Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqiptarët janë kopsht zoologjik për serbët
E hene, 26.07.2021, 06:55 PM
Shqiptarët janë kopsht zoollogjik për serbët
Shkruan
Fahri Xharra
Atëherë
kur menduan që e pati Shqipëria, iu desht të japin edhe një arsyetim karshi
botës “se Shqipëria është një kopsht zoollogjik “ dhe se shqiptarët janë bisha
dhe aty e kanë vendin .Por Turqia
nuk tërhiqej, coftina e Ballkanit kurrësesi të shkoçej nga ne.
“
Veçernje Novosti” e përditëshme serbe me 15 Nëndor 1912 shkruan me titull të
madh “Çka kërkon Sërbia?” . Presidenti i qeverisë serbe të Pashiqit ia praqet
gazettes Tajms kërkesat e Mbretërisë Jugosllave dhe ndër të tjera thuhet : “
Serbia e do bregdetin e Adriatikut shqiptar nga Lezha deri në Durrës si dhe
tokat tjera deri në Gjakovë dhe
gjithashtu tokat nga Gjakova deri në Ohër”!
“Sot,
kancelaritë europiane po e kërkojnë formulën
dhe zgjidhjen se çka të bëjnë me Arbanasit e pa kulturë, pa ndjenja
nacionale, pdhe të pa traditë kombëtare….Por për Sebinë është i rëndësishëm
deti, po aq sa janë të rëndësishme mushkëritë për njeriun e gjallë …. Deti ! Po aty është fjala dhe i tërë plani strategjik dhe taktik I
udhëheqësve tanë . Aty është e tërë poltika e diplomatëve tanë (Politika, 19.11.1912)
Serbia mundohej të bindë botën se jo vetëm që deti iu takon atyre por e kishte
edhe një qëllim të keq propagandues duke na para qitur si ”shtazë” .(Politika e 21 Tetorit 1912) .
Shkrimi me titull bombastik ” Bishat” e bënte
”përshkrimin” më të ultë për një komb, për neve . Dashtas apo jo, nga
ajo që shkruhet ngjallej një urrejtje tek të pa informuarit.
Si
flet sot Serbia për në qarqet diplomatike botërore për ne ? Nuk e dijmë, se nuk
i kemi stenogramet . Por, padyshim që jo mirë !
Çka
flasin qarqet shkencore për ne, kur nga goja e shqiptarëve ”intelektual ” dalin
dhe mbesin të shkruara fjalët që as të huajtë më qëllimkëqinj nuk kishin ditë
ti thonin.
Deri
sa në vitet kur ndahej fati i ynë (1912, 1913. 1920) flitnin vetëm ata : tani
kur përsëri është një farë lufte jo e shpallur kundër nesh : flet ineligjenca e
ynë pa fija turpi.
Po
iu sjelli një intervistë të huja me një maragaritarë të tradhtisë kombëtare . E
kja është që ky nuk është i vetëm:” V.Dolinski: - Si I p-riti publiku Shqiptar
studimet dhe zbulimet tuaja albanologjike?
Dr.Kapllan
Resuli - Buroviç. - Njëherë edhe Enver Hoxhës iu desht të pranoj se shkencës
shqiptare
i mungon objektiviteti. Poetesha shqiptare Mimoza Erebara I pyeti në Akademinë
e shkencave drejtpërdrejtë se qu bë me zbulimet e mia shkencore? Ata i than
asaj : ”Ne e dimë krejt këtë edhe para Kapllanit, por tash nuk është koha të
flitet për këtë".
Që
në publikimet e YLBERIT (del në Gjenevë që nga viti 1993) dhe veqanërisht
ndërmjet përmbledhjes sime albanologjike ILIRËT DHE SHQIPTARËT, I kam paraqitur
në formë të shkruar pikëpamjet e mia. Akademiku shqiptar Vinsent Golleti, duke
folur për mediat e shkruara, tha: " Tezat e Kapllan Resulit për problemet
e shqiptarëve, posaqërisht lidhur me ato të prejardhjes së shqiptarëve duhet të
mirëpriten me ngrohtësi, pasi që studimet të cilat I ka publiku lidhur me këto
probleme duhet propaguar nga e tërë bota e arsimuar". Pas tijë foli edhe
Dr. Adrian Klosi, i cili në mes të Tiranës hapur e kundërshtoj hypotezën e
sajuar se shqiptarët kanë origjinë Ilire.
Me
mua u pajtuan ndërmjet shtypit edhe disa studiues të tjerë të rinj, nga të
cilët do të
përmend
Fatos Lubonja, Prof Ardian Vebiu etj. Dua të theksoj se sot është paraqitur një
grupi të shkolluarve të rinj të cilët nuk pajtohen me mitet e falcifikuara por
me kurajo pranojnë të vërtetën shkencore! Jam krenar qëunë udhëheqë këtë grup
dhe që kan marrë nga unë kurajon e domosdoshme arsimore. Sepse besomëni se nuk
është lehtë aspak, pasi që shqiptarët ekstrem nacionalist, shovinist dhe racist
të udhëhequr nga Ismajl Kadare, në forma të ndryshme përpiqen të na shikanojnë dhe satanizojnë për
të na heshtur me çdo kusht! I përmenduriDr Adrian Klosi, kur tha se teza e
origjinës ilire të shqiptarëve nuk është e bazuar, shtoi: "Por më mirë
është të mos flitet për këtë, sepse do të na paraqesin si antishqiptarë".
Çka edhe bënë.
V.Dolinski:
- Nga çkohë daton aktualisht evidenca më e vjetër e ekzistencës së shqiptarëve
dhe gjuhës shqipe?
Dr.Kapllan
Resuli - Buroviç. - Teksti më I vjetër I shkruar shqip është "Formula e
pagëzomit", e përkthyer nga latinshtja më 8-11-1462 nga Malzezi Pacle
Angjelkoviç, të cilin shqiptarët e shqipëruan si Pal Engjëlli. Libri i parë
shqip është "Meshari" (Libri i mendimeve) një manual i ceremonive
fetare, që daton nga viti 1555 dhe është shkruar nga Kroati Ivan Buzuk dhe publikuar në Mal të Zi. Dhe ësht e kuptueshme
që e shqiptarizojnë me emrin Gjon Buzuku.Sa për informimin tuaj, abetarjaja e
parë në shqip, pas proklamimit të pavarsisë është punë e"Sllavëve"
dhe Vllehëve. Dosidej Obradoviçi është njeriu i parë në histori që hapi
shkollën në gjuhën shqipe, kur duhet thënë se ishte pikërisht Serbia e para që
njohu shtetin e pavarur Shqiptar! Maqedonët kan ndikim të rëndësishëm në zhvillimin
e kulturës shqiptare. P.Sh. Një nga publikuesit e parë në Shqipëri ishte Petar
Budi (1566-1622) I cili shkroi 3 libra në shqip dhe Maqedon është gjithashtru
Jovan Kukuzeli, të cilin shqiptarët e paraqesin si të tyre dhe e shqipëruan me
emrin Jan Kukuzeli, edhe pse ishte e ditur se kur ai kishte lindur në Drachnë
shek. XI kur aty nuk kishte asnjë shqiptarë. Më lejoni tua përkujtoj gjithashtu
edhe Grigor Prlichev (1830-1893) i cili për disa kohë jetoi në Tiranë dhe
publikoi poemën e mrekullueshme " Skanderbeg". Është I pamohueshëm
fakti se gati në të gjithaparafushat e zhvillimit të tyre pozitive shqiptarët
kishin joshqiptarë. Le të përmendim edhe në këtë kohë të dhënë se Georg
Kastriot - Skanderbeg ishte pamohueshëm me origjinë sllave.Naim Frashëri një
Vlleh, (një poet shqiptar), apo Fan Noli (një Grek emri i të cilit ishteTheofanos Mavromatis) Pjeter
Bogdani një serb, apo Ismajl Kemajli një Turk që proklamoi pavarsinë e
Shqiprisë më 1912. Siq mund të shihni të gjithë themeluesit e shtetësisë dhe
kulturës shqiptare janë joshqiptarë, nga
të cilët një numër i madh janë sllav, por
kjo nuk i ndal trumbetuesit e nacionalizmit shqiptarë dhe "Marksist
Leninistëve" të thonë se çdo gjë e kan arritur vetë e se popujt tjerë e posaqërisht sllavët kan qenë
gjithmonë armiqtë e tyre!
”Për
ta ilustruar pohimin e tij, ai thotë se në Bosnjë, Evropa fillon në mesin e
urës së Neretvës në Mostar. Ai thotë se turistët marrin frymë me lehtësi kur
“përfundimisht kthehen në Evropë”, kur hyjnë në pjesën kroate të Mostarit, transmeton
Zhurnal.( Ish-diplomati holandez: Ballkanasit s`janë evropianë, ndodhen më afër
Turqisë. Kosova, si Iraku!)
"U
jesen 1912 godine složi?e se Srbija, Bugarska, Crna Gora i Gr?ka pa ?e udariti
sa svih strana na Tursku. I ve? u novembru Turske ?e nestati iz Evrope.
.Zarati?e se i u 1913. godini i nesta?e i Albanija !” Më falni se e shkrova
serbisht ashtu si e lexova, ashtu të virgjër e kopjova. Po ç`thot? Do të zhdukët Shqipëria !
Por,
me keqardhje duhet të them se kur i lexon edhe mendimet e disa shqiptarëve
shmitianë me shkon mendja se metë
vërtetë jemi një kopsht zoollogjik, nën përkujdesjen e atyre që e duan
shkatërrimin dhe zhdukjen tonë . E, udhë e mbarë na qoftë!