E enjte, 28.03.2024, 07:00 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Flutura në krahët e mi

E shtune, 31.07.2021, 08:26 AM


Poezi nga Xhevahir Cirongu

FLUTURA NË KRAHËT E MI

Vështrova jashtë, sigurisht ishte natë

mbi xhamet e dritares rrëshqisnin pika shiu,

kjo vapë e gushtit na solli  shumë  zakushi

por, ja edhe pas kësaj erdhi prapë  edhe një  shi.

Nuk desha t’ja prishja qetësinë kësaj nate

Vetëm kënga e një kukuvajke dëgjohej aty,

nën strehën e çatisë të asaj shtëpie

m’u duk vetja sikur edhe unë isha atje.

Kjo natë e trishtë më zgjoi shumë kujtime

në shaminë e lotëve  edhe shiu po  bënte gjumin,

në xhama prapë trokitën qetësisht ca pika shiu

bashkë me vetëtimat ëndrrat ranë të flinin.

Një flutur po rrinte e mendohej në krahët e mi

e qetë po bënte gjumin e natës aty,

veç lules zgjuar në parmakun e dritares

na kishte parë që po flinim ne të dy.

Durrës, 26 korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora