| E merkure, 28.07.2021, 08:29 PM |
DHIMBJA QE NUK PERSHKRUHET ME FJALE
Na
iku edhe nje poet i mire i paisur me
shume vlera fisnikërie, si trashëgim i
ambientit tropojanë
Nga
Tahir Bezhani
Ishte
i rende lajmi per ikjen nga kjo bote e poetit, kritikut letrare, publicistit, personalitetit te shquar te
jetes kulturore letra te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami ishte mbi
te gjitha nje njeri e mik i dashur, nje burre i shquar ne Malesi, veteran i
arsimit neper kohe te veshtira te jetes se tij, ku la gjurme te thella ne
kujtesen e njerzeve te atij rrethi, nje burre i fjales se embel e te urte, plot
kuptim pune e jete. Haki Zllami ishte pjese e pandashme e aktiviteve letrare
mes krijuesve te Malesise se Gjakoves, te cilet, vite te tera te bashkuar rreth
fjales se embel poetike, shemben shume
bariera, krtijuan shume ura bashkpunimi, ku fjala poetike bashkoi shpirterat e
etur per njeritjetrin pas gjysmeshekulli te ndare. Nje rol te veçant ne kete
aspekt luajti edhe Hakiu, duke dhene kontrubutin e tij te madh, me vargun,
kritiken dhe publicistiken e tij te ndjeshme e plot tharm. Si i tille, do
mbetet gjithmone i paharruar ne zemrat tona,
te gjithe qytetareve te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami, ne
nderdijen tone, do ngelet nje permendore e vlerave te kohes ne te cilen tregoi
gjithe potencialin e tij intelektual e njerezore.
Para
do kohe, kur e takova me disa miq, nuk e
dita se do jete pershendetja e fundit, perqafimi i fundit, loti i pandalshem i
mallit. Ndonese i lodhur nga mosha, shpresoja se serish do takohemi e
perqafohemi, si perhere, miqesisht,
ngrohtesisht e te dehur me bujarine e tij ngazllyese, me urtesine e dashurine
njerezore.
Tani,
me dhembje e kuptoj se kurre më nuk do e perqafoj!... Mbeta i
"tradhtuar" ne shpresen time,
nuk deshiroja te ndahem asnjehere nga madheshtia e tij e perjetshme....
Megjithate,
ligjet e natyres, jeta e bene te veten.... Ndarja, thone, gatuhet me buken e
mallit, me lot e me vaj. Falenderoj fatin tim qe e njoha nje personalitet dhe
penden e tij të arte. Prandaj, sot nuk
do derdhi kokerr loti per mikun tim te dashur. Do e ndjej thelle dhimbjen per
humbjen, do ndihem kranre qe e pata mik e shok te tille, plot vlera te perjetshem.
Lavdi
jetes dhe vepres tij! I qofte i lahte dheu i trojeve te shqiponjave! Shpirti i
tij pushofte në Parajese!
Lamtumire
mik i dashur!