E merkure, 24.04.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë

E marte, 27.07.2021, 07:00 PM


As kasolle nuk i dhanë

Nga Kastriot Dervishi

Në praktikat e letrave të shqiptarëve të Kosovës të emigruar në Shqipëri, drejtuar Komitetit Qendror, vërehet një racizëm dhe antikosovarizëm nga udhëheqja e Partisë së Punës. Gjuha e përdorur ndaj tyre është fyese. Në të gjitha rastet, ata përgjithësohen duke u quajtur “emigrantë jugosllavë”. Në asnjë rast nuk shihet të përdoret një gjuhë dashamirëse, qoftë edhe formaliste.

Osman Murati, ardhur në vitin 1957, banues në Elbasan, pjesëtar i një familjeje me 6 veta, në një letër për Enver Hoxhën, protokolluar më 2.1.1960, kërkonte të ndërtonte një kasolle. Pasi cilësohej “emigrant jugosllav”, nuk iu miratua leja as për kasolle.

_________

Bagëtia e "armikut"

Pjesë nga raporti i datës 29 prill 1944, i komisarit të Batalionit “Hakmarrje”, Hasan Selenica për Shtabin e Qarkut të Korçës:

“Para ca ditësh më kishit lajmëruar për tre partizanë të dezertuar të Brigadës së 4-rt sulmuese, që t’u zinim ose t’u sekuestronim (pasurinë), t’u digjnim shtëpitë. Që të tre janë tashmë në radhët e Ballit, prandaj ne u dogjëm shtëpitë e dy prej tyre dhe u sekuestruam ca bagëti e kafshë. Një prej tyre nuk kish as shtëpi, as katandi. Ata i kishin hequr me kohë plaçkat, bereqetin e shumicën e kafshëve, kështu që nuk gjetëm shumë. Intendenti i batalionit do t’u japë një raport shkoqitës të bagëtisë së marrë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Emigroi në Shqipëri, e dërguan në kampin e Semanit Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë Kastriot Dervishi: Ekspozimi Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun! Agron Tufa: Plani hakmarrës i Gramoz Ruçit kundër atyre që rrëzuan shtatoret e Enver Hoxhës Nebil Çika: Denimi per krime kunder njerëzimit dhe lirimi i tyre pas rikthimit në pushtet te komunistëve Romeo Gurakuqi: Ish-Presidenti (Bujar Nishani), gënjeshtar djallëzor

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora