E marte, 23.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Domosdoshmeria e nje aleance strategjike te Shqiperise dhe Kosoves me Kroacine!

E marte, 27.07.2021, 06:51 PM


Enver Bytyçi:

Ka vite qe shkruaj per domosdoshmerine e nje aleance strategjike te Shqiperise dhe Kosoves me Kroacine! Ne fakt kam nis ta artikuloj kete lidhje te natyrshme sidomos mbas krijimit te marredhenieve vllazerore midis presidentit te Serbise dhe kryeministrit te Shqiperise.

Por perkujdesja e shtetit kroat ne rastin e aksidentit me dhjete viktima nga Kosova ne kete vend, jo vetem e perforcon kete kerkese, por e ben imediate dhe te pakontestueshme! Kosova dhe Shqiperia duhet te lidhen me nje traktat miqesie e bashkepunimi politik, ekonomik e ushtarak me status te vecante me Kroacine!

Nuk ka ndodhur ndonjehere qe kryeministri i ndonje vendi tjeter, vec kryeministrit kroat, qe te harroje cdo angazhim tjeter shteteror e familjar, e te merret vete eskluzivisht ne perkujdesje te te lenduarve nga ai aksident! Nuk kemi pare kurre nje solidaritet kaq te ngushte me vuajtjet e familjeve te shqiptareve te Kosoves, si ai solidaritet qe shfaqi qeveria, presidenti, instiotucionet dhe qytetaret e Kroacise ne ndihme te perballimit te kesaj tragjedie. Askund nuk eshte trajtuar ndonje aksident ose fatkeqesi e shqiptareve si ne shtetin kroat!

Prandaj eshte jo vetem e natyrshme, por edhe pergjegjesi e klases politike te te dy shteteve tona te rithemelojne nje aleance strategjike, politike, ekonomike e ushtarake, pse jo edhe kulturore, me Zagrebin. Ate qe nisi Mbreti Zog I ne fillim te viteve 1930, duhet ta vazhdojne Vjosa Osmani e Albin Kurti ne Kosove! Ndersa sa i perket kryeministrit te Shqiperise, eshte krejt e kote t'ia kerkosh kete ndryshim kursi nga Beogradi. Ai tashme nuk mund te terhiqet nga aleanca e ngushte me Serbine, edhe sikur te donte vete! Ai eshte peng i Soros e me pas edhe i Aleksander Vucic!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora