E marte, 23.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj

E premte, 23.07.2021, 09:25 PM


Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut

Nga Keze Kozeta Zylo

Pandemia boterore e izoloi njerëzimin dhe secili e ndjeu në mënyëën e vet shkatërrimin që po sillte Covid 19.  Në bazë të studimeve fëmijët, nxënësit, studentët e ndjenë dhe më shumë pasi izolimi pengon në shumë gjëra për të marrë dijet shkencore në të gjitha fushat…

Edhe Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u izolua që nga marsi i vitit 2020 deri në qershor 2021, por mësimet nuk i ndërpreu kurrë pasi ishte e para shkollë që filloi programin mësimor në platformën Google Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë mësuesëve tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.

Tani kemi shansin të fillojmë mësimin në klasat e rregullta në shtator.  Për këtë bordi dhe stafi i shkollës edhe pse jane në pushimet verore po punon fort për të realizuar këtë mision kombëtar.  Konkretisht z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” mori takim me z.Mark Gjonaj i cili së bashku me ekipin e tij na afroi mjedise komode me klasa të përshtatshme për të zhvilluar mësimin e rregullt në një nga lagjet e Nju Jorkut në Bronx.  Drejtori i përgjithshëm i Jacobi Center foli fjalë miradie për z.Mark Gjonaj duke thënë se është një këshilltar plot kulturë dhe një ndihmës i jashtëzakonshëm për publikun.

Duke vizituar këtë qendër ne kaluam një një klasë ku ndodheshin mjekë dhe infermierë.  Z.Mark Gjonaj pasi i përshëndeti dhe i falënderoi për punën e tyre vecanërisht për përballimin me sukses të shërbimit të sëmureve me Covid 19, ai u mirëprit me duartrokitje.  Ata e njihnin mirë mbështetjen e tij dhe këtë e pashë në dëgjimin plot vemendje si dhe duartrokitjet në fjalën e z.Gjonaj gjatë përshëndetjes. E kush më shumë se Z.Mark Gjonaj mund të ndihmojë moralisht dhe me vepra?  Z.Mark Gjonaj është i pari politikan Shqiptaro Amerikan që punoi dhe realizoi ligjërisht mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike amerikane në New York.

Z.Mark Gjonaj është i pari Shqiptaro Amerikan që është ulur në karrigen e Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e Nju Jorkut.

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e kanë ndjerë nga afër mbështetjen e tij pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme që ushtron shkolla gjatë vitit.  Ardhja dhe mbëshetja e tij duket se është vazhdim i veprës së Rilindasve.  Duke vizituar mjediset tejet komode në bashkëbisedim e sipër mëtha se: “Në se ne do të punojmë me brezin e ri, me studentët, nxënësit dhe vecanërisht me fëmijët atëhere Diaspora Shqiptaro Amerikane do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ndjeshme për Kombin tonë tëpërbashkët.  Ne duhet të punojmë pa u lodhur për të transmetuar tek brezi i ri kulturën tonë dhe traditat e mrekullueshme shqiptare”.

Z.Mark Gjonaj është një Rilindas i Diasporës Shqiptaro Amerikane!

Ju mirëpresim nxënës të dashur në shtator 2021!

22 korrik, 2021

Bronx, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh” Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora