nuk kemi bërë ndonjë mbledhje për të bërë ndonjë llogari mbi veprimtarinë që ishte bërë. Nga të gjithë ata që kanë vrarë më tepër në terrorin e 4 Shkurtit ka qenë Xhelal Staravecka, por sa ka vrarë nuk ma kanë thanë. Mbas kryerjes së terrorit të 4 Shkurtit midis Qeverisë Mitrovica e Ministrit të Mbrëndëshme Xhafer Deva lindën kontradikta, qeveritarë të ndryeshëm të kësaj qeverie e kritikonin aktin e 4 Shkurtit.Në këtë kohe lëvizja komuniste në Kosmet rritet dhe duke u ndodhur në një situatë grindjesh në qeveri dhe përpara rritjes të luftës Nacional Çlirimtare në Kosovë, Xhafer Deva braktis postin e Ministrit dhe niset në Kosovë për të shuar lëvizjen komuniste, së bashku me njerzit e tij besnikë. Xhafer Deva në këtë rast bëhet Kryetar i Lidhjes së Prizerenit.

 

Shënim.

 

E para, shumë nga emrat e njerzëve që Isuf Deva implikon në rrëfimet e tijë që kanë marrë pjesë në terrorin e 4 Shkurtit të vitit 1944 nuk janë përmendur ndonjëherë publikisht në historiografinë komuniste për këtë çështje, gjë e cila le për të dyshuar në vertetësinë e këtij rrefimi, njëkohësisht duhet të marim në konsideratë faktin se ndaj Isuf Devës është përdorur dhuna fizike nga organet e Ministrisë së Brëndëshme dhe rrëfimet janë marrë me dhunë., D 2064/a f.10.Theksoj se në këtë shkrim, kam shkruajtur një nga format e rrëfimit të Isuf Devës për këtë çështje sepse hetimi I kësaj çështëje është bërë në një kohë relativisht të gjatë dhe ku Isufi vazhdimisht rrëfehej për këtë çështje jipte variante të ndryeshme në numërin e të vrarëve dhe në emrat e pjesmarjes në këtë vrasje. Në këtë ndryshime ka diferenca për numrin e njerzëve të vrarë, gjithashtu dhe informacionin për numrin e viktimave e ka të marrë gojarisht nga njerëz të tjerë sepse përdorte vazhdimisht shprehjen ( kam mare vesh se atë mbremje u ekzekutuan.) Epilogu i Isuf Devës

Isuf Deva u arestua në Zagreb në daten 11.6.1945. U.D.B. Jugosllave në daten 24.11.1945 e dërzon Isuf Devën në organet e Ministrisë së Punëve të Brëndëshme Shqipëtare. Në datën 30.1.1947 e pushkatuan.

Tiranë 13.1.1996

 

Rrëfime për vrasjet e 4 Shkurtit 1944

 

Ky rrëfim është bazuar në thënjet e Zotit Musa Gjylbegu me profesionin agronom me Arsimim të Lartë të mbaruar në Gjermani zotërues i tre Gjuhëve të Huaja, Gjermanisht, Italisht e Frengjisht. Në Qeverinë Rexhep Mitrovicës kishte postin e Ministrit të Botores. Ky material ka dalur nga dosja e tijë gjyqësore. Për ngjarjen e 4 Shkurtit kam këtë dijeni: me 3 Shkurt 1944 në Tiranën e re, Kadri Cakranit i bënë një atentat, ku ju vranë dy djem që i kishte pas vetes dhe një i plagosur nip, a kushuri nuk e di se ç'e kish. Aty vritet dhe nipi i Xhafer Devës, djali i vëllait që ishte me automobilin e Xhaferit, që e kishte marrë ai. Nata që do dihej si nata e 4 Shkurtit, Xhafer Deva me Kadri Cakranin vendosën të bëjnë terrorin dhe e bënë, në mëngjezin e 4 Shkurtit u gjetën 84 njerëz të vrarë. Unë këtë çështje e mora vesh në mengjezin e 4 Shkurtit nga një dibran nënpunës që quhej Jemin Çuçi, Ky vjen me një tjetër që i kishin marrë të vëllanë dhe erdhën të më luteshin që të interesohem t'ja shpëtoj po të ishte gjallë, këta më thanë që na kanë marë mbrëmë vëllanë, Profesor, kanë marrë dhe të tjerë, por me thanë që interesohemi për vëllanë tonë, mbasi shumë i kanë vrarë. Unë telefonova në Ministrinë e Brëndëshme por Ministri nuk ishte në zyrë Sekretari privat i tij Isuf Deva më tha: Atë punë e di vetë Ministri por ai s'është aty mbasi ka xhenaze në shtëpi, i kanë vrarë nipin. Unë atëhere shkova te Kryeministri Rexhep Mitrovica dhe ai më foli për vrasjet që janë bërë dhe ai pastaj me thajemtë e Kadri Cakranit për hakmarje të atentantit, janë çuar e kanë bërë disa vrasje. Ministria e Brëndëshme mbasi nuk kishte forca të mjaftueshme e pa të nevojshme që të marrë masa mbrojtëse për ata që ishin të dyshimtë dhe për t'i siguruar i mori dhe i futi në burg, mandej e pyeta se sa të vrarë ka kjo punë, e ai me tha pesë gjashtë vete por hollësi nuk kam akoma, por do ti marr shpejt. Unë prej këndej shkova tek Mehdi Frashëri, në zyrën e Mehdiut gjeta Lef Nosin, Mihal Zallarin, Lame Karecon, dhe Sotir Kondin. Mihal Zallari me këto dy të fundit kishin vajtur e ishin lut Mehdi Frashërit që të urdhëronte lirimin nga burgu të Qirjako Haritos mbasi Harito Harito atë natë u vra.Ai në prezencën time premtoi lirimin e tij. Mbasi shkuan ata e pyta për ngjarjen se ç'ka ngja sikur nuk dija gja, dhe ai me tha: Djemtë e Kadri Cakranit kanë ba një reprezalje për antentatin që i është bërë mbrëmë ku janë vrarë disa vete, por numëri ekzakt nuk dihet. Ministria e Brendëshme ka shtirë disa persona të dyshimtë në burg që të mos vriten dhe këta prej këtyre njerzëve. Me të qitur xhenazen e të nipit, Xhafer Deva besoj do vijë të më japë skjarime të shkurtëra, unë i thashë se jashtë flitet se janë vrarë 70 apo 80 vetë ai me tha: Nuk besoj të jenë kaq. Kur erdhi mbas tre katër ditëve Xhafer Deva në këshillin ministrur ku ishte dhe këshilli i Naltë, Xhaferi tha: Çështja e 4 Shkurtit ngjau nga disa djem të Kadri Cakranit që sot nuk gjenden këtu fare, këta e banë për hakmarje për antetatin e 3 Shkurtit. Ministria e Brendëshme mbasi nuk kishte forca të mjaftueshme ti siguronte jashtë (jetën), i arestoi dhe i futi mbrënda një sasi njerzish të dyshimtë. Njerzit që janë vra janë shtatë-tetë vete, jo më shumë. Ju tha Xhafer Devës se opinioni publik flet për ty dhe se janë tetëdhjetë e sa vetë dhe jo sa thua ti. Ai thoshte se këto fjalë nuk janë të vërteta. Opinjoni publik dhe Këshilli i Naltë ishte i mendimit që këtë punë e bëri ai me Kadri Cakranin. Për këtë çështje nuk u mor ndonjë masë as nga Këshilli Ministrur as nga Këshilli i Naltë sepse e kishin frikë Xhafer Devën. Këshilli i Naltë mori si masë heqjen e kompetencave në stil të gjërë të veprimeve të Ministrisë së Brëndëshme dhe e mori vetë komandën ushtarake sepse me parë e kishte Ministria e Brëndëshme kopetencën e Gjindarmërisë. Për ngjarjen e 27 Shkurtit siç ma ka shpjeguar Kryeministri Mitrovica ka ngjarë në këtë mënyrë: disa njerëz i bënë antentat një tupe patrulluese të Prefektit Mulleti ku u vra një polic, Policia i gjeti këta persona dhe i egzekutoi në vëndin ku ishte vrarë polici, të vrarët ishin tre katër vetë. Kur i kërkuam llogari Xhafer Devës për këtë çështje ai na e paraqiti ndryshe, pati përpjekje me policët ku u vranë një polic dhe tre civila.

