Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ynë - Hero dhe mbret i pavdekshëm i Arbërisë europiane

| E marte, 20.07.2021, 06:44 PM |


Gjergj Kastrioti ynë - Hero dhe mbret i pavdekshëm i Arbërisë europiane

Nga Gjon Keka

I dha atdheut të tij Flamurin si simbol i fuqishëm kombëtar europian

I dha atdheut të tij vulën e identitetit të natyrshëm europian

I dha atdheut të tij themelet e Lirisë, Unitetit dhe Pavarësisë

E bëri Arbërinë pjesë qendrore të historisë europiane e botërore si mbrojtëse e vlerave të përbashkëta

E vendosi atdheun dhe emrin e tij bashkë me emrin Arbëri në Panteonin e përjetshëm të kombeve në botën e civilizuar.

Në të ruhet Arbëria e antikitetit, Arbëria e mesjetës së tij dhe Arbëria e sotme, pa të nuk mund të mendohet qenja arbërore europiane e as emri i saj.

Gjergj Kastrioti portret, nga kronika e vitit 1588