E enjte, 28.03.2024, 02:47 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika që të ngrohin shpirtin

E merkure, 21.07.2021, 05:15 PM


Lirika që të ngrohin shpirtin

Libri me poezi lirike "Zhgënjimi" i BAJAME HOXHA -ÇELIKU

(ese)

Nga Përparim Hysi

Parabolë:

Tradicionalisht tek populli ynë (nuk dihet zanafilla si kohë), ka një rit apo fenomen pak mospërputhës: kollës së  keqe, një kollë që mend të merr shpirtin, nënat tona i thonë"kollë e mirë". Sado paradoksale, por është një tentativë apo mendësi, për ta marrë, gjasme "me të mirë" që ta zbutë paksa atë kollëmbytëse. Më tej, kur qeshë në AMERIKË, e rroka këtë rit dhe tek popujt e AMERIKËS dhe më tej dhe në ata të AMERIKËS LATINE. Këto vende vazhdimisht nuk shpëtojnë nga inodata e cuname dhe veprojnë po kështu: këto cuname të frkshme, për t'i "zbutur" apo për t'i marrë me të mira që ta ulin atë trysni aq të rrezikshme, i përkëdhelin me emra, të bukur, si:"Liza", "Klara", "Çarli" e të tjera.

Dhe, nëse këtë  parabolë po e pranëve për vëllimin "ZHgënjimi" të BAJAME HOXHËS-ÇELIKU them se nuk jam larg të vërtetës. Brenda mendësisë popullore jam edhe për një fakt tjetër:" Mbaj një hudhër", - porosisin, që mos biesh në sy!

Dhe në gjykimin dhe çmimin tim, poezia"Zhgënjimi" nuk duhet të vinte domenin për vëllimin e bukur me lirika, por e drejta e autorit (këtu e BAJAMES)  është e padiskutueshme, atëherë, natyrshëm që lëshoi pe dhe them që kjo poezi është"hudhra" për mos të"marrë sysh" gjithë vëllimin e bukur me mbi 220 poezi lirike.

*      *     *

Nuk është herë e parë që shkruaj për POETEN BAJAME HOXHA-ÇELIKU.  Nëse rishkruaj për këtë vëllim, them se, sikur të gjithë lexuesit të kishin mundësi që ta lexonin librin"Zhgënjimi", do të ndjenin një kënaqësi dhe relaks shpirtërot të tillë, sa në unison do thoshin:Zhgënjime të tilla paçim! Lirikat e BAJAMES janë të ndjera, se ato dalin nga shpirti i saj. Kot nuk thotë LASGUSHI:-Poezia i ka rrënjë në shpirt. Një njeri shpirtthatë, sado talent të ketë, nuk shkruan dot poezi lirike që ta ngrohin shpirtin si këto të BAJAMES. Nuk janë dy, tri, dhjetë, por me tri shifra. Dhe është për t'u çuditur:-BAJAMJA ka provuar FERRIN e internimeve; këmbët dhe duarët e saj janë të çara nga plisat e ugareve ku  si familje qenë të internuar. Por ç'ka ndodhur me të? Ka ndodhur ai fenomen që NOBELISTI INDIAN, RABIDRANAT TAGORA thoshte:" Le të mos lutemi që të jemi të mbrojtur nga rreziqet, por të jemi të patrembur kur përballemi me këto rreziqe". Parë me këtë sy, BAJAME HOXHA-ÇELIKU jo vetëm i përjetoi këto rreziqe, por fitoi mbi to dhe, po të kisha mundësi, mbi ballin e bardhë  të saj, me shkronja korsive, siç janë në modë"tatuazhet" tani, të shkruaja:- Të munda, o SOLOMON! Kush është SOLOMONI?Aluzioni është i lexushëm.

Jetë të dhimbshme e plot vuajtje ka bërë BAJAMJA, por ajo kurrë nuk u përul.Jo vetëm kaq, me penë ajo zgjodhi dhëmbjen dhe dhëmbjen e shëroi me dashuri.Duke zgjidhur dhëmbjen ajo ka ecur në shinat që ka ngritur WILIAM FANKER që thotë:"Mes asgjësë dhe dhimbjen, unë zgjedh dhimbjen".As që pyet nga këto dhimbje që përjeton, por nga shpirti rrezaton dashuri. Dhe jo dashuri si një"pastë të thatë".Përkundrazi. Me katër vargje, ajo ndërton një peizazh dashurie me përmasa hiperbole:

"Do të doja të ishim në një shkretëtirë

Dhe rëra të na bëhej shtrat

Aty, nën yje, të dy shtrirë,

Të prisnim agimin tërë afsh.

Merrni me mend: poetja as nuk di ç'është as vuajtja dhe as trishtmi.

Ose sa freski merr, kur lexon poezinë"Ardhja jote më bën më të bukur". Që në titull poezia kthehet në"një fshat që duket dhe nuk do kallaus"."Kur vjen ti, ardhja jote  më bën më të bukur/se më ngjall dhe më bën si flutur/.Ose në poezinë"Në tëndin gji". Me pak vargje, thotë atë që ndjen:"...në tëndin gji/---- shpirtin tim e ndez/.Ka delikatesë në vargje dhe, në fund të fundit, nuk do që ta lodhë lexuesin, qoftë dhe më të skajshmin a snobin. Duke vepruar kështu, POETJA sikur ka porosinë e JOAN KEATS(1795-1821) që thotë:"Poezia duhet të na befasojë me një"teprim elegant" dhe, nëse nuk vjen natyrshëm si gjethet në një pemë, më mirë mos vij fare".Ja një"teprim elegant":"... po digjem për ty/vuaj çdo çast/të zjarrtë veç ti/më bën çdo natë".

Me të drejtë, i pavdekshmi, MOIKOM ZEQO thotë:-Poezia është shtegëtim emocional! Dhe ky"shtegëtim emocional" bëhet aq ngjitës për lexuesin, sa rrezaton kënaqësi shpirtërore. Lexo:"Zot, më quajte trëndafil/po a jam vërtet e tillë?/Në i do të miat petale/mos i lër të vyshken fare!!! Ose a mërzitesh, kur lexon:"Veç çudia zgjat tri ditë/po për ne, pse zgjati gjatë?/është një dritë, askush s'e fik/është një djenjë që dot s'e flak/.

Lirika, - thotë ESENINI, - është nbretëresha e poezisë.Dhe ky një nga MJESHTËRAT E LIRIKËS BOTËRORE, porosit:-Një poezi lirike nuk duhet të stërgjatet. Dhe POETJA nuk e lodh lexuesin.Ja ca rreshta nga"Derdh xixa zemre"

Një dashuri  e ndezur, kaq e përvëluar

Më thuaj ti, a duron dot zjarrmi?

Rreth teje unë do qendroj gozhduar

Kryelart:si KRISHTI në kryq, në përjetësi!

Dhe një katërvargësh që flet aq shumë:"Flaka jote"

"Të ndrijë si fanar në lëmshin e kësaj toke

Dua të më ndezësh, të jem flaka jote.

Imja martonë, kurkund mos ndalet

Lësho xixa zemre, t'ia fal kësaj bote.

*     *    *

Duke parë këtë vëllim me lirika kaq të ngrohta, them që me POETEN ka ndodhur ajo që ka thënë me kohë HEGEL:"Asgjë  e madhe në botë, nuk  është përmbushur ndonjëherë pa pasion". Pasioni në këtë libër është aq shpirtëror sa gati bëhet i prekshëm si një send. Dhe them se dashuria që është strumbullari i gjithë këtij vëllimi, është ilaçi që shëron vuajtjet. SIGMUND FREUD(FROJD) thotë:"Ne nuk jemi kurrë më të pambrojtur kundër vujatjes se  sa kur dashurojmë". Unë, - thotë HENRY MILLER, - nuk kam para;nuk kam pasuri, por jam njeri më i lumtur i gjallë, se dashuroj." Sa i rrinë për shtat POETES BAJAME HOXHA-ÇELIKU se dhe ajo as nuk ka para;as  shtëpi, as pasuri, por është e lumtur se të gjitha i mund me dashurinë. Sikur të gjesh një të mesme propocionale në poezitë e saj, mund të thuash pa frikë atë që ka thënë DOSTOJEVSKI:"Botën do ta shpëtojë dashuria".Dhe për më tepër:një poet nuk hesht. Poeti bëhte luftëtar  në llogoren e vargjeve.

Vëllimi me lirika"Zhgënjimi" aq ta ngroh shpirtin, sa duket POETJA me vargjet e saj thotë atë që me kohë e ka thënë BENIAMIN DISRAEL:" Ne kemi lindur për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës dhe i vetmi fund i saj."

Sa bukur është shprehur për dashurinë, dramaturgu anglez FRANCIS BEAUMONT(1584-1616), .Ai thotë:"Dashuria bën që dhe një  qen të lehë me rimë". Nuk mendoj se e teproj: jepini një qeni poezitë e BAJAMES dhe"ka për të lehur me rimë". Urime BJAME HOXHA-ÇELIKU! Me magje tjetër me lirika.

Tiranë, 18 korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora