E premte, 29.03.2024, 12:15 PM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Kamarja e pikëllimit

E hene, 26.07.2021, 06:39 PM


Meti Rexhepi

KAMARJA E PIKËLLIMIT

(Tragjedia e autobusit në Kroaci, ku u shuan dhjetra mërgimtarë tanë)

ishte pjekur  pjekur e pjekur malli

që të mos digjej pa e prekur vatrën

të ndaheshin kafshatat e bukës së pjekur

të ngjyhej në faqe e ballëza malli

edhe me mëlmesën e pluhurit të Dardanisë

por orët kishin zgjatime vitesh

laura bezdisëse dhe rrjeta

vija shirit-bardha dhe lëbyrja

përpara trupave kishin fluturuar

puthjet e relievit të zhuritur

kësaj vere buzëqeshjesh të vizatuara

por se si nxiu dielli i lotuar

dhe mallin tuaj të fërguar e ngriu

në zemra e buzë pritjesh

udhëve të gëzimit të pikturuar

me ngjyra të ndezura

rrëshqet akujve të pikëllimit

përmbysen trupat thyhen gjymtyrët

përfytyrimet presin bashkëngjitjet

dhe veniten si bima pa ujë e dritë

lotët mëtojnë të shkrijnë akuj

shndërrohen në akuj

të vetmin shpjegim lotët

i japin kuptim mërgimit

malli i pjekur u spërkat me gjak

për të mos u djegur e shkrumbuar për së gjalli

tej cakut të barit të djegur të një livadhi

mall i prerë

pemët e prisnin pjekjen e frutave me ju

në shpirtra jashtë kalendarit

vjeshtë e shirave të pikëllimit e vajit

Kosovës kaherë i kemi kënduar dhe lotuar

miq të dhimbjes e të gazit

shirat dhembshurie prore riguan mbi ne

nëse nuk do të lotoja mbi këtë kamare

djerrina ime do të merrte shtrirje të egër

të dyfishohej prore për hyrje trajtash të egra

për gërryerje aortash të zemrës dhe pëlcitje venash

mbi kamaren e shpirt-ndjerëve i falem pikëllimit

le ta kem hisen time të përdëllimit

Gjilan, më 25korrik 2021, ora 20,00



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora