Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Humanisti Ram Geci nderohet me Çmimin e Madh “Dardania

| E diele, 25.07.2021, 09:59 AM |


Çmimi i Madh “Dardania” për humanistin Ram GECI, iu dorëzua ambasadorit Islam LAUKA  në foltoren e Takimit nga Z. Ragmi MUSTAFI- Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës

“Takim i Gjakovës, 2021”

“Takimi i Gjakovës, 2021”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike), Shoqata “Drini, Gjakovë-Shkodër” dhe Komuna e Gjakovës, në bashkrendim me komuna e bashki dhe shoqata në Rrafshin e Dukagjinit e përgjatë brigjeve të Drinit, i mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” (salla e koncerteve), me 24 qershor 2021, në prani të rreth 300 pjesmarrësve nga Kosova e Shqipëria, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, e  nderoi humanistin e veprimtarin e njohur Ram GECI në Tiranë, me Çmimin e Madh “Dardania”.

Në vitet e fundit, me Çmimin e Madh “Dardania” janë nderuar Genc Nimanbegu në Ulqin, deputet i “Lista Shqiptare” në Kuvendin e Malit të Zi, ish Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi në tre legjislatura, ish kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2019); ambasador dr. Islam Lauka - ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës (“Takimi i Gjakovës, 26 prill 2019), humanisti e veprimtari Skënder  Përpepaj në Londër, ish drejtori i gazetës “Tropoja” (“Takimi i Tiranës, 4 mars 2019), humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi i Plavë-Gucisë, nënkryetar i Komunitetit Shqiptar të Teksasit në Amerikë (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2019).

Çmimi i Madh “Dardania” për humanistin Ram GECI, me motivacionin: ““Për kontribute atdhetare, kulturore, humanitare; për promovimin e zhvillimin e turizmit shqiptar, për angazhimet promovuese e lartësuese të “Gazeta e Alpeve””, i ndarë nga “Takimi i Gjakovës, 2021/ “Gazeta e Alpeve”, iu dorëzua,  në foltoren e Takimit, ambasador doktor i shkencave politike Islam LAUKA nga Z. Ragmi MUSTAFI - Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Çmimi i Madh “Dardania” do t’i dorëzohet humanistit Ram GECI, në mënyrë ceremonial, në mjedise të Hotel Tirana International & Conference Centre në metropolin Tiranë, në ditët e para të korrikut 2021, nga ambasador Islam LAUKA me Zonjen e Tij, Fatbardha Lauka e miq të tjerë.

Ta gëzoni Çmimin e Madh “Dardania”, i nderuari Ram GECI për kontributet e tua atdhetare, kulturore e humanitare, për zhvillimin e turizmit shqiptar…në Shqipëri e në Rajonin Ballkanik Shqiptar!