E shtune, 25.09.2021, 06:46 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nëna Shqipëri do të na fusë në kthetrat e Serbisë

E premte, 30.07.2021, 07:11 PM


Ballkania e Edi Ramës

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Interesant me ne se si na përsëritet historia aq shpesh sa që as vet nuk e presim.

E kishim dikur, jo fort larg në kohë, një  " hero " të cilin e mbanim për të mençur dhe të gjithë " shkriheshim " pas tij.

Ai i njihte të gjitha, bile edhe politikën nderkombëtare. Seriozisht e kam. Aso kohe nuhatej nga njohësit e mëdhej të mendimit dhe qëllimit euro- atlantik për Kosovën.

Nuhatej një luftë.

" Heroi " duke e ditur këte dhe për të mos angazhuar sulmet ushtarake, doli me një propozim të " madh ": e propozoi formimin e  "Ballkanisë " një federatë të re ballkanike ku do të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe sigurisht që edhe Kosova.

I falënderoj shtetet e Perëndimit dhe SHBA-n që e hodhën poshtë këtë propozim , dhe çdo gjë mbeti në letër e edhe në regjistrimet fono- pamore.

Të shkojmë edhe pak mbrapa në kohë, na del propozimi i Enver Hoxhës që Shqipëri të bëhet Republika e shtatë e Jugosllavisë.

Edhe kjo dështoi.

Ju thashë që historia po na përsëritet, fatkeqësisht jo ajo e lashta kur ishim zot të këtyre tokave, por ajo e 120 vjetëve të fundit.

Tani na doli " heroi " tjetër, që do të futet në histori hiq më mirë se Esat Pasha dhe Enver Hoxha, dhe na propozon " Ballkanin e hapur" por shumë të cunguar nga  ai i " heroit  " tjetër.

Mali i Zi besnik nda NATO-s as që mendoi dy herš dhe i tha jo. Bosna dhe Hercegovina një shtet pa shtet i tha gjithashtu jo. Kosova, o zot Kosova e larë me gjak  nga Serbia hiç më larg se 21 vjet nuk e pranoi këtë tradhti të Ramës.

Nëna Shqipëri që nuk e ka bër as një hap lobimi për Kosovën, tani do të na futë në kthetrat e Serbisë.

Shqipëria e harron 1912 1913-tën ku u vranë mijëra e mijëra shqiptar, dhe Serbia doli ne Durrës.

Ky matrapazi politik, një pseudo shqiptar ia dhuron Durresin dhe Vlorën Serbisë.

Duhet ditur që për të shkuar në Durrës, Serbia duhet të kalojë nëpër Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora