E shtune, 25.09.2021, 08:22 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Partia Demokratike është parti e luftës kundër diktaturave dhe jo e zvarritjes në këmbët e diktatorëve neoliberalë të Sorosit!

E diele, 01.08.2021, 05:25 PM


Partia Demokratike është parti e luftës kundër diktaturave dhe jo e zvarritjes në këmbët e diktatorëve neoliberalë të Sorosit!

Nga Enver Bytyçi

Dje Yuri Kim e ka vënë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën para një dileme hamletiane.  Në rastin e kërkesës së ambasadores së kryeministrit Rama në Tiranë, pra të Yuri Kim, PD-së nuk dhe Bashës I vihet kushti "Ose vdis, ose jeto"! Nëse Lulzim Basha zgjedh të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar PD do të përçahet dhe do të shkatërrohet. Jo pse përjashtohet Berisha, por se Basha ka mbi kurriz dyshimin se "Bën çfarë t'i thotë neoliberalët si ambasadorja amerikane"! Dhe askush nuk dyshon për atë se ambasadorja Kim është e asocuar me Edi Ramën. Se është kështu e provoi Andi Bushati, ditën e djeshme, kur tha se një eksponent i Rilindjes i kishte thënë atij se Yuri Kim do ta bënte një deklaratë të tillë.

Që Lulzim Basha të kundërshtojë ambasadoren Kim për mua duket e vështirë. Por edhe që ai të përjashtojë Berishën nga parlamenti, kjo më duket e pamundur! Në fakt llogaria ështëi e bërë me mjeshtri nga Soros dhe Edi Rama. Me këtë hap ata duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike. Mosndëshkimi I Berishës ia heq asaj mbështetjen amrikano-sorosiane. Ndërsa ndëshkimi e zhbën atë si të till. Shkatërrimi i PD-së është interes jetik i neoliberalistëve fashistë të perandorisë sorosiane e perversiane. Në Shqipëri kjo rrymë përfaqësohet nga Edi Rama dhe Erion Velija, por ky i fundit do të përfundojë me imzanë e Ramës prapa hekurave! Kuptohet, për shkaqe konkurence brenda llojit!

Asgjësimi i Partisë Demokratike e përjetëson sundimin e diktaturës së Soros në Shqipëri, me apo pa Edi Ramën. D.m.th garanton privilegjet ekonomike e financiare të filantropit amerikan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Këtij qëllimi i shërben Open Balkan-i i famshëm i projektuar që në vitin 1999 po nga George Soros. Yuri Kim është pjesë e këtij skenari. Madje lojtarja numër një në Shqipëri. Ajo e ka trembur Lulzim Bashën edhe në qëndrimin ndaj kësaj iniciative anti-kombëtare shqiptare!

Në fakt kjo lojë ka nisur që me kërcënimin palmerist të shpalljes së PD-së si "organizatë terroriste" në pragun e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, "nëse ajo do të reagonte kundër diktaturës Soros-Rama"! Basha u tremb. Hata e madhe të të shpallë Amerika organizatë terroriste! Por nëse do kishte rezistuar atë ditë zgjedhjesh, sot PD do të ishte në pushtet e vetme! Sepse tërheqja që bëri Basha nga frika çoi në humbjen e besimit ndaj tij të qytetarëve dhe anëtarëve të PD-së. Besimi i atyre që të votojnë është gjëja më e madhe për një parti që synon pushtetin. Edhe Albin Kurti ishte vënë në opozitë me akuza për "terrorizëm", por qytetarët e Kosovës ditën të dallojnë kufirin midis terrorizmit politik dhe vendosmërisë politike të Vetëvendosjes!

Tani zoti Basha është vënë para kushtit të panegociuar: "Ose me Saliun, ose kundër tij"! Unë mendoj se ai do të japë dorëheqjen dhe nuk do të pranojë të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, pse këtë e kërkon me arrogancë Yuri Kim në emër të Edi Ramës dhe George Sorosit. Pa fakte, pa argumente, pa prova, pa dëshmi! Sikur në këtë vend shteti të ishte Yuri Kim, njësoj si në shekullin e XVIII! Nëse Basha do ta pranojë ultimatumin e Edi Ramës, Geroge Soros dhe Yuri Kim, apo edhe të Blinken, atëherë do të vetasgjësohet dhe do ta ikë nga Partia demokratike, madje me turp.  Prandaj unë besoj se ai nuk do ta marrë vendimin për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar dhe do të detyrohet të përplaset me grupimin anti-PD të Soros. Nëse do të detyrohet të bëjë të kundërtën, atëherë për Lulzim Bashën është e dinjiteteshme të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Çdo aksion i tij i pa përligjur me fakte kundër Sali Berishës do ta largojë përfundimisht nga skena politike. Vetëm nëse krijon ndonjë parti tjetër të re!

Partia Demokratike është partia e luftës kundër diktaturave, nuk është partia e zvarritjes në këmbët e diktatorëve të sojit neoliberal të Sorosit, Edi Ramës, Erionit dhe Kimit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora