Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Veterani i Sigurimit

| E enjte, 29.07.2021, 05:53 PM |


Veterani i Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Shokët e Këshillit të Qarkut të Elbasanit, nderuan me një nga “medaljet” e veta, një veteran oficer Sigurimi, i cili ka shërbyer me përkushtim kundër "armiqve" në vitet 1951-1985 në Elbasan, Ersekë, Librazhd dhe Berat. Dhe në raste qokash të tilla, dalin gjithnjë si mburojë “meritat e luftës nacionalçlirimtare”. Kur nisi luftë e dytë, shoku që është i vitlindjes 1930 ka qenë 9 vjeç. Kur mbaroi kjo luftë ishte 14 vjeç. Nuk figuron dhe as rezulton të ketë luftuar në ndonjë formacion luftarak. Megjithatë, qoka duhej çuar deri në fund se kështu janë bërë këto punë tashmë, i nderuari nuk duhet të jetë i tillë.