| E diele, 25.07.2021, 04:45 PM |
RRETH SHTATË POEZIVE APO
POEMËS SË PARË SHQIPE PËR SHTATË MËKATE MORTARE TË GJON BUZUKUT
Nga
Anton Nikë Berisha
Dhjetë tekste të tjera të Buzukut1
Duke lexuar veprën
“Meshari” të hartuar nga Gjon Buzuku2, përveç
katër Psalmeve origjinale, tashmë të
përmendura e të analizuara në pjesën e dytë të studimit, kam veçuar edhe këto
dhjetë tekste që duhet të jenë hartuar nga ai ose janë përshtatje të lira të
tij.
Teksti i botuar në
fletën trembëdhjetë (13), që është fleta e parë e ruajtur e kopjes së vetme të
gjetur deri më sot të “Mesharit”, është një psalm kushtuar paqes shpirtërore,
një nga dukuritë më të qenësishme të besimit e të njësimit me dashurinë e
Hyjit. Të gjitha gjasat janë që edhe në faqet e tjera të fillimit (që mungojnë)
të “Mesharit” të Buzukut, duhet të ketë pasur tekste të hartuara nga ai.
Këto dhjetë
tekstet afrohen me shumë përbërës me katër tekstet e emëruara nga Buzuku si
psalme, për arsye se mënyra e perceptimit dhe e të shprehurit në to është e
ngjashme ose e njëjtë. Buzuku e përqendron vëmendjen tek tërësia e tekstit dhe
e mesazhit që del prej tij e më pak te simbolika dhe metaforika e fjalëve ose e
shprehjeve të veçanta që ai përdor.
Në këto dhjetë
tekste vërehet një shqipe e përpunuar dhe e lartësuar; ndërlidhje e kujdesshme
e pjesëve që bëjnë tërësinë, po dhe e vetë qëllimi të hartimit të tekstit
përkatës.
Përveç teksteve:
“E paqnë tand neve na ep ?dë jetë tanë” dhe “Gjithë popullinë e kërshtenë ?dë
Arban?t” në tetë tekstet e tjera shqiptohen kryesisht çështje të mëkatit si
armiku kryesor i përshpirtshmërisë dhe i njësimit me Hyjin e me mbretërinë e
Tij. Kjo gjë bie në sy sidomos në tekstet që u kushtohen shtatë mëkateve, që
bëjnë shtatë poezi apo një poemë kushtuar mëkateve përkatëse dhe pasojave që
rrjedhin prej tyre.
Në këto dhjetë
tekste rrëfimi i Buzukut është herë i qetë e herë dramatik, ose këto dy forma
gërshetohen midis tyre, varësisht nga mënyra që autori i qaset dhe e shpreh
dukurinë që lidhet me besimin në Hyjin dhe me nderimin e urdhrave të Tij. Ato
dëshmojnë për forma të ndryshmetë të shprehurit. Dallohet sidomos përsëritjet
që kanë funksion të caktuar, pra janë të menduara
nga autori, siç
është vepruar edhe në tekstet e katër psalmeve të hartuara nga ai.
Në vijim po ndalem
më përafërt në shtatë tekstet apo poemën e parë në gjuhën tonë për të ndriçuar
veçantinë dhe rëndësinë e tyre, qoftë në rrafshin biblik liturgjik, qoftë në
atë shprehës poetik.
Tekstet po i jap
në dy forma:
1) Në formën që i
botoi vetë Buzuku në “Mesharin” e tij, pra tekstet e botuara në formën e
tekstit në prozë, dhe
b) Në formën e
vargjeve, e cila është e ngjashme me atë të Psalmeve
të BV, siç kam vepruar edhe me katër psalmet – poezitë e Buzukut, të analizuar
në pjesën e dytë të studimit.
Shtatë poezi apo poema e parë shqipe
Kur analizohen me
vëmendje shtatë tekstet për shtatë mëkatet mortare të botuara në fletët 65 – 69
të “Mesharit” të Gjon Buzukut, veçmas mënyra shtjelluese dhe shprehëse poetike
e tyre, atëherë mund të thuhet se Buzuku është poeti ynë i parë që botoi poemën
e parë në gjuhën tonë, që e njohim deri më sot. Në të vërtetë, këto shtatë
poezi, e përforcojnë dhe e lartësojnë edhe më tej figurën e Buzukut si poetin
tonë që i botoi tekstet e veta.
Këto shtatë tekste
të hartuara ose të përshtatura në mënyrë krejt të lirë nga Buzuku mund të
merren e të vështrohen në dy mënyra kryesore:
1) Si shtatë poezi
më vete, që u kushtohen shtatë mëkateve konkrete, dhe
2) Si shtatë poezi
që përbëjnë një tërësi, që bëjnë një poemë prej 128 vargjesh.
Në cilën do mënyrë
që t’i marrin dhe t’i vështrojnë këto shtatë tekste: si krijesa më vete, ose si
krijesa që bëjnë një tërësi më të madhe shprehëse poetike, një poemë, ato
dëshmojnë për një qasje të mëvetësishme të dukurisë së mëkatit e të degëzimit
të tij në jetën e përditshme, për një gjuhë të sigurt, të zgjedhur dhe të
ngritur që ka përdorur autori ynë.
Falë pikërisht
shtjellimit të teksteve, të sistemit shprehës poetik të përdorur dhe të
gjallërisë së komunikimit edhe me lexuesin e sotëm që ato mund të nxitin,
përligjin një rrafsh të ngritur të poezisë sonë të botuar më 1555.
Në qoftë se këto
shtatë tekste i vështrojmë në rrafshin e parë – si tekste të mëvetësishme, si
shtatë poezi, që bëjnë objekt trajtimi shtatë mëkatet dhe pasojat e tyre për
jetën e njeriut, mund të thuhet se këto janë poezitë e para të shkruara në
gjuhën tonë me vargun e lirë që kanë një objekt poetik të njëjtë dhe që
dëshmojnë vlerën e tyre edhe në ditët tona. Poezitë, dashur e padashur, të
kujtojnë grupet e Psalmeve të BV, siç janë shtatë psalmet e pendesës (6, 32,
38, 51, 102, 130, 143), pastaj psalmet e diturisë, psalmet e lavdërimit,
psalmet personale etj.
Secila prej këtyre
shtatë poezive ose pjesëve të poemës vëzhgon një mëkat më vete dhe shqipton
aspekte të veçanta të tij si dhe pasojat që ai mund të ketë në jetën e
përshpirtshme të besimtarit, kur zë të lëkundet ose të shmanget nga rruga e
drejtë e Hyjit dhe dashurisë së Tij.
Në qoftë se këto
shtatë tekste i vështrojmë: si krijime që bëjnë një tërësi më vete, një poemë,
që njësohen jo vetëm për objektin e vështruar e të shqiptuar, po para së
gjithash për shtjellimin, për sistemin shprehës dhe për gjuhën që përdoret në
to, për figuracionin, për ndërlidhjen midis tyre në rrafshe e në përbërës të
ndryshëm, atëherë vlera e tyre bëhet edhe më e madhe – një krijesë e menduar
dhe e konceptuar në shtatë pjesë, shtatë tablo shprehëse poetike, që si qëllim
kryesor ka njohjen me mëkatet dhe me pasojat e tyre në jetën e njeriut.
Në krye të këtyre
shtatë teksteve kushtuar shtatë mëkateve, që po i jap në vijim, Buzuku ka vënë
këtë tekst: “Këtu ? sosnë të dhjetë ordhënatë qi ? Sinëzot
janë ordhënuom na ato me mbajtunë.
Shtatë kate
mortare tash vinjën me ? promendunë” (përmendun).
E AJ QI DO ME ? BUKURUOM
I pari kat mort?r
anshtë superbja qi
madhështonetë n?er?,
e aj qi do me ? bukuruom.
Kush madhështonetë
? së vobegut
e ? së vorfën?t,
e nukë flet me
shojt, as me fqinjët,
as nukë ecën me
një shoq,
përse shoqi nukë
k?,
e k? si dhunë me
të me ecunë.
E kush do me ? b?m m? i bukurë
se nukë e k? b?m
Zotynë.
E kush nukë le me
shkuom
fjala e njaj plaku
për të dërejtë ?daj të,
kinëse aj k? e aj
s k?.
E aj qi lypën
lavd;
e aj qi do me
klenë vutë ? krye tryesësë.
E aj qi këqyretë
?dë pasëqyrë.
E aj si për plak
as për m? të mirë n?er?
se anshtë vetë s
k? qyrë.
E kush ?bë këtë mëndyrë fëjen,
aj fëjen ?dë të
parët kat motr?r3.
POR E K? TË
MJERËNË SHPIRT ?DË FYT
I dyti kat mort?r
ký anshtë mënia qi
n?er?
nukë mundë
shufrenjë as një grimësë,
por e k? të
mjerënë shpirt ?dë fyt.
Aty s k? qyrë qish
aj flet,
e flet s? çudi e
dhun?
i vinjënë ?dë mend
aqë i thotë.
E aty në ditëtë
kun një kshill të
njëj shoqi,
aj pr atë mën? at?
ja qet jashtë;
aj për mën? ?vret,
aj kujton keq, aj
qish mundë,
por keq se nukë
mundën m?,
prashtu aj nukë
kursene.
E për shumë mot aj
në ? mëniftë,
aj m? me shoq
s’foli as nukë pajtoi.
E këtu kush të
fëjen,
fëjen ?dë të dytët
kat mort?r4.
M? MIRË DESH ME
FOLË DHUN?
I treti kat
mort?r,
ký anshtë tue
prituom n?er?
?dë arësye të
shpirtit,
as ?donjë të mirë
aj nukë bani,
mos ?bë meshë, mos kryq,
mos me ?digluom
Ungjillë shenjtë,
mos me ? rëfyem,
mos me ? kunguom ?bë herë;
mos për shpirtit
të parëvet bani mirë,
mos për shpirtit t
atyne
qi at? mirë kanë
b?m.
M? mirë desh me
?denjunë
se Pater noster e
Ave Mër? me thanë.
M? mirë desh me
folë dhun?
se me lutunë
Tenëzonë;
e aj bije ?dë këtë
kat,
qi parë se punënë
e shpirtit
sheh punënë e
kësaj jete.
E kështu kush
fëjen ?bë këtë mëndyrë,
fëjen ?dë të
tretët kat mort?r5.
KUR ATA PATNË KEQ,
TI U GËZOVE
I katërti kat mort?r
anshtë k? qi i thomi na envidheja.
E këtu fëjen n?er?, kur shoqnë e fqinjënë
nukë e do n?er? porsi vetëvetëhenë.
Aj qi b?n mën?,
aj qi kujtoi keq
shoqit e fqinjësë;
kur shoqi k? mirë,
at? i ?dotë keq;
e at? mirë, nukë i
?dotë mirë;
mos për shëndet,
mos për të mirët,
mos për gazëmend,
mos për të pasunit.
Kur ata patnë keq,
ti u gëzove.
Kur ata patnë
mort, ti nuk i anëkove.
Kur ata klenë
sëmutë,
ti nukë i
vizitove,
e m? të pëlqyem
pate
kur gjegje keq për
ta se mirë.
E kush ?bë këtë mëndyrë fëjen,
aj fëjen ?dë të
katërt kat motr?r6.
E PARË LIJ
SHPIRTINË ME I VOTË KEQ
I pesti kat mort?r
ký anshtë:
Kush anshtë i
shtrenjtë,
e m? do me pasunë
?r e vist?r e gj? ?bë këtë jetë
se jetënë e
amëshuome.
E parë lij
shpirtinë me i votë keq
se me dhanë një
bagët? për shpirtit të t?.
E at? qi anshtë
eçim e unëtë
parë e lij me ju
kalbunë copa bukë
se me e dhanë at?
qi k? nevojë.
Mirë se ata qish
të kalbetë
përzanë nukë
anshtë,
në mos dafsh
kapshatënë ? gojet sote.
E shumë të mirë ?bë këtë shekullë
mundë banje, e
nukë ban:
E ?bë këtë mëndyrë kush fëjen,
aj fëjen ?de e
pesët kat mort?r7.
AJ TUE KLENË GINË
POR HA
I gjashti kat
mort?r
k? anshtë kur ha n?er? e pi tepërë,
e i ban keq. E
kët? kati fëjen aj
qi kurajtë k?atro temporatë nukë ?gjënon,
këreshmëtë nukë
?gjënon,
vëngjillë qi
ordhënuom anshtë nukë ?gjënon;
gjashtë herë në i
piq? me ?granë, haj;
mbassi k? drekunë,
e të i vin përapë ?,
aj tue klenë ginë
por ha;
aj k? p?të e
?granë,
e për lakëm? të
fytit djerie mos i viell,
aj me ata të ginë
nukë kondend.
E ký tue fëjyem ?bë këtë mëndyrë,
fëjyem k? ?dë e
gjashtë kat mort?r8.
TUE KUJTUOM, TUE ? AMBËLTUOM
I shtati kat
mort?r k? anshtë:
Tue kujtuom për
kat
porsi njani burë o
jetëra gruo,
qi kurajtë të ginë
nukë di;
po e k? mallëkuom
Zotynë,
e kurajtë me
njëqind vetë
ajo me ?fjetunë
një natë,
ajo si të mos kish
fjetunë as me një burë.
E ashtu edhe shumë
bura janë.
E këtu mundë
fëjenjë n?er?
tue kujtuom, tue ? ambëltuom
?d ata të kujtuom
?dë mend të t?;
e kur ata të
kujtuom
nukë desh me e
bduom ? vetëhej,
tue b?m kun
tjetërë punë.
E aj qi k? të
vednë,
epur bie ?dë kat
me tjetërë;
ashtu edhe gruoja
në fëjeftë,
fëjen ?de e
shtatët kat motr?r9.
Forca komunikuese dhe ndikuese e teksteve
Në qenësinë e tyre
këto shtatë tekste të Buzukut janë hartuar kryesisht mbi bazën e një modeli,
qoftë për mënyrën e qasjes së objektit, qoftë për gjuhën dhe sistemin shprehës
poetik, për llojin e vargut etj. Secila krijesë (poezi), ka pak e shumë,
gjatësi të njëjtë (pos asaj që i kushtohet mëkatit të gjashtë që ka 14, të
tjerat kanë nga 17 deri në 21 vargje) dhe vështron aspekte të mëkatit përkatës
dhe të pasojave. Me një fjalë, mënyra e përftimit dhe e shtjellimit të tekstit
të poezive ose të pjesëve të poemës, gjakon të njëjtin qëllim: ndriçimin e
përbërësve kryesorë të secilit mëkat, meqenëse secili prej tyre, ka veçantinë e
vet, jo vetëm për mënyrën e shfaqjes dhe të dëshmimit, po dhe të pasojave.
Tekstet e tyre cilësohen me shumësinë e mesazheve dhe me mundësinë e madhe të
ndikimit në marrësin, në lexuesin ose në dëgjuesin (kur janë kënduar në meshë
ose në ndonjë rast tjetër). Pikërisht mënyra e konceptimit dhe e shtjellimit të
tekstit kushtëzon që ai të lërë një përshtypje të fuqishme, pra të mbërrihet
qëllimi: të kuptohen pasojat e mëkatit dhe të thellohet domosdoja e besimit dhe
e mbështetjes në mëshirën e Hyjit dhe në dashurinë e tij.
Në këto tekste
poeti ynë shqipton krenarinë (mendjemadhësinë), mërinë, mosbërjen mirë tjetrit
(mungesën e veprimit), mosdashjen e tjetrit, ballafaqon pasurinë materiale me
jetën e amshuar të shpirtit, veprimet e pamatura, mëkatin edhe duke menduar keq
për tjetrin. Në mënyrën të veçantë Buzuku shqipton pasojat e mëkatit për jetën
e individit, për rrethin familjar, për të afërmit, po dhe për mjedisin shoqëror
në përgjithësi.
Rrëfimi i Buzukut
është bindës dhe argumentues. Me një fjalë, ai i shqipton dukuritë sipas
modelit të Biblës apo të literaturës
biblike liturgjike, ku qartësia dhe argumentimi janë formë e qenësishme e
teksteve dhe e mesazheve të tyre.
Mëkatet dhe
pasojat e tyre Buzuku i vështron në formën e kontrastit, me ç’rast teksti
përligj sa rëndësinë, veçantinë dhe pasurinë e të shprehurit, po aq dhe forcën
dhe mundësinë e komunikimit dhe të ndikimit në marrësin. Kështu, fjala vjen,
shqiptohet mburrja dhe krenaria e të pasurve përballë të varfërve e të mjerëve
ose shprehet dhuna kur ata ecin me njerëz që nuk janë si ata ose kur punët e
shpirtit vështrohen përmes botës lëndore e pasurisë materiale; kur për lakmi të
fytit i bëjnë keq vetit dhe tjetrit; ose kur bëjnë mëkat qoftë edhe me të
menduar nga fillon çdo gjë, që pastaj mund dhe të përmbushet përmes veprimit
konkret.
Buzuku i vështron
shtatë mëkatet mortare të ngjizura me jetën konkrete, me rrethanat në të cilat
ata shfaqen më së shpeshti, duke përmendur herë – herë edhe shkaqet e lindjes
së tyre. Pra, mëkatet vështrohen në ndërlidhje e në ballafaqim me dukuritë e
tjera të jetës e të veprimit të njeriut e jo të shkëputura nga rrjedha jetësore
dhe nga vështirësitë dhe të papriturat.
Mëkati armiku i brendshëm
Secila prej shtatë
poezive të Buzukut kushtuar shtatë mëkateve nis me shenjëzimin “mëkat mortar”
dhe mbaron po ashtu me pasojën “mëkat mortar”. Çdo mëkat mortar lind nga bota e
brendshme e njeriut, nga vetëdija e tij. Kur njeriu e bën mëkatin e lehtë, nuk
e humb hirin hyjnor. Në të kundërtën, kur e bën mëkatin e rëndë, mëkatin
mortar, shkakton humbjen e hirit hyjnor, domethënë mëkati është vdekjeprurës
për shpirtin, siç thuhet në Letrën e parë të Gjonit: “Ka mëkate që çojnë në
vdekje” (1 Gjn 5, 16).
Mëkati vdekatar
nënkupton shmangien e rrugës së Hyjit dhe urdhrave të tij ose rrënon dashurinë
në zemër dhe e largon krijesën nga Hyji që e ka krijuar, po dhe e largon nga
dashuria dhe nga mirësia për të afërmin. Në Psalmin 51,6 thuhet: “Kundër teje, kundër teje kam mëkatuar. Ajo
që është e ligë para syve të tu, atë e kam bërë unë”. Pra, mëkati është në
kundërshtim të plotë me hirin hyjnor dhe më mirëqenien njerëzore. Në Letrën
drejtuar romakëve, Shën Pali shkruante: “Atje ku është braktisur mëkati, ka
mbipeshuar hiri” (Rom, 20.
Buzuku e dinte se
mëkati, sidomos mëkati i rëndë apo vdekatar, është fajësi e madhe ndaj ligjit
të
Zotit, e bërë me
vetvullnet dhe si i tillë sjell pasoja të rënda: e zhvesh shpirtin nga hiri
hyjnor dhe zhbën mundësinë e përjetimit të dashurisë dhe të mëshirës së Hyjit.
Po ashtu e zhbën rëndësinë e veprimeve të mira paraprake për arsye se shkëput
marrëdhënien me Hyjin dhe mbrojtjen nga Ai.
Mëkati mortar
kushtëzon dhe dënimin me jetesë në ferr. Shën Toma i Akuinit thoshte se kur
vullnesa përqendrohet drejt një gjëja që është në kundërshtim me dashurinë e
Hyjit, ndaj të cilës jemi të përcaktuar si qëllim kryesor, mëkati, për objektin
e vet përkatës, bëhet mortar, që domethënë është kundër dashurisë së Hyjit.
Mëkati vdekatar është me pasoja për arsye se çdo mëkat dhe blasfemi (mallkim)
do t’u falet njerëzve, po blasfemia kundër Shpirtit nuk do të falet (Mat 12,
31).
Së këndejmi,
arsyeja pse Buzuku i quan shtatë mëkatet e përmendura mëkate mortare dhe i bën
objekt shqyrtimi nuk është gjë e rastit. Mëkati është nisma e së keqes jo vetëm
drejtuar kundër Hyjit, po para së gjithash kundër vetë njerëzve, kundër të
afërmeve, me një fjalë kundër jetës.
Duke i shqyrtuar
dhe shprehur në këtë mënyrë mëkatet si dhe duke ndriçuar pasojat e tyre në
rrafshin shpirtëror, Buzuku u bën të ditur besimtarëve, po dhe njerëzve në
përgjithësi, që secili ta kuptojë rrezikun nga mëkati dhe të bëjë përpjekje të
vijueshme për t’i shmangë ata në mënyrë që të jetë në pajtimësi të plotë me
mëshirën e Hyjit dhe të ketë mbështetjen dhe mbrojtjen e përhershme të Tij.
Buzuku e dinte se drita e Hyjit, e parrënueshme dhe e patejkalueshme, është në
gjendje të ngadhënjejë mbi ço të keqe e të ligë dhe mbi çdo errësirë. Për të
përjetuar këtë dritë dhe fuqinë e saj, njeriu duhet ta ketë zemrën e pastër për
ta parë atë dhe për ta shndërruar në një lumë drite që do t’ia lehtësojë e
pasurojë jetën konkrete, po dhe jetën pas vdekjes, jetën e pasosur për arsye se
fryti i shpirtit duhet të jetë: “[...] dashuria, gëzimi, paqja, duresa,
dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, përkormëria; kundër këtyre gjërave
nuk ka ligj” (Gal 5, 22 – 23).
Me një fjalë,
Buzuku ishte i bindur se mëkati është dukuri që vjen nga brendësia e njeriut,
prandaj (edhe në rrethanat më të vështira kur të dëshmojë ligësinë e vet),
pikërisht nga brenda ai duhet ta luftojë atë, duke u mbështetur në dashurinë e
Hyjit të gjithëpushtetshëm, për t’iu shmangur pasojave të mëdha në jetën
tokësore dhe në jetën pasvdekjes.
Mesazhet poetike si stolisje të tekstit
Në tekstet për
shtatë mëkatet dhe pasojat e tyre Buzuku herë – herë përdori edhe një gjuhë
figurative, që
dëshmon për vlerat poetike të tyre.
Duhet thënë se
Buzuku nuk i hartoi këto shtatë poezi apo këtë poemë për shtatë mëkatet me
qëllim që të dëshmojë talentin e tij si poet, siç vepruan poetët e mirëfilltë
më parë ose më vonë. Qëllimi kryesor i tij qe dëshmimi i pasojave të mëkateve
mortarë, domosdoja e shmangies së tyre dhe nevoja e njeriut për t’u mbështetur
në Hyjin, në dashurinë dhe në mëshirën e Tij.
Përkundër faktit
që në shtatë tekstet e hartuara nga Buzuku vlera poetike e tyre përligjet në
rrafshin e makrostrukturës së tekstit, ajo vërehet edhe në disa vargje e
shprehje të veçanta që kanë më shumë se një kuptim, pra ofrojnë dhe kushtëzojnë
një mundësi shumësore leximi dhe receptimi, gjë që i cilëson tekstet poetike të
mirëfillta. Këto shprehje ose vargje me konotime të ndryshme – me degëzime
kuptimesh – në të shtatë tekstet e tij, u japin atyre një vlerë të veçantë.
Nga poezia “E aj
qi do me ? bukuruom”, që merr në vështrim
kryelartësinë – mendjemadhësinë, duhet veçuar vargun kuptimisht të pasur: “e aj qi do me ? bukuruom”, që na fut në botën e njeriut që
ndihet mendjemadh në jetë dhe në punët e shpirtit e të besimit në Hyjin.
Kryelarti e çmon si veprim dhune të ecë bashkë me të varfrin: “e k? si dhunë me të me ecunë”, ai
gjakon që përherë të vihet në krye të tryezës dhe të shikohet në pasqyrë, të
shërbejë si shembull, si pasqyrë për të tjerët10“e aj qi do me klenë vutë ? krye
tryesësë. / E aj qi këqyretë ?dë pasëqyrë”. Pra, kryelarti gjakon të bëhet më i
bukur sesa është dhe sesa e ka krijuar Hyji: “E kush do me ? b?m m? i bukurë / se nukë e k? b?m Zotynë”.
Edhe në poezinë
“Por e k? të mjerënë shpirt ?dë fyt”, Buzuku përdor një shprehje me konotim të
pasur: “por e k? të mjerënë shpirt ?dë
fyt”, që dëshmohet edhe kur: “e flet
s? çudi e dhun?” dhe bën aq keq sa nuk mundet më shumë: “por keq se nukë mundën m?”.
Një qëndrim dhe
sjellje e tillë bën që kryelarti të ketë e të ndjejë urrejtje ndaj tjetrit dhe
të mos flasë e të mos pajtohet me të:
E për shumë mot aj në ? mëniftë,
aj m? me shoq s’foli as nukë pajtoi.
Edhe në poezinë
“M? mirë desh me folë dhun?” Buzuku e thekson përsëri çështjen e të folurit të
dhunshëm, shenjë e nismës së largimit nga dashuria dhe mëshira e Hyjit “M? mirë
desh me folë dhun?”. Buzuku përdor edhe një shprehje kuptimisht të pasur, që
lidhet me qenësinë e besimit të secilit në Hyjin: në vend që t’i kushtojë
kujdes botës hyjnore, që përcakton jetën shpirtërore, mbështetet në punët e
jetës konkrete, të botës materiale:
qi parë se punënë e shpirtit
sheh punënë e kësaj jete.
Të shprehurit
figurativ kontrastik dëshmohet edhe në poezinë “Kur ata patnë keq, ti u
gëzove”, ku poeti Buzuku ballafaqon botën e brendshme të mëkatorit përballë
atij që jeton afër Hyjit dhe e çmon dhe e do fqinjin e tij:
Kur ata patnë keq, ti u gëzove.
Kur ata patnë mort, ti nuk i anëkove.
ose
e m? të pëlqyem pate
kur gjegje keq për ta se mirë.
Këtë mënyrë të
shqiptimit Buzuku e përdor edhe në poezinë “E
parë lij shpirtinë me i votë keq”, ku mëkatari, që ka shmangur rrugën e
Hyjit dhe nuk i përfill urdhrat e tij, lejon që shpirti të jetojë në ligësi: “E parë lij shpirtinë me i votë keq”,
pra çmon më shumë arin e thesaret se jetën hyjnore.
e m? do me pasunë
?r e vist?r e gj? ?bë këtë jetë
se jetënë e amëshuome
ose kur nuk
shqetësohet për të afërmin, sidomos për të varfin që s’ka as bukë të hajë: “në mos dafsh kapshatënë ? gojet sote”.
Shqiptimin
kontrastik të mëkatit dhe të pasojave të tij Buzuku e zbatoi edhe në poezinë
“Aj tue klenë ginë por ha”, ku shprehet pangopësia e njeriut të hajë e të pijë
pa masë: “aj tue klenë ginë por ha”
përballë atij që nuk ka fare. Ky mëkat mortar shprehet edhe në përmasa të
skajshme – vetëm për lakmi të fytit: “e
për lakëm? të fytit djerie mos i viell”.
Buzuku e vështron
mëkatin edhe në rrafshin e të menduarit, siç ndodh në poezinë: “Tue kujtuom,
tue ? ambëltuom”, që përkon plotësisht me parimin
biblik: edhe të menduarit keq është mëkat. Poezia është një përsiatje e thellë
filozofike e teologjike, që ndriçon botën e brendshme të njeriut, përkatësisht
të besimtarit: përmbushje e qejfit të vetvetes, krijimin e një bote jashtë
realitetit konkret, po dhe jashtë dashurisë së Hyjit; i sheh gjërat të
“ëmbëltuara”, sipas dëshirës dhe gjakimeve vetjake: “nukë desh me e bduom ? vetëhej”, e jo sipas hirit të Hyjit:
tue kujtuom, tue ? ambëltuom
?d ata të kujtuom ?dë mend të t?;
Përkundër kësaj,
njeriu ka brenda vetes së tij forcën – edhe kjo dhuratë e Hyjit – që ta largojë
e ta shmangë nga vetja e tij të keqen dhe ligësinë, mëkatin “e kur ata të kujtuom” dhe t’i kthehet
rrugës së drejtë të Hyjit dhe t’i shfrytëzojë të mirat e dashurisë së Tij.
²
Se Buzuku kishte
prirje për hartimin e teksteve poetike dhe se në to përdorte një gjuhë të pasur
e figurative, dëshmojnë edhe përkthimet cilësore të disa teksteve, sidomos të Psalmeve dhe të Këngës së këngëve të BV.
Po sjell vetëm
disa shembuj nga Kënga e këngëve
(çështja e përkthimit të psalmeve në “Mesharin” meriton një vëzhgim më vete) që
përligjin këtë aftësi dhe cilësi të Buzukut:
“Jam e z?shkë, ma jam bukurë formuam11”
(KK 1, 5)
²
“M? shkoi dimëni, e shiu shko?,
m? ngre? e dashura eme, e eja12” (KK 2, 11)
²
“Hinje se k? vjen tue shkuo përmb? malt,
e tue këcyem përmb? sukat;
mbi këtë mënyrë nshtë i dashuni em,
porsi kaprolli o meng? i sutësë.
Hinjë se jet mbas murit,
tue pasunë qyrë ? fën?eshtrashit,
tue pasunë qyrë ? birashit të murit.
E muo më foli i dashuni em,
tue me thashunë: ?gre? mama eme e
bukura, e eja.
Hinje se dimni shkoi, e shi? vote.
E hinje se luletë zunë me u dukuni përmb? dh?t,
e hera me kiem ? afëruo;
e zani i turtullit u gjegj ?dë dh?t tanë;
fiku z? me lëshuom të t?të,
e ?dhitë zunë me b?m grestenë,
e lëshuomë erënë e endet tyne.
Ngre?, e eja, e dashura eme,
e e bukura eme, ?ite ti.
Polumbi em ?dë palsët të gurit,
ndë e ?fshehunat të gjirdhevet,
dëftomë të klenëtë tat,
banmë u t? të të gjegjem zanë tand;
përse zani uit anshtë i amblë,
e të panëtë tat anshtë të dëshëruom13.
(KK 2, 8 – 14)
²
“Kush ë kjo qi vjen porsi drita qi zbardhetë,
e bukur porsi ana, e zg?edhunë porsi
dielli,
e madhe porsi ?shtëria qi anshtë
trajtuam për luftë14”
(KK, 6, 1o)
²
“Dora e djathtë e t? anshtë muo për?denë krye tem,
e djathta e t? muo të më shtrëngonjë15.
(KK 8, 3)
1-(Pjesë nga studimi monografik “Gjon
Buzuku poeti ynë i parë”. Pellegrini Editore, Cosensa 2016.
2-Shin më gjerësisht për këtë në
studimi tim monografik “Meshari – vepër e hartuar nga Gjon
Buzuku”. Studim. Con una sintesi in italiano. “Fondazione
Universitaria “Francesco Solano” & Comet Editore Press. Cosenza 2014.
Botimi i dytë“Faik Konica”, Prishtinë 2014.
3-“I pari kat mort?r anshtë superbja qi
madhështonetë n?er?, e aj qi do me ? bukuruom. Kush madhështonetë ? së
vobegut e ? së vorfën?t, e nukë flet me shojt, as me fqinjët, as nukë ecën me
një shoq, përse shoqi nukë k?, e k? si dhunë me të me ecunë. E kush do me ? b?m m? i bukurë se nukë e k? b?m Zotynë.
E kush nukë le me shkuom fjala e njaj plaku për të dërejtë ?daj të, kinëse aj
k? e aj s k?. E aj qi lypën lavd; e aj qi do me klenë vutë ? krye tryesësë. E
aj qi këqyretë ?dë pasëqyrë. E aj si për plak as për m? të mirë n?er? se anshtë vetë s k? qyrë. E kush ?bë këtë mëndyrë fëjen, aj fëjen ?dë të
parët kat motr?r”.
4-“I dyti kat mort?r k? anshtë mënia qi n?er? nukë mundë shufrenjë as një
grimësë, por e k? të mjerënë shpirt ?dë fyt. Aty s k? qyrë qish aj flet, e flet
s? çudi e dhun? i vinjënë ?dë mend aqë i thotë. E aty në ditëtë kun një kshill
të njëj shoqi, aj pr atë mën? at? ja qet jashtë; aj për mën? ?vret, aj kujton
keq, aj qish mundë, por keq se nukë mundën m?, prashtu aj nukë kursene.E për
shumë mot aj në ? mëniftë, aj m? me shoq s’foli as nukë
pajtoi. E këtu kush të fëjen, fëjen ?dë të dytët kat mort?r”. Shih E. Çabeji, “Meshari”
i Gjon Buzukut (1555). Pjesa e dytë, vep. e përm., f. 65.
5-“I treti kat mort?r, k? anshtë tue prituom n?er? ?dë arësye të
shpirtit, as ?donjë të mirë aj nukë bani, mos ?bë meshë, mos kryq, mos me ?digluom Ungjillë shenjtë, mos
me ? rëfyem, mos me ? kunguom ?bë herë; mos për
shpirtit të parëvet bani mirë, mos për shpirtit t atyne qi at? mirë kanë b?m.
M? mirë desh me ?denjunë se Pater noster e Ave Mër? me thanë. M? mirë desh me
folë dhun? se me lutunë Tenëzonë; e aj bije ?dë këtë kat, qi parë se punënë e
shpirtit sheh punënë e kësaj jete. E kështu kush fëjen ?bë këtë mëndyrë, fëjen ?dë të tretët kat mort?r”.
6-“I katërti kat mort?r anshtë k? qi i thomi na envidheja. E këtu fëjen n?er?, kur shoqnë e fqinjënë nukë e do n?er? porsi vetëvetëhenë. Aj qi b?n mën?,
aj qi kujtoi keq shoqit e fqinjësë; kur shoqi k? mirë, at? i ?dotë keq; e at?
mirë, nukë i ?dotë mirë; mos për shëndet, mos për të mirët, mos për gazëmend,
mos për të pasunit. Kur ata patnë keq, ti u gëzove. Kur ata patnë mort, ti nuk
i anëkove. Kur ata klenë sëmutë, ti nukë i vizitove, e m? të pëlqyem pate kur
gjegje keq për ta se mirë. E kush ?bë këtë mëndyrë
fëjen, aj fëjen ?dë të katërt kat motr?r.”
7-“I pesti kat mort?r k? anshtë: Kush anshtë i shtrenjtë, e m? do me pasunë ?r e vist?r e gj? ?bë këtë jetë se jetënë e amëshuome. E
parë lij shpirtinë me i votë keq se me dhanë një bagët? për shpirtit të t?. E
at? qi anshtë eçim e unëtë parë e lij me ju kalbunë copa bukë se me e dhanë at?
qi k? nevojë. Mirë se ata qish të kalbetë përzanë nukë anshtë, në mos dafsh
kapshatënë ? gojet sote. E shumë të mirë ?bë këtë shekullë mundë banje, e nukë ban: E ?bë këtë mëndyrë kush fëjen, aj fëjen ?de e pesët kat
mort?r”.
8-“I gjashti kat mort?r k? anshtë kur ha n?er? e pi tepërë, e i ban keq. E kët?
kati fëjen aj qi kurajtë k?atro temporatë
nukë ?gjënon, këreshmëtë nukë ?gjënon, vëngjillë qi ordhënuom anshtë nukë
?gjënon; gjashtë herë në i piq? me ?granë, haj; mbassi k? drekunë, e të i vin
përapë ?, aj tue klenë ginë por ha; aj k? p?të e ?granë, e për lakëm? të fytit
djerie mos i viell, aj me ata të ginë nukë kondend. E k? tue fëjyem ?bë këtë mëndyrë, fëjyem k? ?dë e
gjashtë kat mort?r”.
9-“I shtati kat mort?r k? anshtë: Tue kujtuom për kat porsi njani burë o jetëra gruo, qi kurajtë të
ginë nukë di; po e k? mallëkuom Zotynë, e kurajtë me njëqind vetë ajo me
?fjetunë një natë, ajo si të mos kish fjetunë as me një burë. E ashtu edhe
shumë bura janë. E këtu mundë fëjenjë n?er? tue kujtuom, tue ? ambëltuom ?d ata
të kujtuom ?dë mend të t?.; e kur ata të kujtuom nukë desh me e bduom ?
vetëhej, tue b?m kun tjetërë punë. E aj qi k? të vednë, epur bie ?dë kat me
tjetërë; ashtu edhe gruoja në fëjeftë, fëjen ?de e shtatët kat motr?r”. Shih E.
Çabeji, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Pjesa e dytë, vep. e përm., f.
67.
10-Kujto, fjala vjen, princeshën në
përrallën e vëllezërve Grimm “Borëbardha”, kur i drejtohet pasqyrës t’i thotë
se ajo ishte më e bukura në botë. Shih më gjerësisht punimin Hyrje në poetikën e përrallës. Në librin
tim “Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe”, (Rilindja, Prishtinë, 1998, f.
159 – 198.
11-Eqrem Çabej, “Meshari” i
GjonBuzukut.(1555.Pjesa e dytë, vep. e përm., f. 25.
12-Po aty, f. 25.
13-Po aty, f. 333.
14-Po aty, f. 15 – 17.
15-Po aty, f. 25.