Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Kufomën time ende nuk e keni në varr

| E premte, 30.07.2021, 06:33 PM |


KUFOMËN TIME ENDE

NUK E KENI NË VARR

NGA KALOSH ?ELIKU

E keni pritur me vite: Ringjalljen Time

Në Korçë. Shkup.  Dhe, “Qafë - Thanë“.

Kohën e fundit, “Armikun e padukshëm“:

Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.

Mes tyre, dhe një Poet rrebel shqiptar:

Kalosh Çeliku. Vdiq, nga Koronavirusi

Mes Dy shtamave me verë  të Mikes Di.

Por, kufomën, ende nuk e kemi në varr?!

Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:

“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!

Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:

Në verandë, hiqni valle me këngë erotike

Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!

Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje

Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.

Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë:

Duartrokitje, Sot: Grave të mia besnike…