E shtune, 20.04.2024, 10:27 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku

E shtune, 31.07.2021, 06:00 PM


DYQINDVJETORI I LINDJES TË KOMANDANT- GJENERALIT ME KËSULË TË BARDHË  EMIN ?ELIKU (XHAMBAZI)

NGA BAJRAM ?ELIKU - BALI

Emin Çeliku i njohur në histori si Emin Xhambazi - Kërçova, lindi në fshatin Cërvicë të Kërçovës, kah fundi i muajit korrik në vitin 1821. Babai i tij Ramë Osman Bajraktari, ishte djali i Osman Bajraktarit nga rrethina e Shkodrës, i cili ishte dalluar si trim në shumë luftëra kundër turkut. Osman Bajraktari, përveç djalit Ramës, i kishte edhe dy djemë tjerë, Sadikun dhe Veselin por edhe dy vajza. I ndjekur nga turku , rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, do të lëshonte trevën e tij ku ishte rritur e kaluar një pjesë të mirë të jetës, e do të vendosej në fshatin Peladhi të Grykës së Madhe të Peshkopisë. Osman Bajraktari, edhe aty nuk do të gjente rehatinë familjare, e do të binte në hasmëri me një familje tjetër trime. Ranë viktima nga të dy anët, por u vra edhe trimi sypatrembur, Osman Bajraktari. Djemtë e tij morrën gjakun e babait, e për të mos vazhduar gjakëmarrja, sipas traditës së atëhershme, lëshuan Peladhinë, dhe me familjen e tyre, dhe gratë hipur në një karrocë me dy rrota, e pakë bagëti që kishin, braktisën Peladhinë. Kaluan Dibrën, e nëpër Mavrovë do të vazhdonin në drejtim të Kërçovës, dhe do të vendoseshin në fshatin Cërvicë, në afërsi të Gurit të Zi të Çukës, ku do të pranoheshin nga familja Klosi, gjithashtu të shpërngulur nga Shqipëria. Këtu Rama dhe Sadiku do të ndërtonin shtëpinë e tyre të ndihmuar edhe nga fshatarë tjerë të Cërvicës.

Vëllai i tretë Veseli sipas marrëveshjes do të vazhdonte rrugën për në Prilep dhe do të vendoset në fshatin Desovë, me preteks që nëse hasmi merr gjakun në Cërvicë, ky i Desovës të hakmerret. Kaluan vite e konflikti pushoi, hasmi nuk vazhdoi gjak- marrjen, e familja e Ramë Bajraktarit dhe vëllezërve të tij shtohej edhe në këto anë malore. Ramë Bajraktarit i lindën tre djem të fuqishëm e trima të vërtetë, Emini, Brahimi dhe Hajradini, por edhe dy vajza si pëllumbesha. Nuk shkoi shumë kohë e familja ra përsëri në hasmëri me një familje tjetër trime nga fshati Sërbicë (Kastriot) nga Kërçova, ku si pasojë e rrahjes së rëndë për një kohë të shkurtër ndërroi jetë vëllai i Ramë Bajraktarit, Sadiku. Ramë Bajraktari i cili ishte një burrë i fuqishëm, dhe fshatarët e pagëzuan Ramë Çeliku, mbiemër që sot e kësaj dite e mban familja ?eliku, u hakmorrë duke vrarë tre vëllezërit që ia vranë vëllain.

Armiqësia vazhdoi ndër vite, e hasmërit morrën disa aksione për t’i vra djemtë e Ramës, Eminin dhe Brahim Çelikun, por pa sukses. Më në fund rrëfente gjyshi im Emin ?rliku, arrihet një kompromis në mes këtyre dy familjeve, jepet një vajzë me emrin Xhemile e cila martohet te familja e tyre e afërt Limani, në fshatin Sërbicë (Kastriot), dhe këtu mbaron edhe hasmëria.

Viti 1844, sjellë telashe të reja, Sulltan Mexhiti një mjekërr zi, sjellë Reformat e Tanzimatit, ku çdo familje detyrohet të japi nga një bir shtëpie në ushtrinë turke, që të luftojnë jashta Trojeve Etnike Shqiptare. Radha i ra Emin Çelikut të ri, i njohur në histori si Emin Xhambazi  -  Kërçova, apo Gjenerali me kësulë të bardhë si që e pagëzuan disa historianë të kohës, e në veqanti historiani nga Shqipëria Mojsi Murra. Emin Çeliku me shumë trima tjerë nga rrethi i Kërçovës, nuk i pranuan këto reforma, e si kundër - përgjigje sulmuan kazermën turke që ishte e vendosur rrëzë Kalasë së qytetit në afërsi të tregut të sotëm të kafshëve, dhe për një kohë të shkurtër ajo ra në dorë të kryengritësve shqiptarë. Tre robër turq i lanë gjallë që të shkojnë e t’i tregojnë pashait në Manastir, se Kërçova nuk i pranon Reformat e Tanzimatit, e municionin dhe armët e marra nga turqit i çvendosën në një vend tjetër më të sigurt, që t’i përdorin kur të jetë nevoja. Kryengritjen, e udhëhoqi Emin Çeliku, i cili më vonë  nga përndjekjet e papara nga turqit e mori nofkën, Emin Xhambazi, apo në turqisht Emin Trimi. Kur ndëgjon Sulltan Mexhiti, se kazerma turke në Kërçovë ka ra në duar të shqiptarëve, nga Manastiri me 5.000 ushtarë dërgon Hajredin Pashën, që të vë nën kontrollë Kërçovën, dhe udhëheqësin e kryengritjes Emin Çelikun, sipas mundësisë t’ia sjellin gjallë para këmbëve të tija, ose kokën e tij të prerë.

