| E marte, 20.07.2021, 07:44 PM |
MASAKRAT DHE KRIMET SERBE, MALAZEZE DHE TË TJERËVE NË TROJET SHQIPTARE 1912 -1999
Fjala
e Hapjes e Kryetarit te Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar " Trojet e
Arbrit"Mr. sc. Nue Oroshi në Sesionin e XVI Shkencor të
mbajtur më 18 Korrik 2021 në Skënderaj me temen "MASAKRAT DHE KRIMET SERBE,
MALAZEZE DHE TË TJERËVE NË TROJET
SHQIPTARE 1912 -1999"
Të nderuar pjesëmarrës të këtij sesioni shkencor gjithëkombëtar,
I nderuar Kryetar i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari,
Të nderuar luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar studiuese dhe studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare
dhe mërgata e madhe atdhetare
Lënia e gjurmëve dhe gjurmimi për të lënë këto
gjurmë historike e dërgon studiuesin prej një këndi në këndin tjetër të trojeve
etnike shqiptare. Sot shoqata "Trojet e Arbrit" pas një shtegtimi
17 vjeçar është ndalur në
Drenicën e Adem e Hamëz Jasharit, në Drenicën e Shaban Polluzhës e Mehmet
Gradicës dhe shumë e shumë luftëtarëve të tjerë që kanë luftuar e punuar me
shekuj për të ecur përpara shqiptaria. Gjatë këtij shtegtimi shkencor dhe
atdhetar për 17 vjet me radhë Shoqata "Trojet
e Arbrit" ka mbajtur 20 sesione
shkencore të rregullta dhe të veçanta, ka mbajtur 10 akademi dhe ka botuar 19 vepra
enciklopedike me një volum prej më shumë se 14 mijë faqe material shkencor. Por
sot kemi një temë më të dhimshme nga ato që kemi pasur më herët. Derisa për 17
vite studiuesit kanë folur për atdhetarizmin e atdhetarëve dhe luftëtarëve
shqiptar, sot do të mirremi me plagët
shekullore që i shkaktuan kombit tonë shqiptar fqinjët tanë të cilët u sollën
mjaft vrazhdë me ne shqiptarët në këtë shekull që po e trajtojmë sot. Sot do të
flasim për Masakrat që janë shkaktuar nga serbët, malazezet dhe të tjerët
kombit tonë shqiptar duke i vrarë, masakruar dhe debuar fëmijët e djepit, pleqtë
që kishin kaluar një jëtë të tërë si dhe femrat dhe djemtë e rinj. Kjo bëhej
gjithnjë në mungesë të guximit të tyre për tu ballafaquar me ushtarët shqiptar
që luftonin në male për lirinë e arbër dheut. Këto masakra që do ti trajtojm
sot ishin masakra të tmerrshme që na i shkaktuan vetëm e vetëm që ti zgjerojnë
tokat e tyre dhe vetëm e vetëm që populli më i lashtë i Evropës Juglindore të
zhduket nga faqja e dheut. Është për tu theksuar se 90 përqind të këtyre të
vrarëve dhe të masakruarve nëpër këto periudha historike që do të flasim sot
kanë mbetur pa varre. Një fjalë e vjetër latinë thotë: " se shkronja vret e fryma jep jetë".
Vërtetë shkronja do të na vrasë ne historianeve dhe studiuesve nëse nuk jemi në
gjendje që të shkruajmë dhe të evidentojmë të vrarët dhe të masakruarit që e
dhanë jetën për mbrojtjën e identitetit kombëtar shqiptar duke u sakrifikuar
jetën dhe familjën.
Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me
nacionalizmin. Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët
në përgjithësi. Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër. Gjatë historisë kemi
shumë lloje të nacionalizmave. Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë
zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç
njihet në histori nacional-shofinizëm.
Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga
fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare. Ky zgjerim në
periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të territoreve
shqiptare, si dhe Masakra të papara ku u
vranë pleq, të rinj, gra e fëmijë të
pafajshëm, faji i vetëm i tyre ishte se
ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore. Gjatë gjithë kësaj
periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje
dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Më këtë shihet çartë se çdo
mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer
një luftë mbrojtëse. Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në
kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb,
malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në
tokat shqiptare. Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka
qenë gjenocidi komunist.
Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët. Ishte
gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin
komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare, kundër atdhetarizmit dhe
nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e
vrarë dhe masakruar atë, për hirë të një
ideologjie pansllaviste ruso-serbe. Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe
atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç
thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme për lisin
që prihet dhe qahet nga pykat e veta. Ky ishte një bashkëpunim i hapur
i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve. Shtrohet pyetja
se: Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët , me nacionalizmin tonë mbrojtës?
Atë duhet ta ujisim e ushqejmë, si dhe
duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme. Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër
shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse. E luftën
mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e
ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë
për një kokë. Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta
ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht
nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili
është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun. Lufta mbrojtëse
ishte luftë e dritës. Lufta e dritës
gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë. Sepse
ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a
vdekje.
Te nderuarë pjesëmarrës zonja dhe zotërinj,
Sa herë që çështja shqiptare ka qenë e rrezikuar kanë dalë familje
shqiptare që i kanë ruajturë me vite te tëra gacat që do t´iu nevoiten për ta
ndezur zjarrin e lirisë. Ndër ato familje që ka ruajtur gacat për ta ndezur
zjarrin e lirisë është edhe familja atdhetare dhe kushtrimtare e Shaban
Jasharit, me djemt Hamëz dhe Adem Jasharin, te cilët u martirizuan i madh e i vogël duke
luftuar ballë për ballë me një ushtri të tërë serbe. Sot studiuesit tonë të zellshëm me përkushtim
kanë përgatitur tema për këto Masakra që kanë ndodhur në të gjitha trojet
shqiptare, në periudhën kohore 1912-1999.
Këto studime do ti mbledhim dhe ti botojmë në tre libra te veçanta dhe pas
këtyre botimeve do të bëjmë përpjekje që ti përkthejmë në gjuhë të huaja që të
njoftohet edhe bota demokratike së çfarë sulme brutale në shekullin njëzet bënë
serbët, malazezt, greket dhe të tjeret për zhdukjen e kombit shqiptar. Jam duke
verejtur se një pjesë e shqiptarëve i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe i kanë
harruar këto Masakra. Por këto Masakra nuk do ti harrojmë asnjëherë dhe me
përkushtimin më të madh do të punojmë që ta evidentojmë çdo të vrarë dhe të
masakruar. Drenica si shumë herë edhe sot është qendra e Nacionalizmës
shqiptare, ajo sot po pret dhe po
percjellë studiuesit atdhetar apo siç thoshte bashkëluftëtari i fundit i Shaban
Polluzhës e Mehmet Gradicës që ishte prezent gjithmonë nëper sesionet tona
shkencore bacë Hajriz Demaku se Drenica asnjëherë as nuk u shperngul e as nuk u
përkul. Kjo ruajtje e dinjitetit
kombëtar Drenicës i kushtoj shumë ashtu siç i kushtoj edhe fshatit te Prekajve
që sot quhet Prekaz, prej ku edhe u themelua Ushtria Qlirimtare e Kosovës nga
Adem e Hamëz Jashari dhe e kam vërejtur se shpeshherë po ka dilema se kur dhe
ku është themeluar Ushtria Çlirimtare e
Kosovës. Këto dilema nuk duhet të
ekzistojnë se Ushtria Çlirmtare e Kosovës u themelua në
Kullën e familjes Jashari në Prekaz pikërisht atëherë kur krisën pushkët e para
të lirisë. Çdo përpjekje për te gjetur datë, ditë apo vend tjetër është humbje kohe e
panevojshme. Fillimisht do ta falënderoj Kryetarin e Komunës së Skënderajt
Bekim Jashari i cili posa e njoftuam se do ta organizojmë këtë sesion shkencor
u shpreh i gatshëm të na përkrah në të gjitha aspektët. Këtu nuk dua të harroj
pa i falënderuar edhe dy donatorët tanë që ndihmuan këtë sesion shkencor
financiarisht, Tomë Mrijaj me vëndbanim në Amerikë dhe Gjergj Oroshi me
vendbanim në Zvicerr, pa harruar
asnjëherë te përmend angazhimin e nënkryetarit të Shoqatës Trojet e Arbrit dr. sc.
Besim Morina i cili kishte një barrë të madhe të organizimit, qe e kreu me plot sukses. Te gjithë studiuesve
dhe studiueseve ju uroj prezentim te mbarë. E di se keni deshirë me folë ma
gjatë, por në botën akademike për 5
minuta mund të thuhet e te flitet shumë. Dhe besoj se do t´iu përmbaheni kohës së
rregullt për faktin se Shoqata Trojet e Arbrit për 17 vjet ju ka qëndruar
besnik duke botuar punimet tuaja. Edhe kësaj radhe do të botojmë të gjitha
punimet që do ti dërgoni. Na u priftë e mbara!