 

Shënim

 

Në këtë rrëfim te Zotit Musa Gjylbegut për vrasjet e 4 Shkurtit ka shumë pika të përbashkët me rrëfimin e Zotit Isuf Deva ashtu siç ka dhe mospërputhje një nga mospërputhjet është se në këtë rrëfim implikohen si autorë te vrasjeve vetëm Kadri Cakrani dhe Xhafer Deva megjthse ky i fundit e mohon këtë akuzë dhe shprehet se vrasjet i ka bërë për hakmarje Kadri Cakrani kurse në rrëfimin e Isuf Devës implikohen shumë vetë në këtë vrasje. Interesante është se të dy rrëfimet tona janë treguar në formën e të dëgjuarit nga të tjerët dhe të dy rrëfimet japin versjonin se janë vrarë mbi 70 apo 80 vetë gjë e cilën ne e kemi dokumemtuar më sipër dhe shifrat nuk përputhen. Xhafer Deva i përfoluri kryesor i implikuar në këtë ngjarje pohon vetëm për 7 apo 8 vetë të vrarë. Me të drejtë shtrohet pytja: Sa janë vrarë në datën e 4 Shkurtit 1944? Shifrat e dhënë nga propoganda komuniste është tejet i rrejshëm, edhe shifra e dhënë nga Xhafer Deva është i rrejshëm. Unë nuk di që të jetë publikuar ndonjëherë emrat e viktimave të 84 vetëve që pretendohet të jenë vrarë në 4 Shkurtin e 1944 nga propoganda komuniste. Në asnjë vend të Tiranës nuk ka ndonjë pllakatë përkujtimore për 84 vetët e vrarë, kur në raste të tjera propoganda Komuniste ka qenë tej mase korekte deri në abuzim për të afishuar viktimat e saj të luftës Nacional Çlirimtare. Në përfundim unë mendoj se kjo vrasje është një shprehje e hakmarjes tipike e qytetërimit shqiptare për këtë kohë në Shqipëri, ku të gjithë palët ndërluftuese kanë bërë vrasje të tilla me përmasa të mëdha nën pushtetin e instiktit primitiv. Në përfundim të këtij shkrimi mendoj se kam dhënë të dokumentuar një variant shum të afërt me realitetin e asaj ngjarje të dhimbëshme për kombin Shqipëtar. Qëllimi i këtij studimi është që ti vlersojmë ngjarjet historike ashtu siç kanë qenë dhe të pa instrumentalizuar nga politika banale e ditës.Gjithashtu besoj se ky shkrim do të na rrisi shpresën se bashkëkombasit e mi do nxjerrin përfundime të logjikëshme dhe do marin vendime të arsyeshme e të urta (jo prej frike por prej burrnie ka thanë Fishta) në raste të tilla që vëllavrasja për motive politike apo çfardo lloj motivi të mos përsëritet. Shqipëria nuk i ka bijtë e saj për tu vrarë me njëri tjetrin, jemi shumë të vegjël e të dobët në problemet e shumta që kemi si komb.

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bedri Islami: “Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva - një jetë e jashtëzakonshme (VIII) Bedri Islami: “Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva - një jetë e jashtëzakonshme (VII) Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (III) Sami Repishti: Nën hijen e Rozafës (XV) Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Nano III) Bedri Islami: “Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva - një jetë e jashtëzakonshme (VI) Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Nano II) Genc K. Hoti: “Bandat e diversantëve”, ilaçi për të fshehur trashëgiminë ekonomike të Sigurimit të shtetit Milosao - Speciale: Pavarësia Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (II) Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Hyrje) Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Nano I) Bedri Islami: “Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva - një jetë e jashtëzakonshme (V) Sami Repishti: Nën hijen e Rozafës (XIV) Fritz Radovani: Një monument nën dhé (XVI) Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (I) Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës Sami Repishti: Nën hijen e Rozafës (XIII) Fritz Radovani: Një monument nën dhé (XV) Bedri Islami: “Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva - një jetë e jashtëzakonshme (IV)

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora