Editorial
Enver Bytyçi: Kur kryeministri shqiptar e lidh fatin e tij me presidentin e Serbisë!
E enjte, 29.07.2021, 08:04 PM
Kur kryeministri
shqiptar e lidh fatin e tij me presidentin e Serbisë!
Nga
Enver Bytyçi
Ti
nuk je kryeministër! Së paku nuk je kryeministër i shumicës dërmuese të
shqiptarëve! Madje je kryeministër i pakicës së pakicës. Ti këtë e di. Prandaj
dhe ke vendosur që t'ua bësh varrin të tjerëve shumicë dërmuese! Ti nuk ke
atdhe. Po të kishe atdhe do mbroje Kosovën përballë rrezikut të Serbisë! Por
jo. Ti mbron Vuçiçin përballë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit! Ti je unik, thoshte para shumë vitesh një
gazetare e DW. Ajo donte të thoshte se je unik në sensin pozitiv. Edhe sot ke
plot bythëlëpirsa që të bëjnë lavde e të quajnë unik!
Edhe
unë po them se je unik e i papërsëritshëm! Por jo në sensin pozitiv. Ti nuk ke
shoq në këtë botë e në atë botë sa i përket perversitetit anti-kombëtar! Vetëm
ti mundeshe që vetëm dy ditë pasi kryeministri i Kosovës e "tmerroi"
vëllain tënd Aleksandër Vuçiç, t'i bëje qokë presidentit të Serbisë e ta
ngushëlloje për atë që i ndodhi në Bruksel! Nuk e ka bërë e nuk do ta bënte
asnjë shtetar tjetër shqiptar, përfshirë Rrahman Morinën a këdo që ti dëshiron ta nominoj në këtë
antikosovarizëm dhe anti-shqiptarizëm.
Kosova
të thotë "Jo Edi, minishengeni është thikë pas shpine për ne"! Ndërsa
ti vazhdon dhe komploton me presidentin serb dhe me kryeministrin kukull të
Maqedonisë së Veriut. Kosova i thotë mikut të tënd të çmuar në Beograd se
"Serbia ka bërë së paku tri genocide kundër shqiptarëve në 150 vitet e
fundit"! Ndërsa ti i thua presidentit "të lënduar" të Serbisë "Mos u mërzit, vëlla, jam unë këtu e të mbroj prej akuzave të një
politikani si Albin Kurti në Kosovë"!
Ti
nuk ke masë! Nuk di të ndalesh. Nuk ke stacion. Je unik edhe në këtë aspekt.
Edhe trenat e shpejtësisë së lartë kanë disa stacione ku ndalojnë. Gjithçka në
galaktikë është formësuar në ekuilibër. Vetëm ti në këtë galaktikëm tonë të
çmendur nuk ndalon, nuk ruan asnjë ekuilibër dhe nuk pushon së punuari kundër
interesave të vendit të cilin beson se e drejton! Ti nuk njeh asnjë kufi në të
keqen që nis! Do ta çosh deri në fund atë. Ti mbetesh pa gjumë derisa ta arrish
atë që nis në perversitet anti-kombëtar!
Po
bëhen disa vite që ke nis të zbatosh projektin e Serbisë së Madhe për ta zhbërë
Kosovën dhe ende nuk jep ndonjë shenjë se mund të ndalosh e të reflektosh! Ti
je përbindësh në të keqen! Nuk ke shok as satanain! As Budën! As Brutin! As
Hamzain e Kastriotëve! As Esatin e Toptanëve! Madje ky i fundit mbahet mend për
nja dy a tri vepra patriotike. E mbrojti Shkodrën nga invazioni malazez! Ndërsa
ti nuk ke asnjë shenjë patriotizmi në qenien e në veprimtarinë politike e
drejtimin shtetëror! Ti i ke hapur të gjitha portat, të gjitha kanatat dhe je
nguju në frengiinë e Aleksandër Vuçiç për të qëlluar Shqipërinë, Kosovën dhe
shqiptarët!
Pasi
nxite dhe ngarkove Hashim Thaçin që ta udhëhiqte projektin e Beogradit për
ndryshimin e kufijve dhe për ta ndarë Kosovën. Pasi dështove në këtë përpjekje
të parë, ke vendosur të mos tërhiqesh në planet tua e të Aleksandër Vuçiç! Je
bërë njësh me Beogradin në iniciativën e minishengenit. Se ty dhe presdientit
serb u duhet minishengeni si alternativë anti-europiane. Prandaj nise sulmet
kundër Europës! Nuk duhej ta lije vetëm vëllain tënd, Sandrin, në aventurën
anti-Perendim! Edhe Amerikës ia dredh, po s'ta mban bytha! Madje duke e ditur
se aventura anti-Europë është goditje për interesat e shqiptarëve!
Ti
dëshiron ta bësh Serbinë lidere të Ballkanit. Dhe pse? Për ta bërë atë më të
madhe. Për ta forcuar prezencën ruse përmes Beograditt në rajon. Për të izoluar
gjithashtu Kosovën. Për ta ndrydhë atë. Ti nga Jugu e Aleksandër Vuçiç nga
veriu i Ballkanit doni ta bëni Kosovën sanduiç. Doni ta zhbëni atë! E më pas
doni ta krijoni Serbinë e Madhe. Ndërkaq me ndonjë copë të mbetur të Kosovës do
të propogandosh "Shqipërinë e Madhe"!
E
di. Ti je unik edhe në mohimin e asaj që bën e që thua! Je unik në mashtrime e
në rrokopujën që krijon. Nuk e ke për turp që një ditë pasi ke ngushëlluar
presidentin e Serbisë për dështimin e tij në takimin me kryeministrin e
Kosovës, të presësh në takim Dua Lipën e të shkruash për "çikën" e
Kosovës! Nuk e ke për turp që pasi ke mpreh thikën kundër Kosovës, ta cilësosh
Distrian e artë si "luaneshë"! Ti u thua shqiptarëve të Kosovës
"vëllezër" vetëm në mort! Duhej të vdisnin nja dhjetë prej tyre në
aksident e të përmendje vëllazërinë tonë me Kosovën!
Por
ti nuk pranon të vëllazërohesh me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës! Se
ata i konsideron armiq të Serbisë dhe armiku i mikut tënd është edhe armiku yt!
Asnjë politikan të Kosovës nuk e ke konsideruar vëlla, nëse nuk të ka
mbështetur ty në zbatimin e planeve të Aleksandër Vuçiç. Përkundrazi i shpalle
armiq e "gomerë"! Për ty ishin e mbeten vëllezër vetëm ata politikanë
të Kosovës që kanë bashkëpunuar ose bashkëpunojnë me ty për ndarjen e
territorit, për krijimin e asosacionit të komunave serbe ose për krijimin e
zonave extraterritoriale serbe në këtë vend!
Ti
vazhdon të lutesh e të bësh thirrje që "Kosova të mos merret me të
kaluarën"! Sepse e kaluara i djeg mikut e vëllait tënd në Beograd! Në të
kaluarën ti shpesh herë ke qenë kundër Kosovës, madje hapur. Por krimet serbe
nuk rëndojnë mbi ty. Megjithatë të shqetëson këmbngulja e Albin Kurtit dhe
Vjosa Osmanit për të kërkuar llogari për genocidin serb në Kosovë! Madje je
shumë aktiv. Ti ke frikë se mbetesh pa vëlla Vuçiçin. E ke lidh fatin tënd me
fatin e presidentit të Serbisë! Çfarë dalldie politike e paparë e unike!
Ti
nuk di të ndalesh. Ti nuk njeh kufij, Ti nuk ke stacion! Ti nuk ruan masë e as
ekuilibër në asgjë. Madje ti në prezencë të gjashtë kryeministrave ballkanikë
përqafohesh e puthesh me Aleksandër Vuçiçin e Brnabiqin, ndërkohë që e refuzon
Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin! Prandaj në rracën shqiptare ti je monstër! Je
unik! Nuk ke të dytë! As në varrezat e shqiptarëve nuk gjendet një tjetër si
ti!
E
megjithatë ne "të votojmë"! Ne "të përkrahim"! Ne thërrasim
"Rroftë Edi Rama"! E nuk është çudi të thërrasim një ditë
"Rroftë Baba Rama"! Po edhe kjo sindromë e amnestezisë sonë nuk ta
jep të drejtën të mos njohësh kufij, të mos kesh stacion ku të ndalesh, të mos
ruash masën dhe ekuilibrin! Për këtë arsye të quaj monstër! Të papërsëritshëm
në të keqen që po i bën kombit shqiptar!
_______
Sot ne Shkup u be
tentativa e katert per krijimin e Jugosllavise se re nen sundimin e Serbise. Ka
shume detaje ku fle djalli. Por po vecoj vetem dy:
Aleksander
Vucic tha se ne vitin 2015 (ne fakt ishte tetori e nentori i 2014-es) ne u
takuam me Edin si armiq. Duke e theksuar kete presidenti i Serbise tha se
atehere e beme kete per konsum te brendshem. D.m.th per te fituar kapital
politik Edi te shqiptaret dhe Vucici te serbet.
Kete
konstatim e kam theksuar nje dite pas takimit Rama-Vucic ne Beograd ne fund te
nentorit 2014. Madje kam thene se te dy jane dakorduar qe te reagojne ne ate
menyre, sepse ne fillim u duhej te rrisnin prestigjin, per te realizuar plane
te tjera kunder Kosoves!
Edi
Rama tha se Europa eshte nje Jugosllavi e madhe, ndersa minishengeni eshte nje
Jugosllavi e vogel. Edhe ky pranoi se deri tani e ne vazhdim me minishengenin
synon krijimin e nje Jugosllavie, qe ne fillim i duket e vogel, por qe
shqiptareve do t'u dali guxhe, sic thote i madhi Cun Lajci!