Komandant Emin Çeliku me shumë trima tjerë nga rrethi i Kërçovës, mblidhen, e numri i tyre sipas gjyshit ka qenë mbi 500, burra trima të pushkës, e i vendosin pusi Hajredin Pashës në fshatin Sop, në jug - lindje të Kërçovës. Në një luftë të rreptë me turkun, trimat kërçovarë të udhëhequr me mjeshtri të rrallë nga komandant Emin Çeliku, e trimave tjerë si Selim Braja, Mefmet Braja, Afmet Braja, Osman Gjini, Dën Çeliku, Sefer Zajazi, Baftir Shitova, Nezir Koxha e shumë trima tjerë, do të përgjysmonin ushtrinë turke të udhëhequr nga Hajredin Pasha. Në luftë të rreptë trimat nga Kërçova hargjuan fishekët, e qenë të detyruar të tërhiqen pak më lartë në kodra, e për të erdhë në Kërçovë për tu furnizuar me fishekë. Gjatë tërheqjes disa nga luftëtarët kërçovarë ranë në duar të turqëve të cilët duke menduar se i mundën kryengritësit, i morrën me vete për në Manastir për të ia dorzuar sulltanit në Stamboll. Komandant Emin Çeliku, pasi furnizohet me fishekë, e ndjek ushtrinë turke dhe afër Sopotnicës, e sulmon ushtrinë turke dhe çliron robërit e luftës shqiptarë.

Nuk shkoi shumë kohë e Dervish Cara i çon fjalë Emin ?elikut, që t’i bashkojnë forcat ushtarake kundër turkut të pabesë, duke çliruar së bashku Shkupin (1844), për të vazhduar për Veles e vende tjera shqiptare.  Emin Çeliku vendoset në afërsi të fshatit Taor, e Dervish Cara në Katllanovë, ku shqiptarët zhvilluan disa akcione lufte kundër ushtrisët turke të udhëhequra nga Mefmet Pashë Llatasi dhe Hajredin Pasha. Ndërhynë edhe konzujtë anglezë, françes, rus etj. Për të ndalur luftën që ishte në prag, e krerët u thirën për marrëveshje, ku krerët shqiptarë Dervish Cara e Emin Çeliku me disa të tjerë në pabesi u zuan robër. Dervish Carën me disa të tjerë i dërgojnë në Stamboll, ndërsa Emin ?eliku nuk dorzohet i gjallë duke luftuar si luan kundër turqëve  që e kishin rrethuar nga të katër anët. Kur, e  ndëgjon krismën e armëve Selim Braja me shokë, jep kushtrimin ndër kërçovarë, Me dorë burra se komandantin turku na e ka rrethuar, Me sulm rrufeje hidhen mbi turqit, të cilët të befasuar ikin si lepujt kur i ndjek qeni, dhe kështu e shpëtojnë komandantin e tyre i cili në luftë të pa barabartë ishte plagosur. Shumë historianë të kohës shkruajtën se ai u vra nga turqit në atë përleshje, disa të tjerë shkruajtën se atij, iu pre koka, aty për aty nga turqit, por asnjëra nga këto fliste gjyshi nuk është e vërtetë, ai zhvilloi edhe shumë luftëra kundër turkut, si në Dibër, Kosovë e deri në Cetinje të Malit të Zi.

Vepra e tij luftarake u cilësua anë e mbanë ku jetonin shqiptarët e duke marrë pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit, si deputet nga Kërçova. Gjatë kohë u ndoq nga turqit, dhe qe i detyruar të strehohet në malet e Dibrës si kaçak së bashku me Halil Rekën nga Rimnica, nën bjeshkët e Korabit. Pleqërinë e kaloi në fshatin e tij të lindjes në Cërvicë, duke u marrë me punët e fushës e njëherit edhe si Dervish në tyrben e fshatit. Lavdi veprës së tij atdhetare.

Turqit e kërkonin, dhe e ndiqnin si Emin Xhambazi, e ai jetonte në fshatin Cërvicë të Kërçovës si Emin ?eliku me kësulë të bardhë në kokë...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij Ilir Çumani: Atdheu i mban ne? gji dinjitare?t stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut Fran Gjoka: Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore Nue Oroshi: Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet Gani I. Mehmeti: Aziz Nishori, simbol i “Prindi & Fëmiu” Hysen Kobellari: Isuf Luzaj - atdhetari i ditur, mësuesi i filozofëve të së ardhmes Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nermin Vlora Falaski, “Ndriçuese e Qytetërimeve të Vdekura”

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora