E premte, 19.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kur françeskanët e parë zbritën në brigjet e Kepit të Rodonit

E marte, 27.07.2021, 07:22 PM


Blerim Latifi:

Kur françeskanët e parë, këtu e 800 vjet më parë, zbritën në brigjet e Kepit të Rodonit, u mahnitën nga peisazhet e bukura të tij. Një rrip toke, i futur në brendësi të detit, Kepi i Rodonit i ngjan një anije të vjetër e bërë gati për t'u nisur në udhëtimin e rradhës përmes detit të trazuar.

Françeskanët e zgjodhën njërën nga luginat më të bukura të Kepit për të ngitur tempullin e shenjtit të tyre, Shën Antonit të Padovës. Pozicioni në të cilin është ndërtuar tempulli, tregon qartë orientimin drejt Jerusalemit.Ishte koha e kryqëzatave dhe e gjithë mendja dhe imagjinata e Perëndimit vërtitej rreth tij.

Dy shekuj më pas, këtij tempulli do t'i rritej nami kur Skënderbeu ndërtoi aty afër portin detar për nevojat e tij të luftës e të paqës. Nga oborri i tempullit shihet Kruja e Lezha dhe kur Skënderbeu kthehej nga udhëtimet e tij në Raguzë e Itali, aty ndizte një zjarr të madh për t'u dhënë shenjë njerëzve të tij se ishte kthyer në atdhe.

Një tokë e shenjtë e kombit shqiptar, sepse i shenjtë është çdo vend që ruan shenjat dhe gjurmët e heroit tonë kombëtar.Sepse shenjtorë mbi shenjtorët janë ata që jetën ia dedikojnë vlerës më të shenjtë që kanë njerëzit dhe popujt: Lirisë.

_____

Edhe emrat fort po u shkojnë medaljeve të arta: Distria, Nora... Çfarë harmonie midis identitetit historik dhe ëndrrave për të ardhmen!

_____

Prej Odiseut të Homerit njerëzimi e njeh forcën e mallit për t'u kthyer në shtëpi, për t'i shijuar  mëngjeset dhe mbrëmjet e vendlindjes, ashtu si në kohët e para të jetës, që nuk na rikthehen kurrë më. Dhe kur ky mall e kjo ëndërr këputen në mes, atëherë dhimbja bëhet e madhe, bëhet e pakufijshme, bëhet tragjike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora