E marte, 16.04.2024, 04:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Eksperimentet që u kryen me urdhër të Hitlerit

E enjte, 04.12.2008, 01:22 AM


Shkruar nga Blendina Cara    

 

Ne të gjithë kemi në mendje një imazh të rolit të shkencëtarëve në Gjermaninë naziste: të këqij, figura të fshehta laboratori, të cilët e kalonin kohën duke kryer eksperimente të tmerrshme dhe më së shumti pa kuptim tek njerëzit në kampet e përqendrimit, thjesht për të plotësuar impulset e tyre të egra, si dhe për të krijuar armë të shkatërrimit në masë për Hitlerin. Dr. Josef Mengele e konsideronte veten si një shkencëtar normal, zhvillonte seminare për të diskutuar eksperimentet e tij, merrte fonde nga instituti “Kaiser Wilhelm” në Berlin dhe i raportonte rregullisht mësuesit të tij, shkencëtarit të njohur, Otmar von Verschuer.  Studimet e Mengele në Aushivc dëshmojnë sesi punonte sistemi i tij. Eksperimentet e tij kishin synim të ishin kontribut për doktoraturën e tij të dytë “Habilitation”, në të cilën duhej të kualifikoheshin gjithë akademikët gjermanë, për t’u kualifikuar për të dhënë mësim në universitet. Nën udhëheqjen e Verschuer, ai zgjidhte binjakë nga hebrenjtë që mbërrinin në kamp dhe u injektonte atyre kimikate të ndryshme, për të parë nëse ato reagonin ndryshe. Ai grumbullonte të burgosurit me cene fizike, për të hetuar nëse kushtet e tyre mundtë ishin të trashëgueshme. Ai trajtonte romët dhe fëmijët e tjerë për sëmundje që kishin lidhje me urinë, duke përdorur vitamina dhe substanca të tjera, për të parë nëse kishte ndryshime të trashëgueshme në reagimin e tyre ndaj terapisë. Puna e Mengele-s ishte thjesht kërkim i pastër, pa asnjë aplikim praktik. Ai mori famën e tij të keqe nga prirja për të vrarë subjektet e tij nën rrethana të caktuara, si për shembull për të zgjidhur një argument mbi diagnozën, vriste pacientin dhe kryente autopsinë. Sidoqoftë, shumë të mbijetuar e mbajnë mend atë, jo për eksperimentet, sa për sjelljen e tij brutale dhe të pamëshirshme në kampin e spitali, ku shpeshherë ai i dërgonte të sëmurët në dhomën e gazit. Por Mengele ishte vetëm një prej shkencëtarëve në Gjermaninë naziste, të cilët kryenin eksperimente të tilla në subjekte njerëzore, kundër vullnetit të tyre. Karl Gebhard dhe Fritz Fischer u injektonin femrave të burgosura në kampin “Ravensbruck” mikrobe të dëmshme. Ato testonin ilaçet e reja tek të burgosurit, duke prezantuar rezultatet në konferenca shkencore. Shumë projekte të tilla krijoheshin si një kontribut praktik në orvatjet për luftë të Gjermanisë. Në një sërë kampesh, doktorët SS përdornin të burgosurit për të testuar trajtime për plagosje në luftë, duke u prerë pulpat e këmbëve dhe duke u qepur copa xhami apo druri me baktere në plagë, nganjëherë duke i tharmuar kockat e të burgosurve me çekiç, për të krijuar një efekt më real; edhe në këtë rast, rezultatet prezantoheshin në konferenca shkencore. Mbase, përdoruesi më i zellshëm i trupave njerëzorë për eksperimente ishte doktori i ri SS, Sigmund Rascher, i cili përdorte të burgosurit në kampin “Dachau” për të testuar reagimin e trupit të njeriut ndaj uljes së shpejtë të presionit dhe mungesës së oksigjenit, në një përpjekje për të ndihmuar pilotët e detyruar të hidheshin me parashuta nga avionët në lartësi të mëdha. Ai i quante disa prej sesioneve të eksperimenteve të tij “eksperimente terminale”. Ai maste kohën që i duhej subjekteve të tij për të vdekur, teksa u thithej ajri gradualisht. Ai e shfaqi punën e tij, e cila shkaktoi vdekjen e 70-80 të burgosurve, në një konferencë të ekspertëve mjekësorë “Luftwaffe” në shtator të vitit 1942. Pak më vonë, Rascher prezantoi gjithashtu rezultatet e një eksperimenti tjetër në një konferencë të përbërë nga 95 shkencëtarë në Nuremberg. Kësaj radhe, demonstroi se për sa kohë të burgosurit e gjatë të veshur me uniforma dhe jelekë shpëtimi mund të mbijetonin në ujë të ftohtë, duke stimuluar kushtet e Detit të Veriut. Koha mesatare ishte sipas tij, 70 minuta. Si mund të shpjegohen dhunime aq të dukshme të etikës mjekësore? Si mundeshin doktorët të justifikonin vepra të tilla? Përgjigjja vjen nga fakti se mjekësia ishte dominonte në botën shkencore nën Rajhun e Tretë dhe ngushtë e lidhur me projektet naziste. Në vitin 1939, thuajse gjysma e studentëve në universitetet gjermane studionin mjekësi.

 

Plani i Hitlerit

 

Nëse Gjermania do të kishte fituar Luftën II Botërore (1939-1945)

 

Adolf Hitler planifikonte të krijonte një Rend të Ri, një Evropë të bashkuar që udhëhequr nga nazistët. Në Bashkimin Evropian, nazistët supozohej të shkatërronin qytetet kryesore dhe të reduktonin popullsinë, në mënyrë të tillë që Rusia të bëhej e nën-populluar, një komb tërësisht bujqësor që mund të kolonizohej nga popullsia e tepërt e Gjermanisë. Britania e Madhe do të pushtohej dhe udhëhiqej dhe sundohej nga S.S. Col. Franz Six, lëvizja e parë e të cilit do të ishte arrestimi i 2300 figurave politike, fetare dhe liderëve intelektualë, duke filluar me Winston Churchill. Më pas, të gjithë meshkujt e moshës 17-45 vjeç do të transferoheshin në Evropën kontinentale për të punuar në industrinë gjermane.

 

Hitleri dhe femrat

 

Eva Braun ka qenë e dashura thuajse zyrtare e Hitlerit dhe ajo që njihej më shumë si e tillë. Kur shteti vizitohej nga autoritete të jashtme, ajo nuk lejohej të rrinte në dhomë. Vetëm bashkëpunëtorët e Hitlerit e dinin se çfarë ndodhte. Një tjetër femër e rëndësishme në jetën e Hitlerit ishte nusja e djalit të Vagnerit, së cilës i propozoi disa herë për martesë, por mori refuzimin e saj. Hitleri, i cili ishte i pasionuar pas Vagnerit u mahnit nga Winifred, kur e takoi në një koncert në vitin 1925. Ata lidhën miqësi dhe gjatë kohës që ishte në burg, ajo i dërgoi atij letra që ai i përdori për të shkruar “Mein Kampf”. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Siegfried Vagner, Hitleri i propozoi asaj dy herë për martesë, por ajo nuk pranoi.

 

Oratoria e Adolf Hitler

 

Tmerri që shoqëron emrin dhe ideologjitë e Hitlerit nuk e pengon atë të jetë një mjeshtër i lindur në oratori. Asgjë nuk ka kontribuar më shumë në lavdinë e tij sesa aftësitë e tij oratorike. Fjalët që nxirrte nga goja gjatë fjalimeve ngjanin më shumë sa kallëpe dinamiti, ato bindin miliona vetë të ecnin pas tij dhe kauzës së tij. Si rezultat, ai konsiderohet si shumë studiues si një prej folësve më të mëdhenj në publik të shekullit të 20-të. Është pikërisht përzierja e pasionit me autoritetin ajo që e bënte Hitlerin të ndizte turmën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora