E enjte, 28.03.2024, 02:41 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve

E enjte, 22.07.2021, 06:32 PM


Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve

Nga Kastriot Dervishi

Xhemë Bërdyna, nxënës i klasës të 8-të të gjimnazit kur emigroi në Shqipëri më 5.5.1957. Nën propagandën e kohës si dhe duke kujtuar se Shqipëria ishte vendi ideal ku mund të shkollohej e shërbente atdheut. Letra e tij drejtuar Enver Hoxhës është shumë e gjatë. Ajo protokollohet më 16.9.1958. Sigurisht si edhe të tjerat as denjohet të lexohet nga E.Hoxha. Trajtimi është tallës. Xhema ishte përpjekur shumë në Kosovë dhe familja e tij ishte luftuar nga regjimi jugosllav, por ai nuk e dinte se të dy regjimit ishin njësoj në urrejtjen ndaj shqiptarëve. Në letrën e tij shihet një zhgënjim i madh ndaj trajtimit këtu. Vendi i idealeve të tij e kishte zhgënjyer. Një pjesë nga letra:

“Mbërrita në Tiranë dhe aty qëndrova 33 ditë. Pasi mbarova me organet e hetuesisë më sollën në Llakatund...Shoku toger Daut Myrtaj më pyeti pse kishim ardhur në Shqipëri. I thashë se e kam dash shumë Shqipërinë dhe njëkohësisht për të vazhduar studimet. Ai m’u përgjigj se nuk kemi nevojë për studentë të huaj. Këto fjalë më demoralizuan shumë sepse neve nuk kemi menduar kurrsesi se në Shqipëri do të na thotë kush këtë fjalë. Dëshpërimi na vrau shumë shpejt dhe e bëri efektin e vet. Me iniciativën e Zek Arifit (emigrant), tentuam të arratisemi, por u kapëm sepse Zeka na tradhtoi dhe na denoncoi pranë organeve të Sigurimit në Vlorë. Rashë në burg dhe u dënova një vit. Duke ju falënderuar amnistisë që bëri qeveria për nder të 28 nëntorit, u lirova. Prej burgut më sollën në kampin e Semanit dhe sot bëj një jetë shumë të izoluar. Vazhdimisht i bëj pyetjen vetes: a kështu do të kalojë jeta ime? A kurrë nuk do të vijë koha që edhe unë të hapi dyert e shkollave të larta? Apo na ka dënuar fati të rrimë të kampin e Semanit po e parë dhe as e shijuar jetën e një qytetari të lirë?  E vërteta është se rashë një herë në burg për tentativë arratisjeje, por kjo nuk do të thotë se unë u bëra armik i Shqipërisë. Duke parë se jeta në Shqipëri më kaloi nëpër kampe e kanale dhe duke konsideruar veten të pafajshëm, për këto vuajtje unë kam bërë lutjen për riatdhesim. Por a më takon për këtë mua që të bie përsëri në duart e atyre që na kanë urryer e fyer si njerëz e si komb?

Sigurisht se jo. A më përket që t’u dal prindërve përpara të cilët mejnë për Shqipëri? Sigurisht se jo sepse ato patjetër do të më thonë: turp për ty që u ktheve nga Shqipëria. Tash shoku Enver po ju pyesim juve: a më takon kampi apo më takon jeta e lirë. Përgjigjen e pres personalisht prej juve”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë Kastriot Dervishi: Ekspozimi Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun! Agron Tufa: Plani hakmarrës i Gramoz Ruçit kundër atyre që rrëzuan shtatoret e Enver Hoxhës Nebil Çika: Denimi per krime kunder njerëzimit dhe lirimi i tyre pas rikthimit në pushtet te komunistëve Romeo Gurakuqi: Ish-Presidenti (Bujar Nishani), gënjeshtar djallëzor Agron Tufa: Mbi triumfin e kompleksit edipal të pushtetit të rilindjes Agron Tufa: Ish Spiuni i Sigurimit Albert Dervishi në krye të policisë së shtetit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora