E premte, 29.03.2024, 07:29 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Baladë çame

E merkure, 21.07.2021, 05:00 PM


Neki Lulaj

RRUGA E SHKOLLËS

Ka rënë një heshtje në rrugën drejt shkolle

Do të pushojnë  pak zilet  me tringëllima

Xhamat e  dritareve me  pluhur do të ngarkohen

Ikën nxënësit si zogjtë  që fluturojnë në lëndina.

Shumë dorështrëngime shoh në prag ndarjesh.

Kujtimet ruajnë fort enigmat e viteve.

Prek  buzëqeshje e trishta  si varg malesh.

Patkonjtë  djersiten në ditët e stinëve.

Mbi libra e fletore mbetën firmat e kërrusura

Aty këtu ka edhe ndonjë kujtim me vlerë

Të gjithë janë pak të huturar   të përhumbur

I vështirë  ky vit  me mësimin shpesh  të ndërprerë.

Pandemia ne dhe mbarë globin e ndryshoi

Patëm droje, dhimbje  e ankth  pa kufi.

Hirin e ndritur të dijes disi e kemi korrë.

Për shumë gjëra na përvëloi ky malli për shoqëri.

Do bredhin e kaptojmë të palodhur shtigjeve.

Nëpër leqe do të na frymëzojë  çdo horizont .

Do jehojnë trokitja e lehtë në portat e brigjeve

Do të korrim  sukseset në biblioteka si gjithmonë.

Tani erdhi ndarja e zakonshme si akulli  i  valë.

Secili do të marrë krahët e vet të fluturimit.

Në shpirtëra u therin  vitet e ikura palë-palë

Të rriten mjellmat e bardha nën dritën e diellit.

BALADË ÇAME

Një trup  dhunshëm  i ndarë

Nga armiqtë mijëravjeçarë

Një gardh padrejtësisht  i çarë

Nga harbutet  helenët barbarë.

Një djep i fisit  përkundet në Jon

Këngën e lashtë të Plisit  po këndon

Bashkë me Pirron, Molos, Kaonë e Thesportë

T‘i bashkojmë tokat nëse ka Zot.

Dëgjon pellazgët mes rizgjimi.

Edhe me Zotin  dikur folën shqip.

Kur në Çameri vilej në hambarë ulliri

E Marko Boçari ishte trim më i mirë.

Ku je, Çamëria kjo motra jonë e vogël?

Po merrni rrugën vëllëzër për Janinë!

Na thërret me zërin e Dodonës loke

Se këtu e keni nëpër shekuj Shqipërinë

Të ura e Artës ju pret Dodona në breza

Me trdita e me ujin akull të Thyamisë

T‘i shalojmë kuajt deri të Guri te Preveza.

E atje ta lidhim sërish Besën e Shqiptarisë

Këtu kullat e rrënojat frymojnë shqip \

Ejani vet me sy ta shoikoni saj më skaj

Varrezat ligjërojnë ilirisht e arbërisht

Pellazgishtja ju thërret të githëve pa nda..

Pa ejani ,ejani këtu or miq në Çamëri!

Nese doni shyptari. nëse doni Skënderbeun

Se na rrjedh nëpër deje një lumë me dashurie.

Merrni dashurinë e bashkimit me mëmëdheun!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora