E marte, 19.03.2024, 11:56 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush na e solli tradhtinë në kombin tonë

E enjte, 22.07.2021, 08:00 PM


Kush na e solli tradhtinë në kombin tonë

Tradhtia e parë nuk shlyhet , por e keqja se ajo shkon si hallkat e zingjirit duke u bërë shumë e shumë më e rënd se ajo fillestarja ( Milan Kundera)

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Një shkrim i posaçëm me mendime te ndryshme për atë që shihet në titull. Jemi njerzë të frustruar , jemi bashkëkohës të një kohe nëpër të cilën po lundrojmë pa e ditur të nesërmen . Kush na e solli këtë “dhuratë” të pasigurisë elementare fizke e financiare. A e kemi merituar ?

Tradhtia lindë me njeriun ; ajo si duket edhe trashëgohet . Asaj i japin forcë shumë faktorë shoqëror , faktorë të cilët shpjegohen nga bashkëbiseduesit e mi. Për deri sa Valon Segaqi  thotë : Tradhtinë nuk ju a solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj! “, Perparim Demi  shkruan  “Tradhtia lind nga egoizmi, smira, zilia, paaftësia, lakmia etj. Ideja është se kur njeriu shpirt vogël kërkon te ketë më tepër nga çka meriton, me tepër nga çka mundet, me tepër nga te tjerët, atëherë ai kërkon rrugët e pandershme për ti pasur. Me një fjale tradhtia fillon nga karakteri i njeriut te dobët. Tradhtia ne formën klasike duket si një fenomen njerëzor qe shfaqet ne kushte specifike te mjedisit ku ai ndodhet.

Ne realitet karakteri i dobët nuk lind nga mjedisi por nga vete njeriu dhe zgjedhjet qe ai bën në jetë. Shumë nga ata qe bien ne grackën e tradhtisë justifikohen se ishin te detyruar ta bëjnë pasi nuk kishin rrugë tjetër. Falls. Ata kanë nevojë për justifikim pasi e ndjejnë veten se kanë kryer diçka te ulet me pasoja negative për te tjerët, ndoshta dhe për një popull te tërë . Kështu ata bëjnë jete te dyfishte. Nga njëra anë ne shoqëri paraqiten si njerëz të ndershëm kur vete e dine se nuk ane te tille. dhe kjo i mundon. Ne raste kur tradhtia e tyre behet publike ata bëhen agresiv  dhe akuzojnë te tjerët per atë qe e kane vete. Kanë nevoje qenësore te mos jene te vetëm ne pandershmërinë e tyre, prandaj ndjehen mire ne një mjedis te korruptuar.

Tradhtia gjithmonë bashkë rrugëton me përfitimin, i cili dhe është motivi i saj. Pra kur njeriu vendos te përfitoj diçka qe nuk i takon, atëherë kërkon rrugët e mundeshe për ta realizuar atë dhe shpesh rruga e tradhtisë është me e kollajshme, ndoshta dhe me e shpejta. Duke qene kështu, këta lloj njerëzish bëjnë ç’është e mundur te futen ne politikë pasi aty ka fushë te gjerë për përfitim dhe për tradhti te çdo forme. Ekziston shprehja se qe te merresh me politik duhet te jesh ” i hurit dhe i litarit” , pasi politika është “kurve”, pra te mos kesh karakter, te mos jesh i ndershëm, si rezultat te mos jesh i besueshëm. Ne një shoqëri normale këto koncepte nuk zëne vend, ato i gjejmë ne vende te prapambetura, ku sundon padrejtësia dhe dhuna. Shoqëria moderne perëndimore promovon te kundërtën, prandaj flitet për një shoqëri te vlerave. “ Të shohim se çka mendon Bajram Kabashi   “Tradhtinë na e solli politika kuazi shtetërore e Kosovës se pas luftës me politikanet e saj te pa ngritur dhe te pa emancipuar, ashtu sikur edhe institucionet e brishta akademike te vendit, deri edhe ASHAKu.

Tradhtinë na e solli falja antishqiptare te monumenteve kolosale kulturore/historike e religjioze ortodokse te Kosovës, te cilat, pa pritur u shndërruan ne te ashtuquajturat kishat dhe manastiret ortodokse serbe. Tradhtinë na e solli e po na e sjell përditë mungesa e propagandës kombëtare shqiptare ne Kosove, mungesa e propagandës shtetërore,kosovare ne vend. Tradhtinë na e solli xhamiizimi i tepruar antishqiptar i Kosovës, ku prej dite nga xhamitë po na prodhohen shqipfolës, qe janë per një hap tjeter te gatshëm te shndërrohen ne pjese te miletit a umetit panislamik, te gatshëm per betejat ne favor te se ashtuquajturës çështje muslimane.

Prandaj, nëse duam te jemi te vetëdijshëm ashtu sic na takon si Shqiptar se kombi yne duhet te mbrohet Sot e Menjëherë, atëherë kërkohet një ngritje e fuqishme kulturore kombëtare shqiptare ne mbrojtje te shqiptarizmit dhe për te mos e lejuar me tej kalbjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare,te kulturës,traditave,dokeve e zakoneve shqiptare…” Nuk di sa pajtoheni me Bajramin, unë po.

Nikollë Ujka   e ka edhe ai mendimin e tij  “Tradhtinë na e solli dhe e mbolli armiku, inadi dhe injoranca po e mbajnë te gjalle ete forte. Udhëheqsia betohet për popull  e mundohet veç për veti. Populli i shkret ka humbe besimin ne atë toke te bekuar qe lindi e rriti banat dhe gjyshet tona,dhe po peshon  se i cili armike ashte ma i madhe dhe ma i forte. Plaste tupani i propagandës tradhtare.!

Petrit Demo  është më preciz  , thotë se tradhtia   është  e inxhinjeruar me inxhinjeret social  te përgatitur ne planet e tyre antishqiptare

Frederik Jani  i sheh rrënjët e tradhtisë  të ngulura shumë herët në ne “Nëse flitet sot për tradhti atëherë puna per mbjelljen e saj është mjaft e hershme dhe nëse pranojmë se tradhtia ka ekzistuar dhe para 100 vjetësh atëherë rrënjët e saja janë edhe me te hershme akoma . “  “Një komb është i fortë kur ka tradita , zakone dhe besim religjioni te njëjte . Çdo shtese religjioni dhe nëse është ne te njëjtin drejtim  jep një rezultante vektoriale ( besimet janë lëvizje te drejtuara prandaj si vlere fizike mund te trajtohen si vektorë ) me te vogël se shuma e absolute e këtyre vektorëve .

Ne rastin e shtesës se një besimi fetar ne kahje te kundërt me besimin ekzistues rezultantja vektoriale matet si diference e vektorëve . Masa e një vektori është vlera e ndjekësve te një lloj besimi . “ …”Produkt i këtij investimi pesëshekullor është dhe grithë mos dakortesia me veprimet e qeveritareve te këtyre viteve te fundit . Ata nuk linden papritur te tille . Mbi ta është investuar për te prodhuar politike te tille përçarëse dhe sunduese . .. Mpirja trunore vazhdon fatkeqësisht . ( nga  Frederik  Jani )

Boro Zotaj  :  “ nuk e di , por pyetja nuk shtrohet drejt ….. sepse është pune dreqi , kur gjerat e kombit e vendit tone nuk shkojnë mire , menjëherë e kemi te thjesht te shprehemi se kemi tradhti e tradhtar…… por me qe jemi tek tradhtaret mendoj se patjetër qe kemi tradhtar , ata janë historikisht me ne te lëne nga pushtuesit , ata janë midis nesh e për dreq punojnë dhe manipulojnë këdo qe dëshpërimin e tyre e lidhin me keqadministrim shtetëror te vendit dhe kontingjent i tyre bëhen edhe ajo pjese e cila për interesa personale bashkëpunon kundër vendit…. ne ketë periudhe te kombit tone qe mazhoranca jone kërkon me nxitim ti bashkohemi perëndimit qe na ka munguar , shikohet një lëvizje e fuqishme fetare qe kërkon me fanatizëm rikthimin ne shekullin e kaluar ….. padyshim sot  këta mund te konsiderohen me tradhtaret e me te rrezikshmit…. e për dreqin tone lufta me ta duhet te jete e menjëhershme , me kurajë e kujtdo shqiptari qe i dhimbset vendi , kjo lufte do te jete e gjate …. shume e gjate…. ne nuk duhet ta nënvleftësojmë “

Agron Bytyçi  : “mendimi ime është se problemi ka filluar tek ne qe nuk ishim te lidhur mirë me njeri tjetrin atëherë çfarë ndodh këtu… domethënë fajtor për çdo gjë jemi vet kështu mendoj unë “

Ja si mendon David Deti Çelo  : ”Lirinë nuk jua solla unë atë e gjeta midis jush tha i madhi Skenderbe….Tashti te vimë tek tradhtia ,qe për mendimin tim është e lidhur po nga ata njerëz , por qe transformohen ne tradhtare aty ku hyn paraja e fituar pa zor dhe te mirat materiale ….Ata qe për interesa te ngushta e meskine për hir te parëse armikut i thonë vëlla padishahut i thonë baba, e figurave te ndritura i transformojnë ne hiç …Tradhtinë nuk e solli askush ,,?!!!JJOOO atë e sjell dikush nëpërmjet imponimit e ky dikush është trekëndëshi turkoserbogrek  qe nëpërmjet fesë e pagesave te majme për kokat tradhtare, te injektoje e te imponoje nëpërmjet errësirës se INJORANCES, tradhtare te vegjël qe pa dëshirën e tyre indoktrinohen e bëjnë shpërlaje truri ne objektet e kultit përreth qe mos me u qa i kemi me shumicë … Tradhtinë e kemi mes nesh dhe e kemi pasur dhe me pare ,e ja kemi treguar vendin gjate historisë; Tradhtaret nuk i hynë ne sy as edhe padroneve qe i ushqejnë Ata përfundojnë ne kerrma pa varr e ATDHE.

Edhe unë pajtohem me  Lis Bukurocen “ Tradhtinë nuk e solli askush. E gjeten në brendinë tonë…”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora