Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë

| E marte, 27.07.2021, 07:00 PM |


As kasolle nuk i dhanë

Nga Kastriot Dervishi

Në praktikat e letrave të shqiptarëve të Kosovës të emigruar në Shqipëri, drejtuar Komitetit Qendror, vërehet një racizëm dhe antikosovarizëm nga udhëheqja e Partisë së Punës. Gjuha e përdorur ndaj tyre është fyese. Në të gjitha rastet, ata përgjithësohen duke u quajtur “emigrantë jugosllavë”. Në asnjë rast nuk shihet të përdoret një gjuhë dashamirëse, qoftë edhe formaliste.

Osman Murati, ardhur në vitin 1957, banues në Elbasan, pjesëtar i një familjeje me 6 veta, në një letër për Enver Hoxhën, protokolluar më 2.1.1960, kërkonte të ndërtonte një kasolle. Pasi cilësohej “emigrant jugosllav”, nuk iu miratua leja as për kasolle.

_________

Bagëtia e "armikut"

Pjesë nga raporti i datës 29 prill 1944, i komisarit të Batalionit “Hakmarrje”, Hasan Selenica për Shtabin e Qarkut të Korçës:

“Para ca ditësh më kishit lajmëruar për tre partizanë të dezertuar të Brigadës së 4-rt sulmuese, që t’u zinim ose t’u sekuestronim (pasurinë), t’u digjnim shtëpitë. Që të tre janë tashmë në radhët e Ballit, prandaj ne u dogjëm shtëpitë e dy prej tyre dhe u sekuestruam ca bagëti e kafshë. Një prej tyre nuk kish as shtëpi, as katandi. Ata i kishin hequr me kohë plaçkat, bereqetin e shumicën e kafshëve, kështu që nuk gjetëm shumë. Intendenti i batalionit do t’u japë një raport shkoqitës të bagëtisë së marrë”.