E premte, 29.03.2024, 03:10 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie

E merkure, 28.07.2021, 04:59 PM


“Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie

Nga Kastriot Dervishi

Lexoni këtë pjesë të letrës së datës 22 prill 1944, të adjutantit të Shtabit të Korçës, Stefo Grabocka, mbi luftimet në Pogradec dhe Dersnik për të kuptuar se çfarë thelbi përbën në të vërtetë “lufta”, aspak nacionalçlirimtare, por vetëm civile:

“Nga robërit thuhet se janë dënuar dhe ekzekutuar 20 ballistë. Në Starovë thuhet se nuk kanë mbetur më shumë se 6-7 shtëpi. Ballistët janë tërhequr në drejtim të Podgories....Nga dy të plagosur të tjerë që erdhën mbrëmë në infermieri, mësohet se janë (zënë) 260 robër dhe ndonjë 100 të vrarë e të pjekur, pasi partizanët i dogjën të gjitha shtëpitë ku rezistohej, midis tyre dhe dy hotelet...

Batalioni i 3-të i Brigadës së 4-rt dhe Batalioni “Tomori” sulmuan Dersnikun. Nga ana tjetër, Batalioni “Skënder Çaçi” goditi postbllokun, në krahun e Orman Çifligut dhe në krahun e Turanit. Sulmi kundër Dersnikut u bë më ora 2.00 të natës. Sulmi ishte i furishëm, lufta vazhdoi 2 orë e gjysmë rresht, me bomba dore me qoshe. U dogjën afro 20 shtëpi e kasolle. Të vrarët nuk dihen. Nga ana jonë e Batalionit të 3-të mbetën 5 partizanë të plagosur lehtë. Pasi u hap dita, skuadrat e sulmit u tërhoqën nga katundi dhe lufta mori një karakter pozicional, kështu vazhdoi deri në ora 10.00. Armiku nga Korça s’bëri asnjë lëvizje.

Më datën 19.4.1944 ora 12.00 e natës, batalioni ynë në lidhje me dy kompani të batalionit “Hakmarrje” dhe Batalioni 3-të të Brigadës 4 sulmuese, sulmuan Dersnikun dhe pas pak orë luftimesh, partizanët hynë në fshat; dogjën disa shtëpi dhe plevica, se armiku rezistonte brenda...

Siç duket dhe nga një bisedim telefonik me komisarin e Batalionit “Tomori”, Shuaipin, goditja e Dersnikut, megjithë që kishte angazhuar shumë nga forcat tona, nuk përbën sukses. Dersniku është bërë si Casinoja, gjer sa të bëhet si Starova. Megjithatë prej Korçe ishin kënaqur mjaft, duke parë flakët e shtëpive të Dersnikut të ndritnin natën e errët”.

Bagëtia e "armikut"

Pjesë nga raporti i datës 29 prill 1944, i komisarit të Batalionit “Hakmarrje”, Hasan Selenica për Shtabin e Qarkut të Korçës:

“Para ca ditësh më kishit lajmëruar për tre partizanë të dezertuar të Brigadës së 4-rt sulmuese, që t’u zinim ose t’u sekuestronim (pasurinë), t’u digjnim shtëpitë. Që të tre janë tashmë në radhët e Ballit, prandaj ne u dogjëm shtëpitë e dy prej tyre dhe u sekuestruam ca bagëti e kafshë. Një prej tyre nuk kish as shtëpi, as katandi. Ata i kishin hequr me kohë plaçkat, bereqetin e shumicën e kafshëve, kështu që nuk gjetëm shumë. Intendenti i batalionit do t’u japë një raport shkoqitës të bagëtisë së marrë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë Kastriot Dervishi: Emigroi në Shqipëri, e dërguan në kampin e Semanit Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë Kastriot Dervishi: Ekspozimi Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun! Agron Tufa: Plani hakmarrës i Gramoz Ruçit kundër atyre që rrëzuan shtatoret e Enver Hoxhës Nebil Çika: Denimi per krime kunder njerëzimit dhe lirimi i tyre pas rikthimit në pushtet te komunistëve

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora