E shtune, 01.10.2022, 09:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Dhimbja qe nuk pershkruhet me fjale

E merkure, 28.07.2021, 08:29 PM


DHIMBJA QE NUK PERSHKRUHET ME FJALE

Na iku edhe nje poet  i mire i paisur me shume vlera fisnikërie,  si trashëgim i ambientit  tropojanë

Nga Tahir Bezhani

Ishte i rende lajmi per ikjen nga kjo bote e poetit, kritikut letrare,  publicistit, personalitetit te shquar te jetes kulturore letra te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami ishte mbi te gjitha nje njeri e mik i dashur, nje burre i shquar ne Malesi, veteran i arsimit neper kohe te veshtira te jetes se tij, ku la gjurme te thella ne kujtesen e njerzeve te atij rrethi, nje burre i fjales se embel e te urte, plot kuptim pune e jete. Haki Zllami ishte pjese e pandashme e aktiviteve letrare mes krijuesve te Malesise se Gjakoves, te cilet, vite te tera te bashkuar rreth fjales se embel poetike,  shemben shume bariera, krtijuan shume ura bashkpunimi, ku fjala poetike bashkoi shpirterat e etur per njeritjetrin pas gjysmeshekulli te ndare. Nje rol te veçant ne kete aspekt luajti edhe Hakiu, duke dhene kontrubutin e tij te madh, me vargun, kritiken dhe publicistiken e tij te ndjeshme e plot tharm. Si i tille, do mbetet gjithmone i paharruar ne zemrat tona,  te gjithe qytetareve te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami, ne nderdijen tone, do ngelet nje permendore e vlerave te kohes ne te cilen tregoi gjithe potencialin e tij intelektual e njerezore.

Para do kohe, kur e takova me disa miq,  nuk e dita se do jete pershendetja e fundit, perqafimi i fundit, loti i pandalshem i mallit. Ndonese i lodhur nga mosha, shpresoja se serish do takohemi e perqafohemi,  si perhere, miqesisht, ngrohtesisht e te dehur me bujarine e tij ngazllyese, me urtesine e dashurine njerezore.

Tani, me dhembje e kuptoj se kurre më nuk do e perqafoj!... Mbeta i "tradhtuar" ne shpresen time,  nuk deshiroja te ndahem asnjehere nga madheshtia e tij e perjetshme....

Megjithate, ligjet e natyres, jeta e bene te veten.... Ndarja, thone, gatuhet me buken e mallit, me lot e me vaj. Falenderoj fatin tim qe e njoha nje personalitet dhe penden e tij të arte. Prandaj,  sot nuk do derdhi kokerr loti per mikun tim te dashur. Do e ndjej thelle dhimbjen per humbjen, do ndihem kranre qe e pata mik e shok te tille,  plot vlera te perjetshem.

Lavdi jetes dhe vepres tij! I qofte i lahte dheu i trojeve te shqiponjave! Shpirti i tij pushofte në Parajese!

Lamtumire mik i dashur!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora