E premte, 19.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Kritika në favor të Serbisë

E marte, 20.07.2021, 07:23 PM


KRITIKA NË FAVOR TË SËRBISË

Çka doni ju kritikuesit e Kurtit? Tu themi serbëve ecni merrni asociacion e çka të doni se s'jetojmë dot pa keksat e juaja? Si mundesh të jesh me një gomillë që refuzon të marrë në dorë listën e e fëmijëve të pagjetur. Nuk ka organizatë ndërkombëtare, as BE as dreq që mund të kategorizojë si sjellje pozitive këtë gjë, por vetëm sjellje të një qenieje që frikohet tua shoh fytyrat dhe emrat atyre që i ka vrarë edhe vetë.

Nga Xhemal Ahmeti

Mos u bëni qesharak. Dje isha pak euforik, ngase për herë tër parë dikush veproi siç e pres që nga viti 2008. Pa denazifikim të Gjermanisë ajo s'do ishte bërë kurrë bashkë dhe nuk do bëhej superfuqi sërish. Pa garancën e saj se nuk do e përdor më doktrinën e Hitlerit ajo do kishte mbetur një njollë e zezë në kontinent. Pa trajtim të historisë së tyre shoveniste, gjenocidashe, kriminele ndaj popujve tjerë Serbia kur nuk do jetë një shtet normal, as një fqi normal e as një shtet që nuk duhet ta mbash nën kontroll - qoftë edhe me ato raketat e Kokës. Ideologjia konstitutive e një kombi është ajo që e bën atë afin për progres apo gropë të zezë për veten dhe tjerët. Ideologjia konstitutive e Serbisë si komb ka karakter religjiopat (Millosheviqit dhe Karaxhiqit i ndezit qirira kishave e manastireve) dhe tjerët përreth pa e bindur atë se me këtë qasje (sakralizimi krimit ndaj tjetrit) nuk këmben kush me të asgjë, nuk ka fqinjësi, nuk ka BE në Ballkan dhe nuk ka paqe e as bashkëpunim ekonomik. Ne mund ta urrejmë, kritikojmë, tallim Kurtin por ai e ka kuptuar një gjë esenciale: se jo urat dhe aeroplanët, asociacionet dhe integrimet organizatave janë më të rëndësishme por një Serbi që pranon krimet ndaj tjerëve dhe nis të iluminohet brenda vetes. Ky duhet të jetë problem i tyre as i BE as i shqiptarëve. Të fundit nuk kanë pushtuar kënd dhe nuk kanë bërtë gjenocide ndaj askujt. Disa po shoh se thonë është populizëm. Nëse është populizëm ti thuash tjetrit ja këto janë kushtet tona si viktimë dhe ta botosh dokumentin botërisht atëherë OK edhe unë po bëhem populist. Por nuk është populizëm. BE nuk mund të privilegjoj kriminelin e pakorrigjueshëm, atë që as Srebrenicën, as Mejën, as hiç ndonjë gabim nuk e pranon dhe mban në kushtetutë toka të huaja. Ju mund ta kritikoni dhe sulmoni Kurtin (siç bëj edhe vetë) për politikën e brendshme që e ka pus, për Ministritë që i ka katastrofë (ajo e financave është qesharake, ajo e drejtësisë është mozomakeq - e lexova projektligjin që kritikoi Driton Selmanaj - katastrofë, ajo e jashtmja është për ta vajtuar), por ju nuk mund të shani Kurtin pse kërkon llogari për gjenocidet serbe që nga dita e parë që jemi ndesh me të. Kjo u bën njerëz me defekte serioze të percetimit të politikës dhe strategjive afatgjate të sigurimit të paqes. Nuk kritikohet Kurti pse kërkon llogari për kufomat e popullit të tij. Përkundrazi duhet përkrahur ngase edhe Haga edhe çdo proces tjetër në zhvillim (njohjet) kanë të bëjnë me këtë akt: Serbia duhet të pranojë gjenocidet, me këtë ajo detyrohet ta njoh shtetin e Kosovës nëse jo le të rrijë në grazhdin e saj, por Kosova s'duhet të merret me atë punë.

Unë besoj dhe jam i bindur se Albin Kurti duhet të mbështetet në këtë vije e të kritikohet aty ku e dh...me ministritë e tij katastrofale. Mos u bëni arrogant edhe aty ku nuk duhet. Duajeni tuajën më shumë se të arsyetoni ideologjitë e këqija ndaj jush. BE dhe tjerët nuk kanë as fuqinë minimale të të detyrojnë tia falish krimet dikujt pa drejtësi. Ncuk. Mos u bëni me gjeni të politikave ndërkombetare se vetë ata që i determinojnë pas perdeve.

______

Shihni këtë mashkullin me kravatën vija vija. Është Hisen Musliu. Shefi i SDB për Tetovë e më gjërë kur jam bugosur. E kam katundar. Pas 6 muajsh qeli unë ia shkruajta udbës një letër ku i tregoja se komplet katundi im, inteligjenica e shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit dhe më lartë janë me mua, duan shkatrrimin e Jugosllavisë. Për ne vlente motoja "burgjet plotë liri e ndjerë". Ky tipi më erdh në qeli në Shutkë dhe më tha: a duhet me i marr gjithë në qafë për me ia dalë a? Thash po. Ky tha jo.Pastaj morra vesh se kishte kushtëzuar funksionin e tij me aksionin. Kishte thënë arrestoni por pa mua. Nuk lejoi arrestimin e profesorëve dhe gjithë atyre që shkrujta unë. Dhe për këtë e falenderoj. Vërtet nuk kishte nevojë. Edhe diçka: gjatë kidnapimit të kosovarëve në Shkup e gjetiu ka lujatur një rol tejet patriotik. Prandaj u them se gjithë kemi ndikuar në lirinë tonë. Hiseni ndoshta më shumë se unë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora