E diele, 05.02.2023, 06:17 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Kosova sipas një atlasi të vitit 1689!

E enjte, 22.07.2021, 06:05 PM


Kosova sipas një atlasi të vitit 1689!

Nga Jahja Drançolli

Në një cep të historisë së Kosovës antike sipas Atlasit të VM Coronelli-t i botuar në Venedik në vitin 1689. Në plan të parë këtu është Fushë Kosova (CAMPO CASSOVO), me theks të veçantë me fortifikatën e rrënuar të Veletinit, "Valetino ruin", e cila ndodhet në perëndim të Janjevës. Aty pranë shohim edhe kishën romano-katolike të Shën Nikollës (S. Nicolo), këtë kishë të mirënjohur të Janjevës, si dhe fshatrat përreth si Gusteriza dhe Vragolia të banuara nga Turq ("da Turchi", bëhet fjalë për shqiptarët myslimanë) dhe Grekë ("e Greci", bëhet fjalë për shqiptarët e ritit bizantin), si dhe disa toponime dhe hidronime të tjera shumë interesante, të cilat gjenden edhe në dorëshkrimet e Martin Segoni-t nga Novobërda (shek. XV). Liqeni i Janjevës (Lago di Iagneuo), si dhe disa objekte u përfshinë në përpilimin e hartës së Illyricum-it, duke përfshirë liqenin e Surçinit (Lago di Suarsegno o Suersigno), 35 km në jug të Prishtinës, i cili në atë kohë përreth zotëronte 4000 shtëpi me besim kryesisht myslimanë dhe më pak të krishterë që jetonin të shpërndarë. Një veçanti e hartës në fjalë është se Kosova paraqitet sipas apelativit KASOVO (CASSOVO), dhe ndodhet në kufirin me Rashën (Serbi)!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora