Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Dhimbje që shpon ashtin

| E hene, 26.07.2021, 07:30 PM |


Tahir Bezhani

DHIMBJE QE  SHPON ASHTIN

(me rastin e aksidentit në rrugët e Kroacisë)

Sot,dhimbja e loti mbuluan Kosovën

Pas lajmit të hidhur mëngjesor

Ëndrrat e dashurisë u përplasen në asfaltin kroat

Dasmat mbeten të nxira, pa daulle, valle e bajrak

Përqafime të ngrira  përmallshëm  hutimeve

Pakuar valixheve të mallit, me të falat e zemrës

Vetëm lotët e dhimbja  udhëtojnë në vendlindje

E trupat tuaj- shpirti në Parajsë,

Flamujt në gjysmështizë në dridhje trishtuese

Sy të përlotur e të ngrirë si akull

Dhimbje që shpon edhe ashtin

Sot loti nuk pyet askënd pse udhëton i valët

Ai vjen deri te shpirti juaj në përqafim gjakimi

Secilin përqafim  i ndarjes  krejt zjarr

Për një kore bukë, gjithë kjo lemeri

Kurrë nuk qe mjaft ndër shekuj kjo plagë

Të plagosur mbetem akoma rrugëve të botës...

26 Korrik 2021