E hene, 20.09.2021, 02:28 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shqipëria e drejtuar nga trashigimtarët e Enver Hoxhës

E shtune, 31.07.2021, 05:26 PM


VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI:

“SHKA  THANE  BAGETIA ?!”

Nga Fritz RADOVANI

Fatkeqsi! Madje fatkeqsi e madhe! Shqipnia Europjane, e të Madhit dhe të Pavdekshmit Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanë Terezes, prap me u drejtue nga komunistët barbarë e tiranë trashigimtarët e Enver Hoxhës, e shka asht ma e keqja tue rikthye nen sundimin e Beogradit, Stambollit dhe injorancës antieuropjane, tue kenë dhe antare e NATO-s, në një kohë kur pritej hapja e dyerve t’ Europës, me porosi të Papës Gjon Pali II.

Bisedohet per “minishengen”, gjoja e mendueme nga tre drejtuesit e tre vendeve, njeni thonë asht votue nga “minishqiptarët”.., mik i Erdoganit ! E ky po thonë se asht edhe “kokëbosh”, por jo sa ata që kanë votue per te!

Ai tallet e vazhdon me mbushë xhepat... E ata, kujtojnë se asht budallë!..

Kështu kujtuene dikur edhe per Ahmet Zogun me Pashiqin, per Enverin me Titon e Ramizin që vrriste: “Edhe gjak do bëjmë, po pushtetin nuk do t’ ua lëshojmë...” E qe, ku janë me thesare, dekorata e tituj varg’eqafë...

E kush asht budalla?! – Nuk ju mjaftojnë 109 vjet histori ?!

Do t’ Ju kujtoj rreshtat e fundit të fjalimit At Fishtës, në Paris në 1919, me titull: “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, lexue nga Imz. L.Bumçi:

“E pra, kujtoj unë, se, për me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë ato shka thomi për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë...

Në mos paça harrue, si kam ndij prej Profesorave të mij, Grotius ka pasë thanë se, tashma asht ba si zanat me ua shndrrue Zotin popujve. Por përkundrazi, Jean-Jacques Rousseau vërret: “Ani, por të paktën pyetni ma parë, mostjeter, këto bagëti njerzore!”.

“Shumë interesant, edhe per “minishengen”.., duhet studjue At Fishta !!”

Melbourne, 31 Korrik 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora